• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti, negociatat para kamerave si rekord guinness!

by Lutfi Dervishi
19/05/2022 12:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lutfi Dervishi

Zgjedhja e Kryetarti të shtetit nga një moment solemn, po kthehet në një teatër banal ku gjithkush rreket të përfitojë dhe i humburi i vetëm me gjasë do të jetë shtetari i parë i ardhshëm.

Negociatat live para kamarave mund të jenë propagandë, mund të jenë breaking neës, mund të jenë lajm, mund të jenë befasi, mund të jenë çudi, mund të rezultojnë edhe në mrekulli, mund të jenë gjithçka përveçse negociata.
Marrëveshja është synimi i negociatave. Por a mund të arrihet ujdi me transmetim live? Nëse arrihet këtë radhë ky do të jetë rekord guinness dhe leksion me vlerë për teknikat e negocimit. Gjuha e trupit, toni i bisedës, predispozita janë krejt ndryshe kur negociohet në mirëbesim dhe pa praninë e kamarave. Me kamera negociatat nuk dallojnë shumë nga fjalimet në Parlament, nga kushtrimet në sheshe, nga ligjëratat në selitë e partive, apo llomotitjet në studiot televizive.

Shtatë nga tetë presidentët e zgjedhur pas ndryshimit të sistemit janë zgjedhur nga shumica parlametare. Jo nga opozita! I vetmi rast kur opozita diktoi kandidatin e saj ishte viti 2002. Dhe Presidenti që doli nga negociatat pa kamera, rezultoi dhe më i miri i 32 viteve tranzicion.

Shumica e majtë në atë kohë ashtu sikudër edhe sot i kishte votat për të zgjedhur vetë Presidentin. Por ishte kushtëzuar nga “zgjerimi i fitores” në zgjedhjet parlamentare të vitit 2001. Faktori ndërkombëtar jo vetëm këshilloi dhe këmbënguli, por edhe paralajmëroi shumicën në atë kohë se Presidenti duhet të zgjidhe në konsensus të plotë me opozitën.

Negociata nisën me kriteret. Kriteri kryesor ishte të zgjidheshin një kategori njerëzish që në kuptimin më të mire i kishin “shërbyer” të dy palëve dhe vendit, pra kandidatë nga diplomacia, ushtria, njerëz me integritet nga gjyqësori, akademia etj. Pas këtij kriteri u përpiluan lista. Natyrshëm radha e propozimit i takonte shumicës dhe ashtu ndodhi. Kandidati i shumicës u tërhoq. Dhe pjesa tjetër është historia e Presidentit Moisiu! Një kujtesë: në tavolinën e negociatave, nuk kishte ekspertë apo të deleguar, por ishin ulur vetë kryetarët e partive.
Këtë radhë, nuk bëhet fjalë për negociata, por për teatër. Pala e shumicës (z. Balla me shokë nuk e di kush do të jetë Presidenti ardhshëm dhe pala përballë nuk di as se kush mund të jetë kandidat për President).

Shumica po e shfrytëzon këtë rast për të prodhuar disa seri shtesë të telenovelës së opozitës, ndërsa opozita nuk ka konsesus për kryetarin e Partisë Demokratike dhe po kërkojnë konsensus për Kryetarin e Shtetit. Vetë kryeministri me një gur do të vrasë dy zogj: të zgjedhë presidentin dhe të mbajë gjallë zjarrin e përcëllimit të opozitës. Dhe po ja arrin.

Ndërkombëtarët këtë radhë nuk po kërkojnë të kushtëzojnë aq më pak të paralajmërojnë shumicën për President me konsesus. Pretendimet e opozitës për legjitimitet të cunguar të shumicës nga zgjedhjet e 25 prillit të vitit të kaluar janë minuar me eficensë të plotë nga vetë opozita.

Në vend që të kërkonte hetim parlamentar për këto zgjedhje, opozita kërkoi komisione hetimore për gjithçka tjetër. Në vend që të kushtëzonte shumicën, në rastin e votimit të komisioneve të vettingut dhe minimumi të kërkonte që shumica të hiqte dorë nga ndryshimi i njëanshëm që i bëri kodit zgjedhor, opozita ra dakord për komisionin e radhës për reformën zgjedhore!!!

Vetë PD, kur ka qenë shumicë ka zgjedhur për President, kryetarin e Partisë Demoratike, nënkryetarin e PD-së, ministrin e Brendshëm të PD-së dhe imponoi si zgjedhje z. Moisiu.

