• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nishani i trembet Vetingut, po tenton të emërojë gjyqtarë jashtë kritereve të Reformës

by Java News
09/08/2016 19:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Bujar Nishani po tenton nje krim kushtetues. Po kerkon ti heq gurin e themelit pushtetit te ri gjyqesor ne kete vend. I kapur pas nje afati te cilin, Sali Berisha dhe Lulzim Basha e dogjen qellimisht qysh kur refuzuan miratimin bashke me Kushtetuten e re edhe te 7 ligjeve prioritare ne zbatim te saj, Bujar Nishani po kerkon te krijoje Keshillin e Emerimeve ne Drejtesi duke shmangur teresisht procesin e “rivleresimit kalimtar”-wetingun, per te pakten 9-te gjykatese prokurore qe do te jene anetare te tij.

Bujar Nishani prej ditesh thote se do te zbatoje Kushtetuten, por njeren pike te saj, vetem ate qe thote se brenda 5 ditesh nga hyrja ne fuqi e ligjit, zgjedh me short anetaret e KED, shkruan skandal.al.

Nderkohe ne fund te ketij paragrafi, Kushtetuta thote qarte se “Anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi i nënshtrohen, pa vonesë, procesit të vlerësimi kalimtar të kualifikimit për gjyqtarë dhe prokurorë sipas Nenit 179/b te ketij ligji”.

Presidenti Bujari Nishani as qe e permend kete. Ligji per “wetingun” eshte bllokuar ne Kuvend nga Sali Berisha e Lulzim Basha. Pikerisht kete po shfrytezon Presidenti Bujar Nishani. Duke u mbeshtetur fort tek afati 5 ditor qe ka percaktuar Kushtetuta, Bujar Nishani synon qe menjehere pasi ligji hyn ne fuqi-11 gusht, te nise procesin e zgjedhjes me short te anetareve te KED, pa verifikuar-rivleresuar figuren e tyre edhe pse ata jane gjykates dhe prokurore ne sistem. Por mbi te gjitha edhe pse Kushtetuta thote qarte se pa vonese ata duhet ti nenshtrohen procesit te rivleresimit.

Dite me pare, Presidenti Bujar Nishani ju drejtua Kuvendit dhe Kuvendi ju pergjigj duke i sugjeruar pritjen e miratimit te ligjit perkates ne Kuvend.

Por Bujar Nishani insiton. Arsye tek ai nuk funksionon. Bujar Nishani eshte edukuar dhe funksionon vetem mbi urdhra. Ai ka marre urdher ta demtoje kete proces dhe deri ne nje urdher te dyte, ai do ti shkoje deri ne fund zbatimit te urdhrit te pare. Gjithcka eshte e miremenduar. Sali Berisha e Lulzim Basha, refuzuan miratimin e ligjeve prioritare ne funksion te Kushtetutes ne baze te precedentit “dekriminalizimi”, pikerisht duke menduar kete qe po konsumohet, raporton skandal.al.

Pa “wetingun” e Keshillit te Emerimeve ne Drejtesi, reforma merr nje goditje te forte.

* Per cilindo lexues ne po japim te plote dy nenet e Kushtetutes, te cilet, detyrojne “wetingun” dhe kritere te ligjore per cdo kandidat per anetar i Keshillit te Emerimeve ne Drejtesi

Neni 45/ ligji qe ndryshoi Kushtetuten

Neni 179 ndryshohet si vijon:

Neni 179

12. Presidenti i Republikës, brenda pesë ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, përzgjedh me short dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, një gjyqtar të Gjykatës së Lartë, një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme, dy gjyqtarë dhe dy prokurorë pranë gjykatave të apelit dhe një gjyqtar nga gjykatat administrative ndaj të cilëve nuk është dhënë masë disiplinore ose administrative. Nëse Presidenti i Republikës nuk përzgjedh brenda pesë ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Kryetari i Kuvendit përzgjedh me short anëtarët brenda dhjetë ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Të zgjedhurit qëndrojnë në detyrë deri në datën 31 dhjetor të vitit kur hyn në fuqi ky ligj. Avokati i Popullit merr pjesë si vëzhgues në procedurën e hedhjes së shortit si dhe në mbledhjet dhe veprimtarinë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Anëtarët e

Këshillit të Emërimeve në Drejtësi i nënshtrohen, pa vonesë, procesit të vlerësimit

kalimtar të kualifikimit për gjyqtarë dhe prokurorë sipas Nenit 179/b te ketij ligji.

Neni 44/ ligji qe ndryshoi Kushtetuten

Pas Nenit 149/ç shtohet Neni 149/d, me këtë përmbajtje:

Neni 149/d

1. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi kryen verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore, profesionale dhe morale të kandidatëve jo gjyqtarë për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, kandidatëve jo prokurorë për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, si dhe të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi shqyrton dhe rendit kandidatët. Renditja e kandidatëve nuk është e detyrueshme me përjashtim të rastit kur Kuvendi nuk arrin të emërojë kandidatin.

2. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi mblidhet sa herë është e nevojshme.

3. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përbëhet nga nëntë anëtarë të përzgjedhur me short, nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndaj të cilëve nuk është dhënë masë disiplinore. Ata ushtrojnë detyrën me mandat një vjeçar, që fillon në datën një janar të çdo viti kalendarik. Presidenti i Republikës përzgjedh me short, midis një dhe pesë dhjetorit të çdo viti kalendarik, dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, një gjyqtar të Gjykatës së Lartë, një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme, dy gjyqtarë dhe dy prokurorë pranë gjykatave të apelit dhe një gjyqtar nga gjykatat administrative.66

Nëse Presidenti i Republikës nuk arrin të përzgjedhë deri në datën pesë dhjetor, Kryetari i Kuvendit përzgjedh me short anëtarët përpara datës dhjetë dhjetor të atij viti kalendarit. Avokati i Popullit merr pjesë si vëzhgues në procedurën e hedhjes së shortit si dhe në mbledhjet dhe veprimtarinë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

4. Kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është anëtari i Gjykatës së Lartë. Gjykata e Lartë krijon kushtet e punës për ushtrimin e veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

5. Kritere të tjera të kualifikimit të kandidatëve që marrin pjesë në short parashikohen në ligj. Organizimi dhe funksionimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi rregullohet me ligj.

Next Post

Ka një teknikë për të bërë "selfie" perfekte, ja qëndrimi që duhet të mbani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

July 10, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Skenari shqiptar i Cancel Culture: Kush fiton nga sulmi agresiv ndaj Turizmit?

July 10, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Aty ka mbetur Hamasi i Berishës”, Beqiri: Protesta ka marrë pamjen e një lufte kundër Shqipërisë

July 10, 2026
Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

“Nuk është protestë hallexhinjsh”, gazetari: Rama s`është budalla politik, i lexon mirë mesazhet

July 10, 2026
Rama reagon për Zvërnecin: Nesër do flas unë për të pavërtetat që po qarkullojnë ditët e fundit

“Sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara”, Rama: Kërkuam ndihmë për t’i nxjerrë nga bloza e terrorit digjital

July 10, 2026
Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

July 10, 2026
Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

July 10, 2026
AP publikon raportin vjetor: 5 burgje duhen mbyllur, cenojnë dinjitetin njerëzor!

Avokati i Popullit prezanton raportin 2025, Shabani në Vlorë, fokusi te pronat dhe ankesat

July 10, 2026
“Basti i fundit” godet në Fushë-Krujë, në pranga edhe një efektiv policie

Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In