Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Ali Ahmetin, Kryetarin e Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).
Presidenti Meta vlerësoi kontributin e BDI-së në interes të stabilitetit të Maqedonisë dhe përparimin e axhendës së saj evropiane.
Presidenti theksoi rendësinë e zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit për respektimin e të drejtave të shqiptareve në Maqedoni dhe përmirësimin e klimës së besimit të ndërsjelltë mes shqiptarëve dhe maqedonasve në interes të integrimit euro-atlantik të vendit.
Presidenti Meta shprehu angazhimin e tij për forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë në interes të dy vendeve dhe perspektivës evropiane të rajonit.
a.ç