Aleksandër Ceferin, president i UEFA-s, ka zbarkuar këtë të diele në kryeqytet ku është i ftuar nderi për të inauguruar impiantin më të ri në Shqipëri, “Air Albania Stadium”.
Numri një i qeverisë së futbollit europian ka pasur një axhendë të ngarkuar teksa fillimisht u takua me kryeministrin Rama, vizitoi më pas nga pranë “Shtëpinë e Futbollit”, u dekorua nga Presidenti Meta ndërsa ka dalë edhe përpara mediave në një konferencë për shtyp.
Ai u shpreh se futbolli shqiptar është në rrugën e duhur. Duke u ndalur tek stadiumi i ri, Ceferin tha: “Në futboll gjithcka nis nga investimet. Stadiumi i ri është një nga më të rëndësishmit në rajon”.