• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Presidenti kinez zhvillon nje bisedë telefonike me kryeministrin e Britanisë

by A R
09/09/2026 17:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti kinez Xi Jinping u bëri thirrje të martën Kinës dhe Britanisë ta respektojnë e besojnë njëra-tjetrën, të kapërcejnë mosmarrëveshjet e të kërkojnë bazën e përbashkët, duke zgjeruar bashkëpunimin me përfitime të ndërsjella.

Xi i tha këto gjatë një bisede në telefon me kryeministrin britanik Andy Burnham.

Duke e uruar Burnhamin për marrjen e detyrës së kryeministrit britanik, kreu i shtetit kinez theksoi që Kina dhe Britania janë partnere të gjithanshme strategjike.

Pavarësisht ndryshimeve në sistemet shoqërore dhe në kushtet kombëtare të tyre, të dy vendet kanë më shumë interesa të përbashkëta sesa dallime, tha presidenti Xi.

Ai vuri në dukje më tej që të dyja qeveritë janë të përkushtuara për zhvillimin e ekonomisë e për përmirësimin e jetesës së njerëzve, dhe të dyja palët mund të përplotësojnë pikat e forta të njëra-tjetrës e ta ndihmojnë njëra-tjetrën.

Duke theksuar se Kina dhe Britania janë dy fuqi tekniko-shkencore, me burime të pasura arsimore, kulturore, sportive e në fusha të tjera, presidenti Xi Jinping u bëri thirrje të dyja palëve të mbajnë qëndrim të hapur e largpamës dhe të forcojnë shkëmbimet e bashkëpunimin në fusha të ndryshme.

Xi shprehu shpresën që pala britanike do të mbrojë plotësisht të drejtat dhe interesat e ligjshme të investitorëve kinezë.
Nga ana e tij, kryeministri Burnham u shpreh në një mendje me presidentin Xi dhe përmendi lidhjen e vet me Kinën kur ishte kryetar bashkie i Mançesterit të Madh.

Duke kujtuar vajtjen e Xi Jinping-ut në këtë qytet gjatë vizitës së tij shtetërore në Britani në vitin 2015, Burnham tha se kjo vizitë pati një ndikim të madh në marrëdhëniet mes Mançesterit dhe Kinës.

Ai theksoi që Britania do të mbetet e vendosur në politikën e vet ndaj Kinës, si edhe në krijimin e partneritetit strategjik afatgjatë dhe të qëndrueshëm me palën kineze.

Britania është e gatshme të zhvillojë shkëmbimet e nivelit të lartë me Kinën, të çojë përpara bashkëpunimin dypalësh në fusha të ndryshme dhe të forcojë shkëmbimet njerëzore midis të dy vendeve, për t’i ngritur marrëdhëniet Britani-Kinë në një nivel të lartë si kurrë më parë për të mirën e dy popujve, tha Andy Burnham.

Qëndrimi i Britanisë për çështjen e Tajvanit është i pandryshuar, vuri në dukje ai.

Burnham e vlerësoi Kinën për reagimin shembullor ndaj rrëshqitjes së dheut në kufirin e saj me Nepalin dhe e falënderoi palën kineze për ndihmën e dhënë ndaj shtetasve britanikë të prekur nga fatkeqësia.

Next Post
Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, çfarë përfitojnë fermerët

Kush nuk interesohet brenda dy muajve humbet pronësinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

November 2, 2026
Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

November 2, 2026
Pensionistët marrin bonus, të moshuarit që jetojnë jashtë vendit mund ta tërheqin deri pas 36 muajsh

Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare

November 2, 2026
Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

November 2, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

November 2, 2026
Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

November 2, 2026
Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

November 2, 2026
Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

November 2, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

November 2, 2026
Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In