• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti ktheu ligjin Anti-Shpifje, reagon Balla: Kuvendi do ta rrëzojë dekretin! Meta ndoqi urdhrat e Bashës

by Java News
13/01/2020 12:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka deklaruar se Kuvendi do të rrëzojë presidentin Ilir Meta për paketën anti-shpifje, ndërsa e quajti vendimin e tij për ta kthyer mbrapsht një urdhër të kryedemokratit Lulzim Basha. Lidhur me tryezën e opozitës jashtëparlamentare për Reformën Zgjedhore, Balla tha se e vetmja tryezë ku diskutohet kjo reformë është komisioni i ngritur nga Kuvendi për hartimin e saj. Balla bëri thirrje të gjithë anëtarëve të këtij komisioni që të përshpejtojnë punën pasi sipas kodit zgjedhor, ajo duhet të jetë gati një vit para zgjedhjeve.

“Presidenti Ilir Meta pas urdhrit të Lulzim Bashës ktheu mbrapsjht përmes një dekreti dy ligjet komponentë të betejës së parë me shpifjen. Legjislacioni shqiptar duhet përmirësuar në luftën kundër shpifjes. Shqipëria ka nderin të drejtojë OSBE, kështu që sipas procedurës parlamentare ditën e hënë ardhja e dekreteve i njoftohet parlamentit, shqyrtohen në komision dhe Meta rrëzohet në seancën e ardhshme. Vendi ku diskutohet reforma zgjedhore është parlamenti dhe komisioni për këtë reformë. Përftoj nga rasti që të nxis të gjithë anëtarët e këtij komisioni që të ecim sa më shpejt, se parimet e zgjedhjeve na kërkojnë që një vit para zgjedhjeve te kemi gati kuadrin ligjor. Hapi më i rëndësishëm është zbatimi rekomandimeve të OSBE. Çështja e sistemi zgjedhor nuk lidhet me kodin por me kushtetutën dhe i takon një momenti të dytë. Pesë emra kanë ardhur në Kuvend dhe sapo Kuvendi të fillojë punë do votohet për kreun e ILD dhe ai që do marrë 84 vota do caktohet në krye të tij. Draftimi i Reformës në Drejtësi solli çelësin zhbllokues kur Kuvendi nuk arrin të mbledhë 84 vota, pra caktohet automatiksisht i pari në listë”, deklaroi Balla.

Numri dy i PS foli edhe për rastet e kryebashkiakëve të denoncuar nga Partia Demokratike se kanë fshehur dënimin në formularin e dekriminalizimit. Ai tha se prokuoria duhet të çojë deri në fund verifikimin e tyrem në mënyrë që opinioni publik të informohet për të shkuarën e çdo zyrtari.

“PS ka një vendim politik që prej ditës kur ka mbështetur ligjin për dekriminalizimin, dhe tashmë kjo është një përgjegjësi panel. I bëj thirrje prokurorisë të mos humbë kohë për verifikimin që opinioni publik të informohet për të shkuarën e çdo zyrtari. Por e theksoj kjo është detyra e prokurorisë dhe jo e partive politike”, tha Balla. /e.s/

Next Post
“Të flasë Marina për Alketën është sikur…”/ Klevi Kadilli flet për “sherrin” e moderatoreve: Motrat Vjollca s’janë prezantuese

"Të flasë Marina për Alketën është sikur…"/ Klevi Kadilli flet për “sherrin” e moderatoreve: Motrat Vjollca s'janë prezantuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike! Afrika e Jugut mund Korenë dhe avancon për herë të parë në fazën me eliminim direkt të Botërorit

Historike! Afrika e Jugut mund Korenë dhe avancon për herë të parë në fazën me eliminim direkt të Botërorit

June 25, 2026
Bind Meksika, mund çekët 3-0 dhe i dërgon në shtëpi

Bind Meksika, mund çekët 3-0 dhe i dërgon në shtëpi

June 25, 2026
Brazili fiton me “tris” dhe kualifikohet si kryesues, Maroku ia del me përmbysje

Brazili fiton me “tris” dhe kualifikohet si kryesues, Maroku ia del me përmbysje

June 25, 2026
Tronditet Venezuela. Dy tërmete ‘shkatërrojnë’ kryeqytetin, dyshohet për mijëra viktima

Tronditet Venezuela. Dy tërmete ‘shkatërrojnë’ kryeqytetin, dyshohet për mijëra viktima

June 25, 2026
Ali Ahmeti letër Ramës dhe zyrtarëve të lartë në Kosovë, BE dhe SHBA: Po rrezikohet Marrëveshja e Ohrit!

“Protestat u nxitën fillimisht nga Greqia”, Ali Ahmeti: Armiqtë e kombit po krijojnë pasiguri në Shqipëri

June 25, 2026
“Bisedimet teknike do të vijojnë javën e ardhshme në Zvicër”, Rubio nxjerr detajet nga negociatat SHBA-Iran

“Bisedimet teknike do të vijojnë javën e ardhshme në Zvicër”, Rubio nxjerr detajet nga negociatat SHBA-Iran

June 24, 2026
Romeo Kara: Me Berishën s’ka ndryshim, ka bërë shumë krime! Demokratët duhet të distancohen prej tij

Romeo Kara reagon ashpër ndaj PD: Nuk ngrihen 300 mijë shqiptarë për t’i dhënë pushtetin çunit të Fahri Balliut!

June 24, 2026
Protesta, ultimatumi dhe kufijtë e kërkesave politike

“Kërkesat e lexuara nga Goxhaj ishin nxjerrë nga Flamur Noka para një jave”, avokati zbulon prapaskenat nga protesta

June 24, 2026
Vangjeli: Protesta mund të shuhet në korrik, por shkaqet që i nxorën qytetarët në bulevard nuk largohen!

Vangjeli: Protesta mund të shuhet në korrik, por shkaqet që i nxorën qytetarët në bulevard nuk largohen!

June 24, 2026
Zogaj: Protestat humbasin forcën nëse personalizohen

Zogaj: Protestat humbasin forcën nëse personalizohen

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In