• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti i Senatit italian pret deputetët shqiptarë: Jemi krenarë për miqësinë tonë të fortë

by A R
09/03/2023 08:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vijim të vizitës zyrtare në Romë, mbrëmjen e sotme Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, dhe delegacioni i Kuvendit i përbërë nga Zëvendëskryetarja Felaj, Zëvendëskryetari Gjerkmarkaj, Kryetari i grupit të miqësisë Pëllumbi dhe Ambasadorja Bitri Lani, u takuan me Presidentin e Senatit të Italisë, z. Ignazio La Russa.

Kryetarja Nikolla e falenderoi Presidentin e Senatit La Russa për mbështetjen e gjithanshme të Italisë për Shqipërinë, Partneritetin Strategjik dhe bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh, sidomos për mbështetjen e fuqishme të rrugëtimit evropian të Shqipërisë dhe të vendeve të rajonit. “Vizitat dhe shkëmbimet e nivelit të lartë mes dy vendeve dëshmojnë klimën e marrëdhënieve të shkëlqyera politike, të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe miqësisë mes dy popujve tanë. Bashkëpunimi ekonomik është intensiv dhe mund tëmbështetet në përdorimin më mirë të pozicionit dhe afërsisë gjeografike të vendeve tona, duke gjeneruar programe të reja zhvillimi e bashkëpunimi. Shqipëria vlerëson politikat për ruajtjen e traditave arbëreshe dhe mësimin e gjuhës shqipe në Itali dhe ka krijuar kushtet për mësimin e gjuhës italiane në sistemin arsimor parauniversitar në Shqipëri. Bashkëpunimin shumë të mirë dypalësh mund ta thellojmë edhe në fusha të tjera.”, theksoi Kryetarja Nikolla.

Presidenti i Senatit, z. Ignazio La Russa, pasi vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve nënvizoi se miqësia mes italianëve dhe shqiptarëve është e natyrshme dhe fqinjësia kulturore është një urë miqësie mes dy vendeve. Italia bashkëpunon me Shqipërinë si një partner që gjeneron stabilitet dhe kontribut për paqen e sigurinë. Italia është gjithashtu krenare për marrëdhëniet e shëndosha, raportet e larmishme mes dy vendeve dhe miqësinë e fortë me Shqipërinë dhe shqiptarët.

Kryetarja Nikolla e ftoi Presidentin La Russa për një vizitë zyrtare në Shqipëri, e cila do të realizohet së shpejti.

Presidenti La Russa i dhuroi Kryetares Nikolla dhe anëtareve të delegacionit lule me rastin e 8 Marsit.

Next Post
Rama poston fotot nga gjimnazi i ri në Sukth: Kushte mësimore sipas standardeve të BE

Rama poston fotot nga gjimnazi i ri në Sukth: Kushte mësimore sipas standardeve të BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In