• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti Meta dekreton tre ligje/ Nga sistemi i taksave vendore te marrëveshja për financim ushtarak me Turqinë

by Java News
03/08/2020 14:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje tre ligje ditën e sotme, mes tyre ligjin nr. 98/2020 “Për një ndryshim në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar.

Ky ndryshim i miratuar si propozim deputetësh, lehtëson procesin e legalizimit të ndërtimeve informale, duke e thjeshtëzuar dhe ndarë procesin nga verifikimet që kryhen nga Bashkia për vlerësimin dhe komunikimin e vlerës së detyrimit për taksën e ndikimit në infrastrukturë sipas sipërfaqes ndërtimore.

Mirëpritet nisma për shfuqizimin e detyrimit për parapagimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë, pa përmbyllur ende procesin e legalizimit.

Kreu i shtetit ka miratuar edhe ligjin nr. 99/2020 “Për ratifikimin e marrëveshjes dypalëshe ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane, për programin e zhvillimit rajonal në Shqipëri (faza 4, 2019-2023)”.

Konfederata Zviceriane mbetet një nga nxitësit e rëndësishëm për zhvillimin e ekuilibruar dhe të qëndrueshëm shoqëror e ekonomik të shtetasve shqiptarë, sipas politikave dhe praktikave të Bashkimit Europian. Kjo marrëveshje është një mbështetje e drejtpërdrejtë e institucioneve përgjegjëse për zhvillimin rajonal.

Presidenti ka dekretuar edhe ligjin nr. 100/2020 “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit financiar ushtarak ndërmjet qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë”.

Kjo marrëveshje reflekton vullnetin e vazhdueshëm disavjeçar të Republikës së Turqisë për mbështetjen e marrëdhënieve të qëndrueshme me Republikën e Shqipërisë, përmes kontributeve të drejtpërdrejta për Forcat e Armatosura të vendit tonë.

Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, jepet kontribut financiar për blerjen e shërbimeve dhe mallrave për qëllime ushtarake, duke ndikuar në rritjen e mëtejshme të ndërveprueshmërisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Next Post
Rasti “Dvorani” dhe Meta mavria

Pse ndihet i çthurur mendërisht Ilir Meta. Tani që nuk u shkarkua, pse është kaq i trembur?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Avioni privat i miliarderit turk del nga pista dhe merr flakë në Libi, pezullohen fluturimet, kaos në aeroport!

Avioni privat i miliarderit turk del nga pista dhe merr flakë në Libi, pezullohen fluturimet, kaos në aeroport!

September 14, 2026
“Anarki e mendjeve të tyre të boshatisura!”- Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

“Anarki e mendjeve të tyre të boshatisura!”- Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

September 14, 2026
Begaj në Emiratet e Bashkuara Arabe, takohet me homologun Mohamed bin Zayed, zbulohet agjenda! Vizita e parë e një presidenti shqiptar

Begaj në Emiratet e Bashkuara Arabe, takohet me homologun Mohamed bin Zayed, zbulohet agjenda! Vizita e parë e një presidenti shqiptar

September 14, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Pas meje, mbylleni derën

September 14, 2026
“Lonely Planet” rekomandon Shqipërinë: Kur është periudha më e mirë për të vizituar

Shqipëria turistike, mes 10 destinacioneve më të preferuara jashtë BE-së nga rezidentët europianë

September 14, 2026
Muzeu hebraik, shtegu i ri i betejës anti-amerikane pas Zvërnecit

Muzeu hebraik, shtegu i ri i betejës anti-amerikane pas Zvërnecit

September 14, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Ku banojnë 4.28 milionë shtetasit shqiptarë që kanë lindur në Shqipëri?

September 14, 2026
Tronditet Mbretëria e Bashkuar! Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut kërkojnë shkëputje nga Britania dhe rikthim në BE! Tri pikat e projektit

Tronditet Mbretëria e Bashkuar! Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut kërkojnë shkëputje nga Britania dhe rikthim në BE! Tri pikat e projektit

September 14, 2026
Rreziku rus, Gjermania dërgon deri në 1000 ushtarë në Lituani, rritet gatishmëria e NATO-s në kufirin lindor!

Rreziku rus, Gjermania dërgon deri në 1000 ushtarë në Lituani, rritet gatishmëria e NATO-s në kufirin lindor!

September 14, 2026
BE reagon për krizën politike të Prishtinës: I takon Kushtetueses ta gjykojë formimin e Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës!

BE reagon për krizën politike të Prishtinës: I takon Kushtetueses ta gjykojë formimin e Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës!

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com