• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti i Republikës, kur mëkatarëve ju kërkohet të zgjedhin një shenjtor

by Lorenc Vangjeli
11/06/2022 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Nuk ka mision më të pamundur sesa pritja dhe shpresa që një grup mëkatarësh të zgjedhë një shenjtor. Votimi i Presidentit të Republikës, së paku ashtu siç e kërkon përfytyrimi romantik i shoqërisë dhe gjykimi i drunjtë i cinikëve, nga një këndvështrim i tillë, është vërtet mision i pamundur.

Kushtetuta parashikon që kreu i shtetit të zgjidhet nga Kuvendi. Por sikur të besohet çfarë deputetët i thonë njëri-tjetrit, vetë Kuvendi do të ishte një tempull që duhej t’i dilte flaka mbi çati dhe deputetët do të duhej të përziheshin me kamzhik prej tij. Me akuzat që ata shpërndajnë aq lehtësisht me njëri-tjetrin, shumë nga ta do të duhej të pushkatoheshin nga dy herë në muaj, të ringjalleshin dhe pastaj të pushkatoheshin sërish.

Një pjesë e tyre e meritojnë ndëshkimin. Një pjesë hyjnë në atë kategori njerëzore që si të jenë, si të mos jenë, as nuk prishin dhe as nuk ndreqin punë. Të tjerë akoma, mund të jenë individë të mrekullueshëm që ndodhen në vendin e gabuar, por nuk mungojnë as ata që quhen njerëz për së mbari. Qytetarë që ju dhemb dhembja dhe profesionistë pa të sharrë.

Në përgjithësi Kuvendi është pasqyra perfekte e shoqërisë së deformuar shqiptare, një shoqëri nën trauma e stres, me individë të fortë, por që së bashku nuk kanë mundur kurrë të bëjnë një komunitet. Ai është refleksi tipik i ngutit për të pasur sot atë që ka munguar në dekada, i hapit për të kapërcyer pa kthyer kokën në të ardhme, kur e shkuara i mban fort prej xhakete, nga kandili tek energjia bërthamore, nga xhepi bosh tek llogaria e Elon Muskut; ai është demonstrim me formë të ndryshme i thelbit problematik që afron niveli i administratës, arsimit, shëndetësisë, sistemit të rrugëve, kulturës, shërbimeve, arkitekturës e çdo elementi tjetër të mundshëm që e bën Shqipërinë lehtësisht të dallueshme në familjen e kombeve. Ende e fundit në Evropë dhe me ngut për të jetuar evropianisht.

Zgjedhja e presidentit të Republikës kaloi nëpërmjet një procesi që do të mbahet mend gjatë pikërisht për shkak të rrethanave të veçanta në të cilat ndodhet parlamenti. Që në krye të herës nuk kishte asnjë dyshim që dirigjenti i procesit do të ishte drejtuesi unik i maxhorancës.

Me një shumicë të garantuar që e çonte lehtësisht tek votat që nevojiteshin për raundin e katërt të votimit, Rama ishte i qetë në këtë pikë, por vetëm naivët nuk dallonin dyshimet dhe dilemat e tij politike dhe njerëzore tek vendimmarrja e tij personale. Për askënd nuk do të ishte e lehtë që të vizantonte me dorën e tij portretin e njeriut që do të ishte kreu i shtetit dhe me të cilin, ai do të ketë një marrëdhënie të veçantë, të paktën pesë vjet rresht.

Fillimisht në raportin mes presidentit dhe kreut të qeverisë dhe më pas, ndoshta edhe me një raprt tjetër, ndoshta edhe të përmbysur, nëse ndodh rrëzimi i tij në zgjedhjet e 2025-ës. Kjo është një nga arsyet kryesore që fillimisht Rama e ngriti stekën tek e pamundura: të nxirrte votat për presidentin edhe me duart e opozitës. Dhe kjo ishte pika në të cilën trazohej rezultati për shkak të dilemës: cila është opozita?

Alibeaj? Enkelejdi është drejtuesi i një grupi parlamentar pa parti. Alibeaj nuk mundi të shkojë më tej sesa sigurimi i alibisë vetjake: tentova, por Rama na e hodhi!

Berisha? Përtej Non Grata-s, Doktori është drejtuesi i një partie pa grup parlamentar.

I pari nuk mundi të ishte dot palë në një proces ku nuk arriti të afrojë asgjë më shumë sesa shndërrimin e vetes në një reporter televizi që raportonte live nga negociatat, kurse i dyti godiste me gurë derën që e dinte se nuk mdo t’ja hapte askush. Mbeteshin vetëm grupet e tjera parlamentare, nga të cilat LSI do të votonte kundra për llogari të Ilir Metës, kurse mozaiku i partive të tjera të Dukës, Idrizit e Dodës, Dules, Shehit e Mediut, i kishte të gjitha gjasat të ngrihej mbi momentin për t’i folur vetë të nesërmes së tyre politike. Askush nuk e bëri dot një gjë të tillë.

