• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Presidenti kenian Obama-s: Kultura jonë s’i pranon homoseksualët

by
26/07/2015 13:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë vizitës së tij në Kenya, në vendin e paraardhësve të tij, presidenti amerikan Barack Obama, i ka mbajtur leksione presidentit kenian Uhuru Kenyatta për të drejtat e homoseksualëve në vendin e tij, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.

“Kur fillon t’i trajtosh njerëzi ndryshe jo pse ata janë duke i bërë dëm dikujt, por për shkak se janë ndryshe, kjo është pika kur liritë fillojnë të shkatërrohen”, ka thënë Obama në një konferencë të përbashkët me liderin kenian në Nairobi. “Dhe kështu gjëra të këqija ndodhin”.

Sipas ligjeve keniane, aktiviteti seksual mes burrave është ilegal dhe përfshin një dënim prej 14 vjetësh burg.

Shumë liderë kenianë i kanë kërkuar Obamas që të mos flasë për të drejtat e homoseksualëve gjatë udhëtimit të tij të parë në Kenya si president.

Por Obama ka marrë shembull dhe e ka barazuar diskriminimin e njerëzve me ngjyrë në amerikë me atë të homoseksualëve në shtetin afrikan.

“Kur një qeveri krijon zakonin e të trajtuarit ndryshe të njerëzve, kjo shprehi mund të përhapet”, ka thënë Obama. “Si një afrikano-amerikan, unë jam i vetëdijshëm se çfarë ndodh kur njerëzit trajtohen ndryshe nga ligji”.

Por presidenti Kenyatta, ka thënë se përderisa SHBA-të dhe Kenya ndajnë shumë vlera dhe qëllime të njëjta, të drejtat e homoseksualëve nuk bëjnë pjesë në atë listë.

“Është fakt se Kenya dhe Amerika i ndajnë të njëjtat vlera si dashuria për demokracinë, ndërmarrësinë dhe përkushtimi për familjen “, ka thënë Kenyatta.

“Por janë disa gjëra për të cilat më duhet ta pranoj se nuk i ndajmë dot. Janë ato që kultura dhe shoqëria jonë nuk i pranon”.

“Është e vështirë për ne që të imponojmë tek njerëzit diçka që as ata vetë nuk e pranojnë. Ne duam që të fokusohemi në gjëra tjera”.

Pas këtij komenti një aplauz pothuajse shurdh u dha nga audienca.

Next Post

Vritet zv/drejtori i të Hyrave Publike, Maqedoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com