• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Presidenti i ri Hashim Thaçi: Do punoj fort për normalizimin e dialogut politik

by Aalison Pearse Stevens
26/02/2016 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Update/ Në fjalën e tij Presidenti Hashim Thaçi ka falenderuar të gjithë pjesëmarrësit në votim, qytetarët e Kosovës si dhe ka premtuar se do të luftojë fuqimisht për institucionalizimin e dialogut politik në vend.

“Falenderoj të gjithë deputetët e të gjtiha partvie politike që janë sot në votim. Të falenderoj PDK dhe Lidhjen demokratike, Listën Serbe… Ju siguroj se do të punoj gjithmonë në shërbim të vendit dhe të qytetarëve duke respektuar gjithmonë kushtetutën… duke u shërbyer të gjithë qytetarëve pa dallime etnike, për të ndërtuar Kosovën europiane, për të çuar Kosovën drejt BE-së dhe Natos.

Falenderoj edhe një herë qytetarët e kosovës që për një dekadë më kanë besuar.

Të jeni të sigurt se do të punoj më fuqimisht në institucionalizimin e dialogut politik.

Sot në këtë moment madhështor dhe të vecantë për mua, dëshiroj të përkujtoj heroizimin e komandatit Adem Jashari, të Presidentit Historik Rugova dhe të gjithë atyre që kanë qenë në krah të Kosovës.”- deklaroi Thaçi.

Betimi i Hashim Thaçit si Presidenti i ri i Kosovës do të bëhet në parlament më 7 prill.

Raundi i Tretë: Hashim Thaçi ka arritur të marrë 61 votat e nevojshme për tu bërë Presidenti i ri i Kosovës.

Raundi i dytë: Ka dështuar edhe raundi i dytë për zgjedhjen e Hashim Thaçit President të Kosovës. Kryetari i PDK-së nuk ka arritur të marrë 2/3 e nevojshme, apo 80 e më shumë vota, për t’u bërë i pari i vendit. Parlamenti vazhdon me raundin e tretë dhe final ku Thaçit i duhen vetëm 61 vota. Janë shënuar 12 vota më pak të pavlefshme, teksa Thaçi ka marrë 14 vota më shumë. Kadidati tjtër Rafet Rama ka marrë vetëm dy vota.

Raundi i parë: Ka përfunduar numërimi i votave të raundit të parë për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës. Nga numërimi i votave shumë prej tyre kanë rezultuar të pavlefshme, ndërsa disa të tjera kanë qenë pro Rifet Ramës. Për Thaçin kanë votuar 50 deputetë ndërsa 4 vota ka marrë Rafet Rama. 27 prej tyre kanë qenë të pavlefshme.

Ndërkohë që opozita jashtë parlamentit ka nisur të hedhë bomba molotov dhe gaz lotësjellës.

1-230

Seanca ka rinisur për herë të tretë, teksa deputetët e opozitës janë jashtë saj. Aktualisht janë 82 deputetë të mjaftueshëm për të zgjedhur Presidentin.

…….

Deputetët e opozitës po largohen nga salla, pas vendimit për përjashtimin e tyre. Deri më tani janë larguar thuajse të gjithë deputetët e opozitës. Në dalje të parlamentit, kreu u VV Visar Ymeri tha se vendimi i kryeparlamentarit Kadri Veseli për të përjashtuar opozitën nga salla është një tjetër shprehje negative e kësaj qeverie.

“Policia i tërhoqi zvarrë deputetët, të cilët u përjashtuan në mënyrë arbitrare, me një vendim që nuk ka kurrfarë arsyetimi”, tha Ymeri.

“Ky është një operacion i cili është bërë në bashkëpunim me policinë e Kosovës. Ky Kuvend i cili po e humb legjitimitetin, po behet vend i policëve i kontrolluar nga treshja Thaçi, Mustafa, Veseli”, tha Ymeri.

……………

Ndërsa Kuvendi i Kosovës priste të votonte sot kandidaturat për president, Rafet Rama dhe Hashim Thaçi, një bombol e gazit lotsjellës ka shpërthyer në ulëset e opozitës.

Gjatë seancës së sotme, opozita mbajti edhe fjalimet e saj në foltore, ndërsa në përfundim të tyre, ata kanë hedhur gazin duke bërë që seanca të shpërndahet.

Ndërkohë, mijëra protestues presin jashtë Kuvendit i cili ruhet nga forca të shumta policie.

Opozita kosovare kundërshton zgjedhjen e Thaçit si President të Republikës. Mësohet se gazi u hodh nga deputetji Bali Muharremaj pak para se të niste procedura e votimit, ndërsa më parë folën Fatmir Limaj, Albin Kurti dhe Visar Ymeri.

 

Next Post

Majlinda Bregu: Europianëve ju duhet durim me tallavanë shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In