Meta ka paralajmëruar se shumë shpejt do të zbardhet e vërteta e 25 qershorit.
“Mirënjohës të gjithë votuesve të LSI në Durrës e Shqipëri. Shumë shpejt do zbardhet e vërteta e 25 qershorit. Votuesit heroikë të LSI shpëtuan demokracinë dhe të ardhmen e vendit. Krenar që kam punuar me ju”, iu është drejtuar Kreu i Kuvendit votuesve durrsakë.
Qarku i Durrësit, i cili prodhon 14 mandate deputetesh mbyll procesin e numërimit. Nga numërimi i 460 kutive, ky qark ka prodhuar 8 deputetë për PS, 4 për PD, 2 LSI.
LSI arriti të merrte 2 deputetë në Durrës, Nora Malajn dhe Lefter Kokën, PS mori 8 mandate dhe PD-4 mandate.