Eshtë e qartë, se në të gjitha rethanat, jashtë rrethit të besimit të Ramës, ai do të refuzonte edhe Jezu Krishtin po t’ja propozonin duke thënë se do t’i mërziteshin myslimanët; nuk do të pranonte as Muhametin sepse do të thoshte se do t’i mërziteshin të krishterët. Por duke mos i çuar asnjë emër, ai fitoi edhe njëherë lehtësisht lojën e tij të preferuar në fushën bosh që ja le sindroma e humbësit që ka pushtuar opozitën përballë tij.

Zgjedhja e njerëzve, nuk është pika e fortë e Ramës. Edhe ai, si shumë të tjerë në karrigen e tij kanë marrë vendime për individë që kanë çuditur dhe lebetitur publikun. Shpesh kryeministrat kanë bërë zgjedhje të qortueshme njerëzore për të clat janë penduar edhe vetë. Por zgjedhja e ish-kreut të Forcave të Armatosura, ka befasuar në drejtim të kundërt. Rama mbërriti tek emri i doktor Bajram Begajt, njëkohësisht edhe ushtaraku me gradën më të lartë në ushtrinë shqipare, me një kthjelltësi marramendëse.

Ai bashkoi në një emër të gjitha ndjeshmëritë e publikut: doktor në emër të nevojës që ka shoqëria për t’u shërruar, ushtarak, si përfaqsues i institucionit me konsensus të lartë besimi prej saj. Dhe këtë gjë më mirë se bashkëpunëtrët e tij që edhe njëherë si përherë zgjidhjet e lëmsheve i presin nga Rama, e kuptuan kundërshtarët e tij. Ata bojkotuan votimin sepse nuk kishin asnjë arsye për të votuar kundër Doktor Bajram Begajt dhe nuk kishin këllqe politike për të votuar pro.

Dhe në këtë pikë, Doktor Berisha e di më mirë se kushdo sesa e pamundur do të ishte tentativa e mëkatarëve për të zgjedhur një shenjtor. Mëkatarët dihet se cilët janë, kurse shenjtorët janë personazhe vetëm në librat e shenjtë.

Next Post
Shmanget incidenti me jahtin në portin e Durrësit/ Autoritetet shqiptare i shkojnë në ndihmë. Shpëtohen 6 shtetasit italianë

Shmanget incidenti me jahtin në portin e Durrësit/ Autoritetet shqiptare i shkojnë në ndihmë. Shpëtohen 6 shtetasit italianë

Comments 1

  1. Lan XHABIJA says:
    4 years ago

    Në shënjë, o i shënjti gazetarisë, Lenc Vangjeli.
    Në këtë shkrim – postulat, nuk munt lëvizesh asnji pikë, presje apo pikë-presjeje mbasi shëmton dhe devijon thelbin e fabulës së thurur mjeshtërisht nga autori.
    Me konsiderate.
    Lan Xhabija
    Tiranë

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Holanda tërhiqet nga operacionet antidrogë të udhëhequra nga SHBA-ja në Karaibe

Holanda tërhiqet nga operacionet antidrogë të udhëhequra nga SHBA-ja në Karaibe

January 6, 2026
Tabaku për median gjermane: Integrimi kalon më parë nga proceset demokratike…

Salianji nuk është më anëtar i Kryesisë? Tabaku: Nuk di të ketë një vendim të tillë! Vlerësoj mendimin ndryshe!

January 6, 2026
Koçiu nga Shkodra: Situata nga reshjet nën kontroll, strukturat në gatishmëri në të gjithë vendin

Koçiu nga Shkodra: Situata nga reshjet nën kontroll, strukturat në gatishmëri në të gjithë vendin

January 6, 2026
“Do t’ju hapim barkun me plumba”/ Dy persona kërcënojnë forcat “Shqiponja” në mes të Shkodrës

Zbulohet arsenal armësh dhe drogë në Roskovec, arrestohen dy persona

January 6, 2026
Vendosi bast se Maduro nuk do ishte më president, fiton 436 mijë dollarë

Vendosi bast se Maduro nuk do ishte më president, fiton 436 mijë dollarë

January 6, 2026
Çifti me një fëmijë të mitur kërkon të ndahet, Gjykata nuk i lejon, ja cila është arsyeja

I drogoi dhe filmoi abuzimin seksual ndaj dhjetëra grave, hipnoterapisti del para gjykatës

January 6, 2026
Kurbini, bashkia më e prekur nga moti i keq. Vengu: Pritet një front i dytë meteorologjik në vijim

“Ushtria po monitoron lumenjtë”, ministri Vengu: Rrezikojnë daljen nga shtrati, Erzeni në pikën kritike

January 6, 2026
Panik në Ramallah, forcat izraelite bastisin universitetin! Plagosen 11 palestinezë

Panik në Ramallah, forcat izraelite bastisin universitetin! Plagosen 11 palestinezë

January 6, 2026
Operacioni ndaj Maduros / Zekthi: Nuk u realizua për të vendosur demokracinë në Venezuelë

Operacioni ndaj Maduros / Zekthi: Nuk u realizua për të vendosur demokracinë në Venezuelë

January 6, 2026
Banesa shkrumbohet nga flakët në Klos, kryefamiljari me lot në sy: Jemi 11 anëtarë në qiell të hapur

Banesa shkrumbohet nga flakët në Klos, kryefamiljari me lot në sy: Jemi 11 anëtarë në qiell të hapur

January 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In