• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti i Kosovës, kamikaz në dy kuptime

by A R
16/08/2018 22:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Bytyçi

Për herë të parë në historinë e shtetit nga Hamurabi e deri më sot presidenti i një vendi, përkatësisht presidenti i Kosovës, “vullnetarisht” i fal territor vendit që Kosovën e pushtoi, e masakroi, e dhunoi, e përdhunoi, e dogji në flakë dhe e shkatërroi!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka lëshuar dje një deklaratë, me të cilën u sulet kritikëve të idesë së tij për ndarjen e Kosovës dhe i cilëson ata “kamikazë politikë”! I gjendur në vetmi, por edhe i mbështetur fuqishëm nga Edi Rama dhe klanet serbo-ruse në iniciativën për ndarjen e Kosovës, presidenti i këtij vendi duket se nuk di çfarë thotë, as çfarë bën! Në huti e sipër, në panik për kundështitë e panumërta ndaj planeve e projekteve të tij ogurzeza, ai ka zgjedhur të sulmojë opozitën dhe gjithë kundërshtarët e këtij projekti me akuza ekstreme. Këto kohë Hashim Thaçi ka ndërruar model: – Ndërsa në fushatat zgjedhore kopjoi vazhdimisht Ibrahim Rugovën, në situatat kritike si këto po kopjon me mjeshtri Edi Ramën. Herë mashtron dhe luan me termat, konceptet dhe nocionet për kufijtë, për ndarje, për marrje, e kështu me radhë. Herë sulmon në stilin e Milosheviçit kundërshtarët e tij.

Nicioni kamikaz ka të bëjë me metodat individuale vetmohuese si taktikë e sulmit ushtarak, kryesisht gueril. Kjo metodë është përdorur që në shekullin e 13-të në luftën midis mongolëve dhe japonezëve. Ndërsa japonezët nga ana e tyre e përdorën masivisht metodën kamikaze të sulmeve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në kohët moderne të sotme termi kamikaz përdoret për të identifikuar ata njerëz, të cilët për një ideal ose besim vetësakrifikohen. Ky lloj vetësakrifikimi është shfaqur në lëvizjen palestineze, por edhe në aktet terroriste në emër të islamit politik.

Hashim Thaçi thjesht i mësuar me përdorimin e shpeshtë të këtij nocioni u shpreh dje se ne që e kritikojmë atë për aventurën e tij të tjetërsimit të territorit të Kosovës qenkemi “kamikazë politikë”. Po si qëndron e vërteta dhe si duhej të zhvillohej dinamika në këto situata dramatike në historinë e Kosovës?

Presidentët, mbretërit, perandorët, të gjithë ata që nga koha e Hamurabit e deri më sot kanë ushtruar detyrën e kryetarit të një shteti kanë ndjekur të njëjtën linjë, të njëjtin qëndrim, me detyrë, mision e funksion themelor mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit territorial të shtetit, forcimin e sigurisë, angazhimin për paqe dhe garantimin e prosperitetit të vendit e kombit të tyre.  Në këtë kuptim presidenti i vendit ka detyrë kushtetuese të mbrojë atdheun, territorin e vendit dhe institucionet e shtetit. Kjo do të thotë se presidentët, mbretërit, krerët e shteteve e të qeverive janë garantë dhe gardianë të ruajtjes së sovranitetit shtetëror. Ata kanë detyrë kushtetuese të “bëhen kamikazë politikë” në mbrojtje të kufijve dhe integritetit territorial.

Por Hashim Thaçi zgjodhi të kundërtën. Ai në vend të garantit të tërësisë territoriale të Kosovës u bë tregtar i territoreve të saj. Në vend të ishte “kamikaz politik” në mbrojtje të Kosovës në bisedimet me Serbinë, u bë palë me Vuçiqin. E në këtë rast nuk ka më nevojë për bisedime, sepse bisedimet bëhen midis dy palëve e tash kemi vetëm një palë. Kemi Thaçin dhe Vuçiqin, përsëri Vuçiqin e përsi Thaçin në të njëjtin rol, në të njëjtën valë, koordinatorë të të njëjtit projekt, ndajen e Kosovës dhe shkatërrimin e shtetësisë së saj.

