• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti Nishani ligjëratë në Universitetin e Oxfordit: Ballkani dhe proceset integruese

by Java News
17/05/2017 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani gjatë vizitës së tij në Britaninë e Madhe, ka qenë i ftuar nderi nga  Presidenti i “Oxford Union”, Michael Li. Kreu i shtetit shqiptar mbajti një ligjëratë në Universitetin e Oxfordit, kushtuar situatës në Ballkanin Perëndimor, rolit dhe kontributit të shqiptarëve në rajon, procesit të integrimit evropian situatës dhe gjendjes së paqes e sigurisë globale dhe kontributit të Shqipërisë në këtë drejtim, si dhe sfidat me të cilat përballet brezi i ri në ditët e sotme.

Në ligjëratën e tij, Presidenti Nishani duke vënë në dukje se të ftuarit e mëparshëm kanë qenë figura të shquara në të gjitha fushat e jetës, politikanë, akademikë, artistë, veprimtarë shoqërorë, u shpreh se: “Ajo që më bën edhe më shumë të nderuar është fakti që këtij auditori i është adresuar edhe një shqiptare shumë e madhe, Nënë Tereza, e cila që prej shtatorit të vitit të shkuar është Shën Tereza e Kalkutës. Dëshiroj që edhe të përgëzoj Unionin e Oxfordit për rolin që luan për orientimin e debateve në tematikat më të mprehta të kohës. Ndaj dhe unë sot do të dëshiroja të ndaja me ju dy çështje që mendoj se janë thelbësore, si për vendin tim, ashtu edhe për sigurinë tonë të përbashkët.”

Gjithashtu ai vuri në pah faktin se Ballkani i njohur dikur me termin “fuçi baruti e Evropës”, tashmë pas mbarimit të Luftës së Ftohtë, shpërbërjes jokonsensuale të ish-Jugosllavisë dhe konfliktet etnike që e shoqëruan, por sidomos pas fitimit të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës: “hapi një kapitull të ri. Të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit u përfshinë në dialog me njëri-tjetrin. Axhendat e tyre u orientuan drejt pajtimit, bashkëpunimit dhe zhvillimit të përbashkët.

Shqipëria ka mbështetur e vijon të mbështesë fort dhe qartazi ecjen përpara të rajonit dhe po jep kontributin e saj konkret dhe shumë domethënës për konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërshtetërore, bazuar në parimet e fqinjësisë së mirë, mirëkuptimit dhe respektit reciprok.”

 “Situata post-zgjedhore në Maqedoni është e tensionuar dhe forca të ndryshme politike kërkojnë ta devijojnë krizën politike dhe ta transferojnë në domenin e rrezikshëm ndëretnik. Po kështu, situata në Bosnje-Hercegovinë, është larg të qenit një shtet normal. Vetëm vijimi me vendosmëri i rrugës së reformave të thella dhe i orientimit euroatlantik dhe Evropian i vendeve të rajonit, deri në anëtarësimin e plotë në këto organizata, do të mund ta shkëpusë rajonin e Ballkanit nga e kaluara konfliktuale, si dhe çliruar nga metafora e ‘fuçisë së barutit’. Shqipëria është vend anëtar i NATO-s në rajon, dhe këtë e sheh si përgjegjësi dhe mundësi për të kontribuar sa më shumë të mundet e me të gjitha kapacitetet e saj që rajoni, mos të vërë më në pikëpyetje paqen, por të rrisë sigurinë e bashkëpunimin. Sigurisht, që këtu në Mbretërinë e Bashkuar, çështja e integrimit evropian merr një vëmendje e ngarkesë të veçantë në këto momente, por për Shqipërinë dhe shqiptarët, e besoj edhe për vendet e tjera të rajonit, mbetet projekti strategjik më madhor. Por sigurisht që çështja nuk është vetëm se, kur këto vende do të kenë mbushur kriteret dhe standardet për të qene vende anëtare, por edhe kur vetë Unioni do të jetë gati për t’i pranuar.” – nënvizoi Presidenti Nishani.

Duke folur për situatën e përgjithshme globale të paqes dhe sigurisë si dhe sfidat nga terrorizmi me baza fetare dhe ekstremizmi i dhunshëm, Presidenti Nishani vuri në dukje se: “Hapësira të pasigurta e shumë pika të dobëta kanë rritur mundësinë që shoqëria njerëzore dhe garancitë e deritanishme për vlerat tona të përbashkëta, të jenë seriozisht të kërcënuara. Turbulencat e fuqishme ekonomike, në shkallë shumë më të gjerë se krizat e mëparshme, ndryshimet klimatike, konfliktet dhe luftërat lokale me implikimet e rrezikshme etnike, fetare e rajonale, po e dëmtojnë shumë strukturën e sigurisë sonë, si dhe po prodhojnë kriza të tjera shumë më të rrezikshme e të paparashikueshme.

Nisur nga eksperienca shumë shekullore e bashkëjetesës paqësore e harmonike fetare por edhe nevoja për adresimin e këtij kërcënimi brenda vendit, Shqipëria po aplikon një program pilot për parandalimin dhe kundërvënien ndaj terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm përmes edukimit, me ambicien për ta kthyer këtë program në një platformë me dimension më të të gjerë se ai nacional. Shqipëria është e gatshme ta ndajë eksperiencën e saj edhe me vendet dhe popujt e tjerë. Besojmë se, përmes programeve të veçanta të edukimit dhe ruajtjes së kohezionit social mund t’i kundërvihemi në mënyrë efikase radikalizmit të dhunshëm dhe ekstremizmit. Ndërsa në nivel rajonal është rritur bashkëpunimi me vendet fqinje për shkëmbim informacioni dhe koordinim veprimesh.

