• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Presidenti nga populli, arma e Blushit kundër Ramës

by Ardit Rada
02/07/2016 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Nisma e Ben Blushit për një president të zgjedhur drejtpërdrejtë nga populli është një nga lajmet e kryesore prej pak ditësh dhe do të mbetet e tillë derisa të formalizohet dhe të marrë një përgjigje nga Kuvendi. Me gjithë mbështetjen popullore online, ku numërohen mijëra firma në peticionin elektronik, nisma pritet të mos jetë as më shumë dhe as më pak një tentativë për të hapur debat të ri në politikë. Pikërisht dje, Ben Blushi ka kërkuar zgjerimin grupit të firmëtarëve jo vetëm pse ia kërkon procedura që nesër ta paraqesë në Kuvend për ndryshimin kushtetues të nevojshëm, por edhe për të shtuar zërat pro me qëllim që debati të marrë përmasat mediatike të nevojshme.

Në fakt, deputetët ‘rebelë’ të Partisë Socialiste, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi, këtë propozim të bujshëm nuk e duan as më shumë dhe as më pak sesa një iniciativë me impakt për t’i dhënë rëndësi nesër formacionit të ri politik që kanë paralajmëruar. Në listën e mbështetësve të këtij propozim listohen plot pesë kryetarë partish të vogla. Është në filozofinë e partive që në çdo zgjedhje të mbeten jashtë parlamentit, që të mbështesin çdo nismë populiste dhe pse jo, të kenë nesër gisht krah partive të mëdha në përzgjedhjen e një kandidati nga koalicioni ku bëjnë pjesë.

Deri më tash ajo që bie në sy është lista mikse e mbështetësve ligjvënës të nismës për ‘Presidentin nga Populli’ dhe indiferenca e tri partive kryesore për ta komentuar këtë propozim. Pjesëmarrja e ish-kreut të PD, Eduard Selami, në këtë formacion të rreshtuar për një votim popullor të presidentit, është e vetmja risi që ka prodhuar lëvizja e re. Po përse ky propozim i Ben Blushit dhe cili do të ishte kandidati që ai do të donte ta shihte si president?

 

Pyetjes së dytë vështirë t’i jepet një përgjigje, por ajo që mund të ndodhë është që e gjithë Partia Demokratike ta mbështesë propozimin. Kjo, jo për ndonjë marrëdhënie të mundshme nën rrogoz të Blushit me opozitën, por sepse tashmë opozita e di fare mirë se postin e Presidentit e ka të humbur në Kuvend dhe i ardhshmi do të jetë nga radhët e mazhorancës.

Ben Blushi, si i amnistruar njëherë nga Rama pas Lëvizjes për Mendim Ndryshe, është i sigurt se nuk do të përfshihet në listat e PS zgjedhjet e ardhshme. Dhe jo vetëm kaq. I bindur se çfarëdo partie politike e drejtuar prej tij nuk do të arrijë të bëhet faktor në Shqipëri për shkak të matematikës pas-zgjedhore, së paku kërkon të sfumojë pushtetin e pakufijshëm të Ramës. Një president i zgjedhur nga populli nuk do të ishte thjeshtë një formalitet dhe një listë e gjatë me propozime të majta, të djathta dhe të pavarura. Ajo do të shoqërohej me ndryshime kushtetuese të tjera ku Presidentit do t’i jepeshin kompetenca serioze që do ta kthenin Republikën në gjysmë-presidenciale.

 
Kjo do të ishte fitorja e parë e Blushit ndaj Ramës, para përballjes në zgjedhjet e vitit 2017, por është tejet ironike kur mendon se një grup deputetësh të përzgjedhur nga kryetarët e partive kërkojnë një president të zgjedhur nga populli.
Next Post

FOTOT/ "Na q***ë të ardhmen", "nuk jetojmë jashtë BE", shpërthejnë protestat në Britani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të largohemi shpejt nga Irani”, Vance: Do të sigurohemi që nuk kthehemi për një kohë të gjatë

“Do të largohemi shpejt nga Irani”, Vance: Do të sigurohemi që nuk kthehemi për një kohë të gjatë

March 29, 2026
Propozimi i PS për reformën territoriale, reagon Boçi: Dështim, pa vizion, synon ruajtjen e status quo-së

Propozimi i PS për reformën territoriale, reagon Boçi: Dështim, pa vizion, synon ruajtjen e status quo-së

March 29, 2026
Vuçiç akuzohet se po përdor Milan Radoiçiçin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale

Vuçiç akuzohet se po përdor Milan Radoiçiçin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale

March 29, 2026
Investigimi i Daily Mail: Historia tronditëse e britanikut në shërbim të një hasmërie shqiptare!

Investigimi i Daily Mail: Historia tronditëse e britanikut në shërbim të një hasmërie shqiptare!

March 29, 2026
“Dinosauri” 500 milion dollarë E3 Sentry: Pse aeroplani me radar amerikan i dëmtuar nga Irani është kaq i kushtueshëm?

“Dinosauri” 500 milion dollarë E3 Sentry: Pse aeroplani me radar amerikan i dëmtuar nga Irani është kaq i kushtueshëm?

March 29, 2026
Ish-prokurori i Hagës: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish krerëve të UÇK-së, e pazakontë

Ish-prokurori i Hagës: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish krerëve të UÇK-së, e pazakontë

March 29, 2026
“Berisha do gjak!”/ Braho bën paralajmërimin e fortë: Në protestën e sotme do të ketë dhunë

Erjon Braçe vetëofrohet kandidat për Bashkinë: Do dal të kërkoj mbështetjen e socialistëve në gjithë Tiranën

March 29, 2026
Dega e PD-së në Elbasan mban zgjedhjet për kryetar, në garë 5 kandidatë, 2400 demokratë me të drejtë vote

Dega e PD-së në Elbasan mban zgjedhjet për kryetar, në garë 5 kandidatë, 2400 demokratë me të drejtë vote

March 29, 2026
Noka: Shqiptarët, turistë ditorë në vendet e rajonit për të blerë naftë. Si e katandisi Rama vendin në 13 vite

Noka: Shqiptarët, turistë ditorë në vendet e rajonit për të blerë naftë. Si e katandisi Rama vendin në 13 vite

March 29, 2026
Përgjegjës për programin bërthamor, vritet në sulmet ajrore shkencëtari iranian

Përgjegjës për programin bërthamor, vritet në sulmet ajrore shkencëtari iranian

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In