Me shumë gjasë, Presidenti do të jetë zgjedhje e shumicës. Pyetja është: a do të shkohet te zgjedhja më e mirë apo siç kemi traditën do të shkojmë te zgjedhja “më e mirë për momentin”.

Kur flasim për kriteret askush nuk përmend si kriter që kandidati/ja duhet të jetë shtetar/e, sepse duket se preferohet më mirë një ushtar/e.

Shqipëria është vend i vogël, por me ego të madhe dhe nuk ka luks që Presidenti/ja e ardhshme të jetë një kandidat që kënaq vetëm katundin tonë të madh. Duhet një kryetar shteti që të qëndrojë mbi palët në Shqipëri dhe të jetë palë serioze dhe pëlqyeshme për jashtë vendit. Shumica këtë radhë dhe në fakt vetë Kryeministri do të gjykohet jo pse zgjodhi vetëm Presidentin, por për cilësinë e zgjedhjes.

Sa për negociatat me kamerat live ato mund të prodhojnë gjithçka me përjashtim të një shtetari/e të denjë për postin e kryetarit të shtetit.

Next Post
Mirë që ‘ikën’, po pse njëherësh: Berisha bën si Jobs, Meta si ‘Mesia’, Kryemadhi…!

Mirë që ‘ikën’, po pse njëherësh: Berisha bën si Jobs, Meta si ‘Mesia’, Kryemadhi...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kandidati i Listës Studentore nga Kosova: Nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe!

Kandidati i Listës Studentore nga Kosova: Nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe!

November 7, 2026
Ndryshimet në ligjin për Trashëgiminë Kulturore, Qeveria propozon rregullat të reja mbrojtëse dhe përafrim me standardet e BE-UNESCO

Ndryshimet në ligjin për Trashëgiminë Kulturore, Qeveria propozon rregullat të reja mbrojtëse dhe përafrim me standardet e BE-UNESCO

November 7, 2026
Në bulevard rikthehet qetësia, protestuesit largohen nga sheshi! Mjetet e rënda nisin punën për heqjen e gurëve dhe mbetjeve!

Në bulevard rikthehet qetësia, protestuesit largohen nga sheshi! Mjetet e rënda nisin punën për heqjen e gurëve dhe mbetjeve!

November 7, 2026
Progres-Raporti i KE, ministri Gonxhja takohet me ambasadoren e BE-së: Shqipëria avancon drejt Bashkimit Evropian, përafrim me standardet!

Progres-Raporti i KE, ministri Gonxhja takohet me ambasadoren e BE-së: Shqipëria avancon drejt Bashkimit Evropian, përafrim me standardet!

November 7, 2026
Partia Republikane përballet me përçarje të thellë pas humbjes në zgjedhjet e mesmandatit, zbulohen sondazhet!

Partia Republikane përballet me përçarje të thellë pas humbjes në zgjedhjet e mesmandatit, zbulohen sondazhet!

November 7, 2026
VIDEO/ Protesta nxjerr edhe “kandidatin” për Kryeministër, i riu: Kjo është dëshira ime më e madhe

VIDEO/ Protesta nxjerr edhe “kandidatin” për Kryeministër, i riu: Kjo është dëshira ime më e madhe

November 7, 2026
Portugalia/ Jorge Jesus thyen heshtjen për Ronaldon: Ndoshta e përshpejtova largimin, por nuk ndihem fajtor

Portugalia/ Jorge Jesus thyen heshtjen për Ronaldon: Ndoshta e përshpejtova largimin, por nuk ndihem fajtor

November 7, 2026
Lufta hibride/ Rritet alarmi për sulmet kibernetike në Europë, “Europol” thërret në samit forcat e policisë të vendeve të prekura!

Lufta hibride/ Rritet alarmi për sulmet kibernetike në Europë, “Europol” thërret në samit forcat e policisë të vendeve të prekura!

November 7, 2026
Protestuesit me maska arratisen dhe braktisin “fushën e betejës” pas aksionit policor, te Kryeministria kthehen vetëm paqësorët!

Protestuesit me maska arratisen dhe braktisin “fushën e betejës” pas aksionit policor, te Kryeministria kthehen vetëm paqësorët!

November 7, 2026
“Urgjencë kombëtare”- Alarmi në Kosovë për vrasjen e grave, marshim i madh në Prishtinë! lexohen letrat e Arlinda Zekajt drejtuar institucioneve

“Urgjencë kombëtare”- Alarmi në Kosovë për vrasjen e grave, marshim i madh në Prishtinë! lexohen letrat e Arlinda Zekajt drejtuar institucioneve

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In