Diskutimet në mbledhjen e grupit të PD janë fokusuar dhe te zgjedhja e presidentit të ri. Gazetari Juxhin Mustafaraj raporton se kanë qenë një grup deputetësh që janë shprehur pro uljes së tryezë me maxhorancën për negociata për zgjedhjen e presidentit të ri.
Ferdinand Xhaferaj, është një prej deputetëve që ka pranuar që të përfshihen në procesin e zgjedhjes së Presidentit, por ka theksuar se nuk duhet të lejojnë të përdoren.
“Duhet të marrim pjesë në proces duke qenë të sigurt që nuk përdoremi nga ky proces. Kushtetuta në frymë përcakton zgjedhje konsensuale me tre raunde me 84 vota dhe vetëm për të shmangur zgjedhjet e parakohshme kërkon raund të katërt dhe të pestë me 71 vota.
Duke marrë në konsideratë frymën e Kushtetutës që kërkon president konsensual dhe për më tepër faktin që Rama me disa deputetë të prodhuar nga non gratat nuk ka as legjitimitetin e 71 e bën të mundur pjesëmarrjen tonë në proces vetëm nëse maxhoranca angazhohet të zgjedhë presidentin bazuar me tre raunde, bazuar në një paketë konsensuale kriteresh. Kjo është rruga që bën të mundur pjesëmarrjen në këtë proces kushtetues dhe jo përdorimin nga ky proces”, ka thënë Xhaferaj mes të tjerash.
Propozimi i Xhaferajt për të mos u bërë fasadë është mbështetur edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi. Ky u fundit shtoi se duhet të propozohen kriteret dhe procedurat, për zgjedhjen e presidentit të ri. Bardhi ka thënë më tej se nuk duhet të ketë komplekse për shkak se ka sulme nga një grup të i ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa ka shtuar se opozita ka punuar që në PD të mos ketë përçarje.
“Të propozojmë kriteret dhe procedurat. Ne duhet të vazhdojmë me opozitën. Dhe mos te kompleksohemi se një grup i Berishës na sulmon. Ne nuk ju përgjigjemi me të njëjtën gjuhe për të ruajtur PD. Ne jemi ruajtur mos ta përçajmë PD. Na sulmojnë sot që mos të marrim pjesë te presidenti.
Ata qe deri dje thonin përse bojkotoni. Pra kuptohet kush ka qenë pas bojkotit deri dje. Presidentin e zgjedh parlamenti dhe vendos Grupi Parlamentar. Nuk vendos Jozefina, Rudina dhe Murrizi në Këshill Kombëtar. Ata që deri dje sulmonin PD. Murrizi, Rudina dhe Jozefina që ne i kishim përballë një vit më parë do të na diktojnë ne si grup parlamentar ca vendimi do të marrim”, ka thënë Bardhi.
Edhe deputeti Lefter Gështenja është shprehur opozita duhet të zgjedhë disa emra me integritet të lartë për t’i propozuar. Ai thotë se kushti i tij i vetëm është që të propozohet një personazh antikomunist që nuk shitet dhe nuk blihet.
Kreshnik Çollaku: Duhet të marrim pjesë në tryezën për të zgjedhur kandidatin për President, pa komplekse. Të ketë figurë me integritet.
Saimir Korreshi: Te propozojmë një emër për President. President qe ne besojmë që bën. Duhet patjetër te marrim pjesë në reformën territoriale. Duhet të pyesim dhe të vendosim bashkë me ata që nuk janë prezent nëse do marrim pjesë apo jo. E para kjo. Në bojkotet koha ka treguar që kanë qenë të gabuara dhe s’na ka dhënë të drejtë.
Duhet te kemi të qartë që Rama e vendos vetë presidentin edhe pa në pasi po ne e kemi ndryshuar me herët kushtetutën. Procesi mos të kushtëzohet vetëm te emri por nje proces qe të ketë procedura dhe kritere nëse nga pala tjetër nuk pranohen s’kemi pse bëhemi fars. Ne duhet të propozojmë një figurë e cila të jetë e pranuese për shqiptarët qe i përfaqëson të gjithë ata.
Lefter Gështenja: Edhe pse ne e dimë që Rama i ka numrat ne duhet të marrim pjesë duke vendosur kritere të sakta se kush duhet të jetë presidenti. Para opinionit publik ne nxjerrim 1 2 3 ose 4 kandidate potencialë që kanë reputacion në opinionin publik. Duke sfiduar maxhorancën me kandidatë me integritet. E sigurt që qytetarët do të na vlerësojnë për këtë zgjidhje. Kushti im është që presidenti të jetë një ati-komunist që nuk shitet e nuk blihet.