• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti Ilir Meta për Gent Cakën: Do bëjmë të gjitha kërkimet apo verifikimet

by Java News
07/01/2019 21:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Meta ende nuk ka firmosur ende dekretet për emërimin në postin e ministrit të 5 emrave të propozuar nga kryeministri Rama, respektivisht Genti Cakaj, Elva Margariti, Besa Shahini, Belinda Balluku dhe Anila Denaj.

 

I ftuar sot në emisioni “A Shoë” të gazetarit, Adi Krasta në Neës 24, Meta ka sqaruar dhe arsyet pse sipas tij po vonon të hedhë firmën për secilin nga propozimet e Ramës.

 

PJESË NGA INTERVISTA

 

Zoti Meta, një nga analistët në Shqipëri, kishte hedhur teori konspiracioni, – nga ato treqind teoritë e konspiracionit që zakonisht prodhohen në njëzet e katër orë, – që ky veprim jo domosdoshmërisht është një veprim institucional i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, por kishte aluduar se është ‘një marrëdhënie e ndërlikuar midis Metës dhe Bushatit’, ‘një antipati reciproke’ dhe le të themi një lloj ‘futjeje e shkopinjve në rrota’ për çdo moment, gjatë gjithë kohës që ai ka qenë në detyrë. Kjo natyrisht që nuk është e vërtetë?

 

Unë besoj se marrëdhënia ime me të gjithë ministrat, me të gjitha institucionet, nga ana e Presidentit të Republikës, por edhe nga ana personale, njerëzore, ka qenë jashtëzakonisht korrekte. Së dyti, nga ana institucionale, akoma edhe më korrekte, nga Institucioni i Presidentit. Dhe për këtë besoj se kanë qenë në dijeni edhe kryeministri apo edhe kryetari i Kuvendit, apo komisioni i Jashtëm në Kuvend. Dhe ideja ka qenë për të mbështetur gjithmonë ministrin e Jashtëm, pavarësisht nga emri që ka qenë apo nga ai që mund të jetë në të ardhmen, për të përmbushur ato detyra, të cilat janë të një rëndësie të madhe dhe delikate, sepse lënë gjurmë të mira ose jo në planin ndërkombëtar dhe lidhen me interesa të sigurisë kombëtare, të integrimit europian, të detyrimeve ndaj NATO-s dhe partnerëve strategjikë. Pra janë çështje delikate.

Meta tek Adi Krasta

 

A i ka kërkuar Institucioni i Presidenti të Shqipërisë, ose a duhet t’i kërkojë një informacion zyrtar me firmë e me vulë të firmosur nga Presidenti i Republikës, ose nga Zyra e Tij Ligjore, kryeministrit të Kosovës në raport me ministrin e sugjeruar Cakaj?

 

Nuk do të dëshiroja të hyja në komente, por ne do të bëjmë të gjitha kërkimet apo verifikimet për…

 

A mund të themi një “po’, ose një ‘jo”?

 

.. për të gjithë ministrat. Ne do të bëjmë të gjitha verifikimet e duhura dhe të mundshme.

Next Post
Burri bën një tatuazh, duke i kërkuar falje gruas

Burri bën një tatuazh, duke i kërkuar falje gruas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

September 8, 2026
Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

September 8, 2026
Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

September 8, 2026
Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

September 8, 2026
Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

September 8, 2026
Arsenali e nis me ‘këmbën e mbarë’ sezonin e Premier League, kampionët fitojnë pastër ndaj Coventry!

Champions/ Ndeshja Napoli-Arsenal, anulohet konferenca për shtyp e Artetës, zbulohet arsyeja…

September 8, 2026
Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

September 8, 2026
Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

September 8, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

EMRAT/ Kris arma në Laprakë, raportohet për 2 persona të plagosur! Policia jep detajet e para nga ngjarja: Ndodhi në…

September 8, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com