• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti në kërkim të shansit për kryeopozitar

by Mero Baze
16/01/2019 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

E di që ka shumë zemërim dhe debat rreth vazhdimit të refuzimit të presidentit Ilir Meta, për postin e ministrit të Jashtëm. Të gjitha hamendjet që janë në lojë për këtë vendim të tij, kanë vendin e tyre, por Ilir Meta tani nuk është duke menduar se çfarë ka të drejtë, por si mund ta mbyllë këtë histori pa kosto.

Ajo që e bën të pavendosur atë, është dilema nëse do të jetë më e lehtë për të, të dekretojë shkarkimin e Ditmir Bushatit duke u zëvendësuar nga Edi Rama, apo të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese ndaj tre akteve antikushtetuese të tij, refuzimin për të dekretuar Lleshajn në bazë të bindjeve, refuzimin për të shkarkuar Bushatin në bazë të pëlqimeve dhe refuzimin për të emëruar ministrin e Jashtëm në bazë të perceptimeve.

Në fakt, edhe pse bën sikur mendohet se kush është ministri i Jashtëm, ai në fakt po mendohet se si ta tejkalojë shkeljen kushtetuese të mos dekretimit të shkarkimit të ministrit të Jashtëm në detyrë, Ditmir Bushati.

Ndaj përkundër reagimeve negative, duket më e arsyeshme që Meta të mos dekretojë as Edi Ramën si ministër të Jashtëm, pasi në këtë moment do të pranojë dhe çertifikojë gjithë shkeljet kushtetuese që ka bërë.

Në këto kushte, rruga më e mirë për të, është të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese ndaj shkeljeve për të cilat është paditur, dhe ta përdorë atë moment për një akt politik.

Deri atëhere, Ilir Meta ka shansin ta mendojë se si do t’i përgjigjet vendimeve të Gjykatës si president, apo si lider opozite.

Me gjasa, skenari më i mirë për të është të përdorë vendimet e Gjykatës kundër tij, si shkak për të lënë zyrën e presidentit dhe për t’iu bashkuar opozitës, për të bërë një betejë pa kompromis me Ramën.

Ky do të ishte një moment moment morali pozitiv për të, duke reaguar me dorëheqje, si çdo president në botë, kur Gjykata i thotë që ke shkelur Kushtetutën, dhe ndërkohë do të bënte punë si lider opozite, në këtë gjendje ku është katandisur opozita.

Dekretimi i mundshëm i Edi Ramës si ministër i Jashtëm do ta rëndonte atë njësoj si mos dekretimi i Cakajt, pasi shkelja bazë e tij qëndron tek mosdekretimi i shkarkimit të Bushatit dhe më pas tek hezitimet dhe refuzimet për emrin e ministrit të ri.

Ndaj ai nuk ka pse rrezikon duke qenë selektiv në këtë histori.

Gjykata Kushtetuese, sipas gjithë gjasave, do ta çertifikojë atë si shkelës kushtetute, dhe ai duhet ta përdorë këtë rast për një aksion të ri politik.

E vetmja pasiguri për të është ndoshta fakti se duke mos qenë president, mund të jetë më i prekshëm nga ndonjë rihapje dosjesh të vjetra nga drejtësia, por dhe kjo mund t’i shërbejë aksionit politik, pasi Meta ka dhënë porva që nuk trembet nga drejtësia.

Ndaj është më mirë që kjo betejë e nisur nga zyra e presidentit të përfundojë në rrugë kundër qeverisë. Është më mirë se sa qeveria ta hedhë atë në rrugë si shkelës kushtetute.

Next Post
FOTOT/ Motra e Encës përmend vulgarisht organin gjenital dhe ofendon

Sfida në rrjete, Enca publikon foton kur ishte 13 vjeç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

September 29, 2026
Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

September 29, 2026
LIVE/ Minutat e fundit, Shqipëria ruan rezultatin e trefishtë, Maran bën zëvendësime! Manaj vulosi avantazhin, kuqezinjtë në vendin e parë (VIDEO)

LIVE/ Minutat e fundit, Shqipëria ruan rezultatin e trefishtë, Maran bën zëvendësime! Manaj vulosi avantazhin, kuqezinjtë në vendin e parë (VIDEO)

September 29, 2026
Zelensky: Ukraina e gatshme të respektojë armëpushimin 3-ditor të shpallur nga Putini -

Koreja e Jugut kërkon falje nga Ukraina pasi Zelensky zbuloi transferimin e dy ushtarëve koreano-veriorë!

September 29, 2026
“Ka ardhur koha të ndryshojë sistemi politik”- Dash Shehi: Europa na ka mbetur si shpresë përballë skandaleve! Jo vetëm rotacion

“Ka ardhur koha të ndryshojë sistemi politik”- Dash Shehi: Europa na ka mbetur si shpresë përballë skandaleve! Jo vetëm rotacion

September 29, 2026
“I vetmi narkoshtet…”- Berisha nxin përsëri Shqipërinë në Strasburg: Diasporës i detyrohemi pothuajse mbijetesën! Qëndrim ndërkombëtar për të shpëtuar kombin

“I vetmi narkoshtet…”- Berisha nxin përsëri Shqipërinë në Strasburg: Diasporës i detyrohemi pothuajse mbijetesën! Qëndrim ndërkombëtar për të shpëtuar kombin

September 29, 2026
Identifikohen mbetjet kockore të së paku 23 personave në varrezën masive të Zubin Potokut në Kosovë! Prokuroria: Tre persona nën akuzë

Identifikohen dy të zhdukur nga lufta në Kosovë! Dalin përgjigjet e ADN, jo nga “Grupi i Intelektualëve”

September 29, 2026
Zogaj: Rama e personalizon ngritjen e SPAK, reforma nuk bëhej pa opozitën! I dha mesazh drejtësisë

Zogaj: Rama e personalizon ngritjen e SPAK, reforma nuk bëhej pa opozitën! I dha mesazh drejtësisë

September 29, 2026
“Ishim mësuar që daja i politikës të hiqte vallen, tani…”- Vangjeli: Historia politike e Shqipërisë mund të shkruhet edhe përmes kronikës së zezë!

“Ishim mësuar që daja i politikës të hiqte vallen, tani…”- Vangjeli: Historia politike e Shqipërisë mund të shkruhet edhe përmes kronikës së zezë!

September 29, 2026
“Integritet i SPAK apo dhuratë?”- Krasniqi: Lajm i mirë që për herë të parë politika s’kishte dijeni për operacionin ndaj SHISH

“Integritet i SPAK apo dhuratë?”- Krasniqi: Lajm i mirë që për herë të parë politika s’kishte dijeni për operacionin ndaj SHISH

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com