• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Presidenti kinez Xi Jinping, videotelefonatë me homologun e vet amerikan Joe Biden

by Java News
19/03/2022 09:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti kinez Xi Jinping u ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të punojnë bashkë me Kinën për t’i futur marrëdhëniet dypalëshe në rrugën e duhur dhe për të marrë përgjegjësitë e duhura ndërkombëtare të një vendi të madh, duke nxitur paqen dhe stabilitetin botëror.

Në një videotelefonatë me presidentin amerikan Joe Biden të premten, Xi përsëriti qëndrimin e Kinës për krizën në Ukrainë, duke vënë në dukje se detyra urgjente tani është të nxitet dialogu e negociatat për një armëpushim ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës sa më parë.

Zgjidhja afatgjatë për çështjen e Ukrainës është që vendet e mëdha duhet të respektojnë njëri-tjetrin, të braktisin mendësinë e Luftës së Ftohtë, të heqin dorë nga përballja midis blloqeve dhe të ndërtojnë një arkitekturë të ekuilibruar, të efektshme dhe të qëndrueshme të sigurisë globale dhe rajonale, shtoi ai.

Gjatë bisedës, Biden e siguroi Xi Jinping-un se ShBA-ja nuk ka si qëllim të nisë një Luftë të Ftohtë të re, nuk kërkon të ndryshojë sistemin e Kinës ose të rigjallërojë aleancat e saj kundër Kinës, nuk mbështet “pavarësinë e Tajvanit” dhe nuk synon një konflikt me Kinën.

Ai tha se Uashingtoni është i gatshëm për dialog të sinqertë me Pekinin, mbështet politikën e “Një Kine” dhe dëshiron të menaxhojë në mënyrë efektive konkurrencën dhe dallimet me Kinën, për të çuar përpara zhvillimin e qëndrueshëm të lidhjeve dypalëshe.

Kreu i shtetit kinez theksoi se ai i vlerëson seriozisht premtimet e presidentit Biden. Duke vënë në dukje se marrëdhëniet kino-amerikane po hasin gjithnjë e më shumë sfida, ai theksoi se është jashtëzakonisht e rrezikshme që disa politikanë amerikanë dërgojnë sinjale të gabuara për forcat e “pavarësisë së Tajvanit”.

Presidenti kinez u kërkoi Shteteve të Bashkuara ta vlerësojnë seriozisht çështjen e Tajvanit, duke thënë që nëse kjo çështje nuk trajtohet siç duhet, lidhjet dypalëshe do të minohen. Pala amerikane ka bërë keqllogaritje e gjykime të gabuara lidhur me qëllimet strategjike të Kinës, shtoi ai.

Presidenti kinez Xi Jinping në videotelefonatën me homologun amerikan Joe Biden, 18 mars(Foto:Xinhua)

Presidenti kinez Xi Jinping në videotelefonatën me homologun amerikan Joe Biden, 18 mars(Foto:Xinhua)

Kyçi i marrëdhënieve Kinë-ShBA është të menaxhohen siç duhet dallimet mes tyre, tha presidenti Xi, duke shtuar se zhvillimi i qëndrueshëm i këtyre marrëdhënieve është në interes të të dy vendeve.

Duke folur për situatën në Ukrainë, presidenti Xi tha se kriza në Ukrainë nuk është diçka që Kina dëshiron të shohë. Sipas tij, kriza tregon sërish se konflikti dhe përballja mes vendeve nuk u shërbejnë interesave të askujt, ndërsa paqja dhe siguria janë ato që bashkësia ndërkombëtare çmon më shumë.

Sipas tij, të gjitha palët duhet të mbështesin bisedimet e paqes ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës. ShBA-ja dhe NATO-ja gjithashtu duhet të zhvillojnë dialog me Rusinë për të zgjidhur thelbin e krizës në Ukrainë dhe për të zbutur shqetësimet e sigurisë si të Rusisë, ashtu edhe të Ukrainës.

Xi paralajmëroi kundër ushtrimit të sanksioneve të gjithanshme e jodiskriminuese, duke thënë që, nëse përshkallëzohen më tej, ato do të shkaktojnë një krizë serioze në zinxhirët globalë të tregtisë, financave, energjisë, ushqimit dhe industrisë, do të dëmtojnë mirëqenien e njerëzve dhe do të përkeqësojnë ngadalësimin e ekonomisë botërore.

Pekini ka bërë të gjitha përpjekjet e mundshme për të nxitur paqen dhe do të vazhdojë të luajë një rol pozitiv në zgjidhjen e çështjes së Ukrainës, tha Xi. Ai vuri në dukje se Kina do të vazhdojë të ofrojë ndihmë humanitare për Ukrainën dhe vendet e tjera të prekura.

Presidenti amerikan, nga ana e tij, e informoi homologun e vet kinez mbi qëndrimin e ShBA-së për krizën në Ukrainë, duke thënë se Uashingtoni është i gatshëm të komunikojë me Pekinin për këtë çështje, për të parandaluar përshkallëzimin e krizës.

Të dy presidentët thanë se videotelefonata ishte konstruktive dhe u kërkuan ekipeve të punës të të dy vendeve që të ndërmarrin veprime konkrete për t’i rikthyer lidhjet kino-amerikane në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm dhe të bëjnë përpjekje për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës në Ukrainë.

Next Post
Zv/ministri Kote: Katër produktet e para bazë që do u ngrijë marzhi i fitimit, si bëhet përllogaritja

Zv/ministri Kote: Katër produktet e para bazë që do u ngrijë marzhi i fitimit, si bëhet përllogaritja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In