• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Presidenti kishte punë, ndërpritet ndeshja e gjuhen penalltitë

by A R
01/12/2015 12:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mauritani, stadiumi i Nouadhibou, qyteti i dytë më i madh i vendit afrikan. Dy ekipe, Fc Tevragh Zeina dhe Acs Ksar po luajnë finalen e Superkupës. Është minuta e 67-të e pjesës dytë dhe rezultati është 1-1, shkruan Lapsi.al.

Të dyja skuadrat duken të kujdesshme dhe të japin përshtypjen se po kërkojnë ta çojnë takimin në shtesë. Papritur arbitri fërshëlleu fundin e takimit. Duheshin më shumë se 20 minuta, por skuadrat shkojnë direkt te penalltitë. Pse? Ishte një urdhër i ardhur direkt nga Presidenti i Republikës?

Takimi ishte fiksuar qëllimisht më 28 nëntor, përvjetori i 55-të i pavarësisë së vendit nga Franca. Festa e pavarësisë kishte shumë ceremoni në program dhe ndeshja ishte një prej tyre.

Në tribunë ishte edhe kreu i shtetit Mohamed Ould Abdel Aziz. Duket se ishte ai që nuk po e shijonte më ndeshjen. Sipas gazetave lokale ai duhet të ishte i pranishëm edhe në një takim tjetër ndaj nga tribuna ka bërë me shenjë që ndeshja të ndërpritej dhe të nisnin penalltitë.

“Njëlloj si një i rritur që u bërtet fëmijeve nga ballkoni të ndërpresin lojën” – shkruajnë gazetat vendase. Mauritani zë vendin e 104-t në renditjen e FIFA-s dhe është një vend që nuk është kualifikuar asnjëherë në një kompeticion ndërkombëtar.

Pasi çështja është ndërkombëtarizuar lajmi se ndërprerja e ndeshjes u bë me urdhër të Presidentit është përgënjeshtruar. Sipas federatës, takimi u ndërpre për shkak të festimeve të shumta dhe kjo në mirëkuptim me të dy klubet. Sa për kronikë, Superkupa u fitua nga Fc Tevragh-Zeina.

Next Post

Reportazh, rrugëtimi i 40 vajzave kosovare për në Siri (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In