Shqipëria ka ndjeshmërinë e duhur ndaj sfidave me të cilat përballet bota sot dhe mbështet të gjitha përpjekjet e përbashkëta për përballimin e tyre, me bindjen e palëkundur se parandalimi i konflikteve dhe sigurimi i paqes e sigurisë globale, ku në qendër është vëmendja për njerëzit dhe shoqërinë njerëzore, kërkojnë bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë. Mbretëria e Bashkuar e ka mbështetur fort Shqipërinë në procesin e demokratizimit të vendit, në forcimin e shtetit ligjor dhe të institucioneve shtetërore, si dhe konsolidimin e institucioneve demokratike. Një bashkëpunim shumë të mirë për çështjet e sigurisë, ka mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, bashkëpunim ky që ka ardhur duke u forcuar gjithnjë e më shumë.” – tha Presidenti Nishani.

Presidenti Nishani tha se është e rëndësishme për brezin e ri që të marrë përsipër përgjegjësitë e të rrisë rolin e të ngrejë zërin e vet, duke ushtruar trysni pozitive ndaj aktorëve vendimmarrës të shoqërisë duke filluar që nga politikanët, intelektualët, media, shoqëria civile që të jenë të përgjegjshëm, në mënyrë që këto sfida të përballohen me sukses e të tejkalohen, duke theksuar se: “brezi i ri duhet inkurajuar se këtë mund ta arrijë vetëm nëpërmjet arsimit cilësor, kontributeve në politikë, ekonomi, shkencë, kulturë si dhe duke u frymëzuar nga shembujt pozitivë të harmonisë, bashkëjetesës dhe respektit fetar, ku Shqipëria dhe shqiptarët ofrojnë një shëmbull dhe rast unik vlerash të provuara historikisht në këtë drejtim. Brezi i ri, ju dhe bashkëmoshatarët tuaj jeni të përkushtuar ndaj zhvillimit të shoqërisë suaj, vendit tuaj dhe botës e vlerave të civilizimit. Ajo që është më e rëndësishme është ndjenja juaj e përgjegjësisë dhe e përfshirjes në ndërtimin e së ardhmes sonë të përbashkët.”

Në përfundim të ligjëratës së Tij, Presidenti i Republikës zhvilloi një bashkëbisedim të hapur e të sinqertë me studentët, profesorët dhe akademikët e pranishëm, duke iu përgjigjur një serie pyetjesh mbi tema të ndryshme si integrimi i Shqipërisë dhe arritja e standardeve të kërkuara nga Bashkimi Evropian, situata aktuale politike dhe rëndësia e zgjedhjeve të lira e të ndershme, zhvillimi dhe promovimi i mëtejshëm i imazhit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në sytë e botës, nevoja që brezi i ri të pajiset me shpresë, mundësi reale e të prekshme dhe arsim cilësor për të ndërtuar të ardhmen në vendin e vet, etj. /ma.me

Next Post
Moratti: Interit i duhet medoemos Sarri

Moratti: Interit i duhet medoemos Sarri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kur do ta vizitojmë ishullin tuaj?”, dalin emailet e Musk me Epstein: Ka gjithmonë vend për ty

“Kur do ta vizitojmë ishullin tuaj?”, dalin emailet e Musk me Epstein: Ka gjithmonë vend për ty

January 30, 2026
Kthesë dramatike në luftën në Gaza, Izraeli pranon numrin e viktimave: Janë vrarë rreth 70 mijë palestinezë

Kthesë dramatike në luftën në Gaza, Izraeli pranon numrin e viktimave: Janë vrarë rreth 70 mijë palestinezë

January 30, 2026
“Murseli më tha do vrasësh një biznesmene serbe”, zbardhen dëshmitë e autorëve të ekzekutimit të Liridona Ademajt

Vrasja e Liridonës- Avokati: Familjarët e kanë të vështirë të dëgjojnë dëshmitë e Murselit

January 30, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Rezervat valutore të Bankës së Shqipërisë arrijnë nivel historik

January 30, 2026
Pas analizave rezultuan me aflatoksinë/ AKU kthen 51 ton misër të ardhur nga Serbia

Siguria ushqimore/ AKU përpunuesve: Refuzimi i qumështit me aflatoksinë, detyrim ligjor!

January 30, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Ndryshimet në polici vijojnë, kush e ka radhën? Ikën drejtori i Policisë Dibër, pezull gara për departamentet

January 30, 2026
Lojërat Olimpike Dimërore/ Begaj: Krenarë, renditemi me dinjitet ndaj shteteve të tjera me rekorde! 

Lojërat Olimpike Dimërore/ Begaj: Krenarë, renditemi me dinjitet ndaj shteteve të tjera me rekorde! 

January 30, 2026
Masakër në Nigeri, 25 të vrarë në sulmin më vdekjeprurës islamist që nga Krishtlindjet

Masakër në Nigeri, 25 të vrarë në sulmin më vdekjeprurës islamist që nga Krishtlindjet

January 30, 2026
Bota e kinemasë në zi/ Ndahet nga jeta aktorja e famshme e filmit “Home Alone”

Bota e kinemasë në zi/ Ndahet nga jeta aktorja e famshme e filmit “Home Alone”

January 30, 2026
Virusi ‘Nipah’ jo rrezik imediat për Shqipërinë, Bino: Nuk përhapet nga ajri

Virusi ‘Nipah’ jo rrezik imediat për Shqipërinë, Bino: Nuk përhapet nga ajri

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In