• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti Nishani në Berlin, flet në Konferencën për Diplomaci Kulturore

by Java News
18/12/2016 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani mori pjesë si i ftuar nderi dhe folës kryesor në Konferencën Vjetore të Institutit për Diplomaci Kulturore në Berlin, me temë: “Promovimi i të Drejtave Globale të Njeriut përmes Diplomacisë Kulturore”, ku morën pjesë një numër i konsiderueshëm politikanësh dhe akademikësh evropianë, por jo vetëm.

Nishani, pasi vlerësoi organizatorët për reputacionin ndërkombëtar që i kanë dhënë Institutit për Diplomaci Kulturore, theksoi për auditorin se sfidat dhe kërcënimet e sotme kanë ndër të tjera nevojë edhe për sa më shumë bashkëpunim dhe mirëkuptim dhe për diplomacinë kulturore. Presidenti Nishani e konsideroi diplomacinë kulturore një vlerë të shtuar veçanërisht në çlirimin e shoqërive të sotme nga paragjykimet raciale e fetare, si dhe nga keqkuptimet kulturore dhe etnike, por edhe si një instrument që mund të kontribuojë për promovimin e vlerave më të mira njerëzore dhe për realizimin shumë më mirë se deri tani të të drejtave themelore të njeriut.

Gjithashtu, duke folur për progresin e bërë në 25 vitet e fundit të demokracisë, Presidenti Nishani solli për auditorin edhe dhunimin mizor që kishte përjetuar shoqëria shqiptare për rreth 45 vjet nën diktaturën komuniste, ku përtej mohimit të të drejtave më themelore, regjimi ndaloi me ligj absurd fenë dhe të drejtën për të besuar, duke e shpallur Shqipërinë vendin e vetëm ateist në botë. Një vëmendje të veçantë në fjalën e tij, Presidenti Nishani ia kushtoi traditës dhe eksperiencës shumëshekullore shqiptare të bashkëjetesës dhe harmonisë mes komuniteteve fetare, duke theksuar se prezenca e besimeve të ndryshme fetare në Shqipëri është pjesë e identitetit shqiptar dhe nuk ka cenuar asnjëherë orientimin evropian dhe euroatlantik të vendit.

Presidenti Nishani e njohu auditorin me angazhimin e Shqipërisë për të kontribuar, si në nivel rajonal, por edhe më gjerë, nëpërmjet vlerave të harmonisë dhe tolerancës që e karakterizojnë, por edhe për përkushtimin për fqinjësi të mirë e bashkëpunim. Në këtë kuadër, Presidenti Nishani evidentoi edhe njëherë rëndësinë që ka vijimi me përkushtim i reformave në kuadrin e procesit të integrimit evropian, si për Shqipërinë ashtu edhe për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, pavarësisht sfidave të vështira me të cilat po përballet Unioni.

Në fund të fjalës, kreu i Shtetit iu përgjigj interesit të auditorit mbi aspekte të ndryshme, ku një vend i veçantë iu kushtua zhvillimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por dhe zhvillimeve tragjike aktuale në Siri e vende të tjera në konflikt, ku jeta dhe e drejta për të jetuar në paqe dhe siguri janë dhunuar dhe vijojnë të dhunohen në sy të të gjithë botës. Në kuadrin e pjesëmarrjes në këtë aktivitet, Presidenti Nishani zhvilloi një takim të veçantë me Drejtorin Ekzekutiv dhe themeluesin e Institutit për Diplomaci Kulturore, zotin Mark C. Donfried, si dhe një takim të veçantë me anëtarët e Bordit Këshillimor të këtij instituti, të cilët i vlerësoi për kontributin që jepnin në këto momente shumë të veçanta, si në nivel evropian, ashtu edhe në nivel global, me eksperiencën e tyre politike dhe drejtimit të shteteve të ndryshme.
BW/d.i.

Next Post
Trafikonin drogë me biçikleta, tre të arrestuar në Durrës

Trafikonin drogë me biçikleta, tre të arrestuar në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

December 27, 2025
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

December 27, 2025
Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

December 27, 2025
Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

December 27, 2025
Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

December 27, 2025
Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

December 27, 2025
Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

December 27, 2025
Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

December 27, 2025
“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

December 27, 2025
“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com