• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti Meta në çeljen e sezonit në Skrapar: Turizmi, e ardhmja e vendit

by Java News
09/05/2018 14:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta mori pjesë dhe përshëndeti hapjen e sezonit turistik, duke përuruar Panairin e përvitshëm të Produkteve Bio të Skraparit, ku ishin ekspozuar prodhimet e zonës, i shoqëruar nga Kryebashkiaku, Nesim Spahiu dhe autoritet vendore, deputetë të zonës, etj.

Në fjalën e Tij Presidenti Meta shprehu kënaqësinë që: “Marr pjesë në këtë ceremoni për të çelur sezonin turistik, por njëkohësisht edhe për të festuar 9 Majin, Ditën e Evropës dhe Ditën e Fitores ndaj Fashizimit! Dhe këtë të fundit më mirë se në Skrapar, që është krahina e parë e çliruar gjatë Luftës së Dytë Botërore, vështirë ta festosh dikur tjetër.”

“Është e vështirë të gjesh dhoma në Skrapar për të sjellë miq e të ftuar, dhe kjo është një gjë pozitive ashtu sikurse është edhe një sfidë, sepse rritja e turizmit dhe e vizitorëve kërkon edhe rritjen e kapaciteteve akomoduese. Kërkon edhe përmirësimin e infrastrukturës, por kërkon edhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit dhe në mënyrë të veçantë, kërkon edhe ruajtjen e traditave të zonës, të karakteristikave të saj më specifike, të cilat do t’u lënë mbresë vizitorëve vendas apo të huaj.

Ndaj edhe ky Panair i produkteve të zonës është shumë i rëndësishëm dhe mjaft nxitës për zhvillimin e mëtejshëm të të gjithë zonës. Ashtu sikurse turizmi dhe zhvillimi i bujqësisë janë mjaft të ndërlidhur me njëri-tjetrin dhe njëkohësisht janë një mundësi e shkëlqyer për të gjitha familjet që të përfitojnë përmes punës së tyre.

Kushdo që viziton Skraparin ndihet i impresionuar nga bukuria e zonës, nga traditat e nga mikpritja dhe mezi presin të rikthehen përsëri këtu. Sigurisht që e ardhmja e Skraparit mbështetet fort te turizmi, te bujqësia, te ruajtja e traditave të kësaj zone në të gjitha sferat.

Dua të theksoj besimin se Skrapari shumë shpejt do të jetë një nga destinacionet më të rëndësishme turistike në të gjithë rajonin, sepse vende të tjera investojnë për të krijuar mjedise artificiale për ‘rafting’, kurse ne i kemi unikale dhe të papërsëritshme edhe në krahasim me vendet më të njohura e më të mëdha. Por nuk është vetëm kaq: turizmi është i gjithanshëm, është edhe kultura, historia, gjithçka që ka të bëjë me traditat dhe veçantitë e një zone të tillë. Mendoj se duhet t’i kushtojmë vëmendje ruajtjes së këtyre karakteristikave të veçanta që e dallojnë Skraparin nga krahinat e tjera të vendit”.

Ndërsa duke folur për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, Presidenti Meta vuri në dukje se: “Sot është edhe Dita e Evropës. Me këtë rast besoj se jemi në një moment pozitiv, i cili me punë dhe me më shumë përqendrim mund të finalizohet me një vendim pozitiv për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian gjatë muajit qershor dhe po të punojmë edhe mëmirë të gjithë së bashku do të jemi edhe më të përqendruar te sfidat, me të cilat ndeshet vendi dhe familjet shqiptare. Jam i sigurt se ky vendim mund të jetë shumë i suksesshëm dhe i tillë duhet të jetë. Kështu që gëzuar 9 Majin! Një sezon të mbarë turistik dhe mbarësi në familjen tuaja!”, – u shpreh Presidenti Meta.

a.ç

Next Post

Haradinaj: Si mund të konceptohet Europa e lirë, pa shqiptarët?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Helikopterë dhe parashutistë: Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë pranë kufirit me Kosovën

Helikopterë dhe parashutistë: Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë pranë kufirit me Kosovën

March 18, 2026
Pranga shqiptarit në Bergamo, tentoi të grabisë një 85-vjeçar dhe rrahu policin italian

Pranga shqiptarit në Bergamo, tentoi të grabisë një 85-vjeçar dhe rrahu policin italian

March 18, 2026
Nga radarët e kamerat, tek rrjeti i sensorëve/ BILD: Berlini përgatitet të mbrohet nga sulmet me dronë

Nga radarët e kamerat, tek rrjeti i sensorëve/ BILD: Berlini përgatitet të mbrohet nga sulmet me dronë

March 18, 2026
Bien ndjeshëm kërkesat nga shqiptarët për azil/ Eurostat: Zgjedhin punësimin përmes lejeve të punës

Bien ndjeshëm kërkesat nga shqiptarët për azil/ Eurostat: Zgjedhin punësimin përmes lejeve të punës

March 18, 2026
Heqja e masave ndëshkuese nga BE, Kosova pret 205 milionë euro fonde

Heqja e masave ndëshkuese nga BE, Kosova pret 205 milionë euro fonde

March 18, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Berisha refuzoi rezolutën për Iranin në Kuvend, ‘flirt’ me ajatollahët?!

March 18, 2026
Sulmi i Izraelit mbi rezervat iraniane rrit me 5% çmimin e naftës në tregjet ndërkombëtare, shkon në 108 dollarë për fuçi

Sulmi i Izraelit mbi rezervat iraniane rrit me 5% çmimin e naftës në tregjet ndërkombëtare, shkon në 108 dollarë për fuçi

March 18, 2026
Një vit nga pezullimi/ Gjykata urdhëron rihapjen e Zërit të Amerikës: Presidenti Trump ka shkelur mandatet e Kongresit

Një vit nga pezullimi/ Gjykata urdhëron rihapjen e Zërit të Amerikës: Presidenti Trump ka shkelur mandatet e Kongresit

March 18, 2026
Aksidentet rrugore me pasoja fatale/ Ekspertët: Këmbësorët dhe mos zbatimi i rregullave, dy nga shkaqet

Aksidentet rrugore me pasoja fatale/ Ekspertët: Këmbësorët dhe mos zbatimi i rregullave, dy nga shkaqet

March 18, 2026
Sëmundjet e zemrës, mjekja Hasani: 80% e tyre të parandalueshme, stili i jetesës shumë i rëndësishëm

Sëmundjet e zemrës, mjekja Hasani: 80% e tyre të parandalueshme, stili i jetesës shumë i rëndësishëm

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In