• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Presidenti i KE: Shqipëria dhe Mali i zi mund të anëtarësohen në BE para vitit 2030

by A R
13/05/2025 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në nisje të turit ballkanik nga Beogradi presidenti i Këshillit Evropian António Costa tha se Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE edhe përpara vitit 2030.

“Procesi i zgjerimit është i bazuar në merita. Ne kemi një metodologji qe funksionon njësoj për të gjitha shtetet kandidate por herë pas here disa prej tyre ecin më shpejt. Ne do të dëshironin që të gjashtë shtetet ballkanike të mund të ecin me të njëjtin ritëm. Nuk kam një datë të caktuar se kur do të ndodhë anëtaresimi i plotë i këtyre shteteve në familjen evropiane. Pse jo në vitin 2030? Pse jo më parë? Anëtarësimi është një proces i bazuar në meritë. Shqipëria dhe Mali i Zi janë qartësisht shtetet më të përparuara në këtë proces sesa shtetet e tjera kandidate. Nëse ato i kryejnë reformat, mund të anëtarësohen në BE edhe përpara vitit 2030”, tha Antonio Costa, Presidenti i KE.

Vuçiç pret bisedime pozitive këtë fundjavë në Tiranë.

“Të enjten në mbrëmje do të jem në Tiranë, ku do të kemi një takim të përbashkët me liderët e tjerë të rajonit me ftesë të Presidentit të Këshillit Evropian Costa dhe Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen. Të premten do të marr pjesë në mbledhjen e Komitetit Politik Evropian.Besoj se në Tiranë do të kemi bisedime të mira”, tha Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Vuçiç foli edhe për domosdoshmërinë e dialogut me Prishtinën si dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal si e vetmja mënyrë për të zgjidhur problemet.

Pas vizitave në Bosnjë-Hercegovinë, Mal të Zi, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut ndalesa e fundit turit ballkanik për Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa do të jetë Shqipëria, ku ai do të marrë pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Next Post
Numërohen 97% e kutive/ PS e para me 82 mandate, PD merr 52! Socialistët thellojnë avantazhin me mbi 230 mijë vota

Numërohen 97% e kutive/ PS e para me 82 mandate, PD merr 52! Socialistët thellojnë avantazhin me mbi 230 mijë vota

Comments 1

  1. Sejdi Veseli says:
    8 months ago

    Është e dëshmuar me fakte relevante, se Evropa ishte dhe mbetet ledhatuese për dobiçin e saj të lazdruar, Serbinë; Është e dëshmuar në të shkuarën, vazhdon të dëshmohet sot, Evropa ishte kurvë dhe mbetet kurvë në raport me të drejtat e ligjshme të popullit shqiptar!

    Reply

Leave a Reply to Sejdi Veseli Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

December 27, 2025
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

December 27, 2025
Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

December 27, 2025
Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

December 27, 2025
Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

December 27, 2025
Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

December 27, 2025
Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

December 27, 2025
Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

December 27, 2025
“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

December 27, 2025
“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com