Kurrë në historinë e shtetit e as në historinë e kombeve nuk ka ndodhur që një kryetar shteti, një president, të vihet “vullnetarisht” në anën e okupatorit. Ka ndodhur që nën kërcënim dikush të lëshojë diçka, ndoshta dhe të pranojë pushtimin në kushte të pamundësisë për të luftuar. Por jo këtë që po bën Hashim Thaçi. Pas çlirimit të vendit dhe dhjetë viteve pavarësi, pas ngritjes së institucioneve bazuar në kushtetutë e në ligje, presidenti del dhe flet për shkëmbim territoresh, për ndarje të Kosovës e së fundmi për “korrigjim kufijsh”! Luginën e Preshevës po e përdor si karem, ndërkohë që në Preshevë politika është skeptike. Nuk do të duhet të mendohesh gjatë për të dalluar qëllimet, mashtrimet dhe manipulimet politike të Hashim Thaçit. Presheva është karem dhe viktimë e presidentit të Kosovës, njësoj si edhe Kosova. Në të vërtetë të dyja janë karem dhe viktimë e tre personave: Edi Ramës, në Tiranë, Aleksandër Vuçiq në Beograd dhe Hashim Thaçit në Prishtinë. Kush nuk e kupton këtë, ose është si Hashimi, ose është qorr nga sytë  e shurdhë nga veshët.

Presidenti Thaçi prodhoi kamikazë mediatikë në mbrojtje të territorit dhe të shtetit të Kosovës. Fatmirësisht këta janë shumë e kur “kamikazët” bëhen shumë, atëherë ata nuk mund të jenë më të tillë. Kamikazi i vetëm në Kosovë në shërbimm të antishqiptarizmit është presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Next Post
E ngacmonin kolegët, infermierja i jep fund jetës

E ngacmonin kolegët, infermierja i jep fund jetës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshohet se ua shiste protestuesve të maskuar, zbulohet magazina me lëndë piroteknike te “Tregu Çam”! Në pranga 51-vjeçari, Policia ndan detajet

Dyshohet se ua shiste protestuesve të maskuar, zbulohet magazina me lëndë piroteknike te “Tregu Çam”! Në pranga 51-vjeçari, Policia ndan detajet

October 27, 2026
Parandalimi i një lufte të re në Lindjen e Mesme, vendet e Paktit të Mekës zhvillojnë bisedime me Iranin

Parandalimi i një lufte të re në Lindjen e Mesme, vendet e Paktit të Mekës zhvillojnë bisedime me Iranin

October 27, 2026
U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive!

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive!

October 27, 2026
Çipat e inteligjencës artificiale trefishojnë rritjen ekonomike të Koresë së Jugut në tremujorin e tretë

Çipat e inteligjencës artificiale trefishojnë rritjen ekonomike të Koresë së Jugut në tremujorin e tretë

October 27, 2026
Hetimi i tregut të fruta-perimeve/ Gjashtë kompani ndanë 150 milionë euro, “fiksuan çmimet”

Zbulohet “Paketa fiskale 2027”: Ulet në 6% TVSH-ja për ushqimet, rritet për mallrat e tjera dhe turizmin!

October 27, 2026
Zjarri në fabrikën e armëve, Rumania zbulon rrjetin e sabotazhit të koordinuar nga Rusia

Zjarri në fabrikën e armëve, Rumania zbulon rrjetin e sabotazhit të koordinuar nga Rusia

October 27, 2026
Përgjigje disa pyetjeve të lexuesve për “Parajsën Artificiale”!

Historitë e Çmendura të Tiranës, romani im i ri!

October 27, 2026
Shkrirja e akullnajave në Dolomite, ushtria italiane gjen municione të Luftës së Parë Botërore

Shkrirja e akullnajave në Dolomite, ushtria italiane gjen municione të Luftës së Parë Botërore

October 27, 2026
“U rritën turizmi, shërbimet, pagat dhe kursimet”, BB raport me nota pozitive për ekonominë shqiptare

“Turizmi, shtylla kryesore!”- Raporti i Bankës Botërore: Ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.4%, borxhi publik bie nën 50% të PBB-së!

October 27, 2026
Incidenti në bazën ajrore RAF Fairford, prokurorët britanikë: Dy burra akuzohen për ndihmë ndaj Iranit

Incidenti në bazën ajrore RAF Fairford, prokurorët britanikë: Dy burra akuzohen për ndihmë ndaj Iranit

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In