• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti i ri/ Dështoi i treti, Konferenca e Kryetarëve mblidhet nesër në orën 14:00, cakton datën për raundin e katërt

by Java News
30/05/2022 20:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas dështimit të raundit të tretë për emrin e Presidentit, ditën e nesërme në orën 14:00 do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve.

Kujtojmë se edhe në raundin e tretë, opozita nuk solli asnjë kandidaturë në atë që u përcaktua si shansi i fundit nga maxhoranca për të propozuar kandidat për Kreun e ri të Shtetit.

Në raundin e katërt maxhoranca ka paralajmëruar se do të jetë ajo që do të propozojë kandidatët për president që do të çohen më pas për votim në parlament.

Në raundin e katërt dhe të pestë zgjidhet President kandidati që siguron më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit, çka do të thotë se maxhoranca i ka votat.

“Të nderuar kolegë, nesër ditën e martë, datë 31 maj, ora 14.00 do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, e cila do të shqyrtojë disa çështje në rendin e ditës.

Në pikën për përcaktimin e datës së votimit të katërt  për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, seanca do të transmetohet live në faqen ËEB dhe FB të Kuvendit.

Operatorët mund të ndjekin fillimin e mbledhjes së Konferencës për plane, ndërsa gazetarët mund të ndjekin mbledhjen gjatë kohës ku do të shqyrtohet çështja per zgjedhjen e Presidentit.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, mund të më shkruani për çdo nevojë për mbështetje apo sqarim”, thuhet në njoftim.

Si zgjidhet presidenti i ri

10 maji është data e konsideruar si nisja e procesit të zgjedhjes së Presidentit të Republikës ndaj maksimumi brenda gjysmës së dytë të qershorit do të kemi një President të ri Republike. Sipas Kushtetutës procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës në Kuvend nis jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Presidentit aktual. Domethënë në rastin konkret maksimumi duhet të ishte data 24 maj, pasi mandati i Metës mbaron më 24 korrik.

Tashmë është koha e propozimit zyrtar të kandidaturave, një grup me jo më pak se 20 deputetë ka të drejtën t’i propozojë Kuvendit kandidaturën për President të Republikës së Shqipërisë. Një deputet nuk mund të propozojë më shumë se 1 kandidat për Presidenti. Kushtetuta përcakton se janë pesë raunde për zgjidhjen e Presidentit.

Në tre raundet e para kërkohet një shumicë prej 3/5, 84 vota, ndërsa në dy e tjera, të katërtin dhe të pestin, presidenti mund të zgjidhet me 71 vota. Raundet nga njëri tjetri duhet të zhvillohet brenda 7 ditëve, që do të thotë se Presidenti i ri i Republikës maksimalisht në gjysmën e dytë të muajit qershor do të jetë i zgjedhur, duke qenë se data e fillimit të procesit është konsideruar data 10 maj. Votimi për secilin raund bëhet i fshehtë dhe pa debate./m.j

Next Post
Fëmija që i shpëtoi sulmit në shkollë tregon momentet e tmerrit: U fsheha poshtë tavolinës, autorin e shihja. Dola nga dritarja e thyer

Fëmija që i shpëtoi sulmit në shkollë tregon momentet e tmerrit: U fsheha poshtë tavolinës, autorin e shihja. Dola nga dritarja e thyer

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikimi i fotove të Ergys Agasit pas arrestimit, AMP nis hetimet për Policinë e Tiranës!

Publikimi i fotove të Ergys Agasit pas arrestimit, AMP nis hetimet për Policinë e Tiranës!

August 27, 2026
VIDEO/ “Merz duhet të largohet”- Protesta në Gjermani, 10 mijë qytetarë duan dorëheqjen e kancelarit, listë me 11 kërkesa! Rritet ekstremi i AFD-së

Zgjedhjet lokale në Gjermani, ekstremi i djathtë kryeson bindshëm në sondazhe! AfD në avantazh, CDU 20 pikë pas

August 27, 2026
Zbulohen dokumentet se kur Sali Berisha do të udhëtojë në SHBA, Gazment Bardhi kërkesë për notë verbale Ministrisë së Jashtme

Zbulohen dokumentet se kur Sali Berisha do të udhëtojë në SHBA, Gazment Bardhi kërkesë për notë verbale Ministrisë së Jashtme

August 27, 2026
Mbyllja e tre kapitujve në negociata, Antonio Costa: Shqipëria një hap më pranë BE-së

Antonio Costa tur në kryeqytetet e BE-së, premton përshpejtimin e zgjerimit të Unionit!

August 27, 2026
U kap me armë të mbushur e me makinë të blinduar, çfarë e lidh 41-vjeçarin e arrestuar me vrasjen e çiftit Mujeci në Lezhë!

U kap me armë të mbushur e me makinë të blinduar, çfarë e lidh 41-vjeçarin e arrestuar me vrasjen e çiftit Mujeci në Lezhë!

August 27, 2026
Viti i ri shkollor/ Kumbaro mbledh drejtuesit e arsimit parauniversitar, risi shtrirja e programit “Pas Shkolle” në mbi 400 institucione arsimore

Viti i ri shkollor/ Kumbaro mbledh drejtuesit e arsimit parauniversitar, risi shtrirja e programit “Pas Shkolle” në mbi 400 institucione arsimore

August 27, 2026
Vrau 8 mijë burra dhe djem myslimanë në Bosnje/ Mlladiç: Kam punuar me ndershmëri

Ndërron jetë “kasapi i Bosnjës” Ratko Mlladiç, i dënuar për masakrën e Srebrenicës me mbi 8 mijë të vrarë!

August 27, 2026
Dhunoi fizikisht gazetarin, arrestohet 51-vjeçari në Shkodër

Dhunoi dhe plagosi gruan me sëpatë, arrestohet 71-vjeçari në Vlorë!

August 27, 2026
VIDEO/ Kujt po ia shkel syrin Grida Duma në Kuvend?!

Përflitet si Zv/kryeministre në shtator, reagon Grida Duma: Flini të qetë, vera mbaroi bashkë me intrigat dhe thashethemet e pazarxhinjve!

August 27, 2026
KQZ nuk i hoqi mandatin Kreshnik Hajdarit, ‘Bashkë Fitojmë’ ankim në KAS

Bashkiaku i Kuçovës s’e humbet postin, Kreshnik Hajdari mbetet në detyrë! KAS konfirmon vendimin e Celibashit, ja si u votua

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com