• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Presidenti, Kushtetuta dhe sherri elegant i dy Zonjave për atësi

by Lorenc Vangjeli
28/06/2016 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Nga Lorenc Vangjeli

 Ka një shprehje të hershme marinarësh që thotë se anijes së vjetër nuk i ndryshohen të gjitha velat menjëherë. Në të kundërt, ajo nuk qëndron dot më mbi ujë. Propozimi i fundit i një grupi shumëngjyrësh prej dhjetë deputetësh për zgjedhjen e Presidentit të Republikës nga populli dhe më herët, një propozim i ngjashëm edhe i Idrizit e Dodës së PDIU-së, është shumë më tepër se një formulë e re për të gjetur emrin e ri të kryetarit të shtetit. Ishte e qartë se mënyra e komplikuar e zgjedhjes së presidentit siç parashikonte fillimisht kushtetuta, me pesë raunde votimi për një shumicë të cilësuar dhe dy herë rresht zgjedhje të parakohshme në rast moszgjedhjeje, ishte e ekzagjeruar. Kompromisi nuk është bimë që rritet nëpër Tiranën politike.

Zgjedhja e Bamir Topit ishte prova që e vërtetoi një gjë të tillë.  Eshtë e qartë gjithashtu edhe se formula aktuale, e dalë nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, nuk arrin dot të krijojë premisat e një presidenti mbi palët. E një presidenti simbol dhe unitet të popullit. Që edhe nëse nuk e do njëra palë, të paktën e respekton dhe pala tjetër nuk e quan pronë dhe “aset” të vetin. Presidenca e Bujar Nishanit është prova e rradhës që kaloi në provën e mospëlqimit të plotë të njërës palë. Në fakt kështu ka qernë gjithmonë. Duke nisur me Berishën e parë që e konsideronte edhe presidencën, edhe partinë e tij të dikurshme të vetën, të gjithë presidentët e tjerë shqiptarë, kanë kaluar në të njëjtin kalvar dashurie dhe urrejtjeje nga palët. Nuk bënë përjashtim Meidani, Topi dhe Nishani tashmë, e po kështu, ndoshta diçka më pak, edhe i vetmi president konsensual i zgjedhur deri më tani, Moisiu. I cili në një moment të caktuar nuk pëlqehej nga asnjë palë. Ky është mësimi që jep historia e këtyre dy dhjetë vjeçarëve e gjysëm në vend: kështu siç është nuk shkon. Nga ana tjetër,  propozimi për zgjedhjen e presidentit nga populli nuk është i thjeshtë. Përkundrazi. Ai është një akt që synon rithemelim të Republikës dhe natyrës së saj.

Nëse presidenti merr çelësat e zyrës në fund të Bulevardit Dëshmorët e Kombit i zgjedhur direkt nga populli, ai nuk mundet vetëm t’i dërgojë mesazhe kuvendit, të japë shtetësi apo dekorata, qoftë dhe të emërojë me propozim të kryeministrit kreun e SHISH-it apo kryetarin e akademisë së shkencave e rektorët e universiteteve. Me vullnetin e shumicës së shqiptarëve në shpinë, ai do të duhej të bënte shumë më shumë se të firmoste dekrete që një shumicë parlamentare mund t’i rrëzonte për qejf, humor e karshillëk sa herë të kishte qejf të bënte humor me institucionet. Dhe duhet të kishte shumë më shumë kompetenca. Por një gjë e tillë do të ndryshonte në thelb natyrën e republikës parlamentare të vendit. Në këtë formë Shqipëria do të shndërrohej në një republikë së paku gjysëm presidenciale. Dhe një gjë e tillë, për shkak të frymës së kushtetutës, ekuilibreve dhe raporteve mes pushteteve, kontrollit reciprok mes tyre, do të kërkonte një rishkrim të të gjithë kushtetutës dhe ndryshim radikal të thelbit të saj.

E vetmja gjë që është e sigurt është se në këtë formë që është, mënyra e zgjedhjes së presidentit nuk ka funksionuar. Nuk funksionoi dje kur kërkohej kompromisi për të arritur 84 vota, nuk funksionoi as më pas, kur zgjedhja u reduktua me shumicë të thjeshtë.

Kjo medalje ka dhe një anë tjetër. Ndryshimet e reja kushtetuese të propozuara për reformën në drejtësi për zgjedhjen e disa prej gjykatësve dhe prokurorëve me dy të tretat apo tre të pestat e votave, do ta bënin zgjedhjen me shumicë të thjeshtë të kryetarit të shtetit, thjesht qesharake. Sepse një prokuror apo gjykatës i zgjedhur me 94 vota në Kuvend, fjala vjen, do të kishte shumë më shumë legjitimitet moral se një kryetar shteti që kishte hyrë në zyrë me vetëm 71 vota.

Pavarësisht të gjithave, debati i hapur për këtë çështje është i shëndetshëm. Nuk ka rëndësi as detaji i “sherrit” elegant mes dy zonjave Doda e Hafizi, për atësinë e kësaj ideje. Me të gjitha gjasat, duke nisur të paktën që nga janari i vitit tjetër, vendi do të hyjë në dy debate të mëdhenj. I pari që ka të bëjë me zgjedhjet e reja të përgjithshme dhe i dyti me zgjedhjen e presidentit të ri të republikës. Dhe atëherë, kur emocionet politike do të jenë shumë më të nxehta se arsyeja e ftohtë juridike në vend, pakkush do të gjykojë nëse në Shqipëri nevojitet rishikim apo rishkrim i kushteteutës.

Shtatëmbëdhjetë vjet më parë, në 1998-ën, slogani që shoqëroi miratimin e kushtetutës së re shqiptare “Këtu fillon e ardhmja!”, u dëshmua tërësisht realist dhe i sinqertë. Sepse ai slogan nuk pretendonte cilësinë e të ardhmes, nëse ajo do të ishte më e mirë apo më e keqe. Slogani vetëm paralajmëronte atë që do të ndodhte pavarësisht gjithçkaje: e ardhmja do të vinte patjetër duke bërë fëmijët adoleshentë, duke bërë adoleshentët burra, duke bërë burrat pleq dhe duke bërë sërish pleqtë fëmijë. Që njëlloj si fëmijët që luajnë me lodra kërkojnë të ndryshojnë gjithçka e menjëherë. Edhe velat e anijes së vjetër. Që zhytet e mbytet e pluskon kuturu, vetëm për mëkat të marinarëve.

Next Post

Keni bebe? Ja çfarë ju duhet për pushimet verore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spartak Ngjela: Berisha është në hall se i kanë sekuestruar pasuritë e familjes, në Perëndim do t’i kishin vënë prangat

Spartak Ngjela: Berisha është në hall se i kanë sekuestruar pasuritë e familjes, në Perëndim do t’i kishin vënë prangat

February 23, 2026
“Mund të lë futbollin…”, Neymar jep lajmin e keq për tifozët

“Mund të lë futbollin…”, Neymar jep lajmin e keq për tifozët

February 23, 2026
Iu zbuluan lidhjet me Jeffrey Epstein, arrestohet ish-ambasadori britanik në SHBA

Iu zbuluan lidhjet me Jeffrey Epstein, arrestohet ish-ambasadori britanik në SHBA

February 23, 2026
Deklarata e Ramës për liderët e UÇK-së në Bordin e Paqes, reagon Gjykata e Hagës

Deklarata e Ramës për liderët e UÇK-së në Bordin e Paqes, reagon Gjykata e Hagës

February 23, 2026
Programet e vetëpunësimit në Gjirokastër/ Turizmi dhe prodhimi, sektorët që kryesojnë investimet

Programet e vetëpunësimit në Gjirokastër/ Turizmi dhe prodhimi, sektorët që kryesojnë investimet

February 23, 2026
Takimi me Maznikun dhe Boçin, ambasadori i BE: Reforma territoriale të jetë gjithëpërfshirëse dhe transparente

Takimi me Maznikun dhe Boçin, ambasadori i BE: Reforma territoriale të jetë gjithëpërfshirëse dhe transparente

February 23, 2026
Çështja “Epstein”, çfarë rrezikon Donald Trump në Kongres

Vrasja e kreut të kartelit të drogës, Donald Trump mesazh Meksikës

February 23, 2026
Ministri Pirro Vengu, vizitë zyrtare në Hungari

Ministri Pirro Vengu, vizitë zyrtare në Hungari

February 23, 2026
Ndryshime në Gardën e Republikës/ Lëvizin disa drejtues, planifikohet ndryshimi i ligjit pas dështimit për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm

Ndryshime në Gardën e Republikës/ Lëvizin disa drejtues, planifikohet ndryshimi i ligjit pas dështimit për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm

February 23, 2026
Zhbllokohet rivlerësimi, Financat publikojnë udhëzimin e procedurave

Zhbllokohet rivlerësimi, Financat publikojnë udhëzimin e procedurave

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In