• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Presidenti i KE i përgjigjet Zelenskyt: Zona e ndaluar e fluturimit mbi Ukrainë mund të çojë drejt Luftës së III Botërore

by Java News
03/03/2022 20:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel ka thënë vendosja e një zone të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë është vendim i NATO-s, por sipas tij, ky do të ishte një hap i ngutshëm dhe me mundësi që ta eskalojë konfliktin drejt Luftës së Tretë Botërore.

“BE nuk është në luftë me Rusinë. Realiteti është se Rusia ka nisur një luftë të egër në Ukrainë, por Ukraina nuk është anëtare e NATO-s, prandaj duhet të jemi tejet të kujdesshëm. Duhet të bëjmë çdo gjë që është e mundur për ta evituar një luftë të tretë ndërkombëtare”, ka thënë Michel gjatë një interviste me CNN.

Ai ka thënë se BE po bën përpjekje në nivele diplomatike për gjetjen e një zgjidhjeje në Ukrainë, shkruan Gazeta Express.

“Jemi duke u përpjekur që të ofrojmë sa më shumë mbështetje për Ukrainën në mënyrë që armëpushimi të arrihet sa më parë”, ka thënë ai.

Ishte kërkesë e presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski që ta vendosë zonën e ndaluar të fluturimit mbi Ukrainë, mes bombardimeve dhe sulmeve të pandalshme ruse mbi qytetet ukrainase. Deri tani, kjo kërkesë nuk ka marrë përgjigje nga liderët perëndimorë.

Michel ka thënë se kërkesa e Zelenskit është legjitime, por kjo gjë duhet të vlerësohet mirë, përpara veprimeve konkrete.

Ai ka theksuar se Perëndimi është i unifikuar.

“Z. Putin ka provuar t’i përçajë BE-në dhe SHBA-të. Ka dështuar. Ai, po ashtu, ka provuar që të dëshmojë që ne jemi të pazotë për të vepruar. Ka dështuar. Ndërmorëm masa ekstreme dhe vendime të rëndësishme që godasin drejtpërdrejtë ekonominë ruse. Është shumë e dhimbshme dhe besoj se Putin është vërtet i befasuar nga potenciali ynë për të vepruar”, ka thënë ai. /m.j

Next Post
FOTO/ “Do ketë viktima diplomatike”! Ambasadori i BE në Ukrainë: Rusia vendos GPS në godinat e ambasadave për t’i goditur

FOTO/ "Do ketë viktima diplomatike"! Ambasadori i BE në Ukrainë: Rusia vendos GPS në godinat e ambasadave për t'i goditur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky i kërkon SHBA-së dhe Musk të heqin kufizimet e Starlink dhe të jenë në anën e duhur të historisë

Zelensky i kërkon SHBA-së dhe Musk të heqin kufizimet e Starlink dhe të jenë në anën e duhur të historisë

November 15, 2026
Liga e Kombeve/ Dy ndeshjet e radhës, tekniku Maran: Duam t’ua shpërblejmë tifozëve mbështetjen, golat e Shqipërisë i presim të gjithë!

Maran feston ngjitjen në Ligën B: Kemi vendosur rekord pikësh, kjo skuadër është rritur shumë

November 15, 2026
Negociatat për Ukrainën, burimet evropiane: Formati “E5” në Dublin, një hap drejt politikës së jashtme të përbashkët të BE-së

Negociatat për Ukrainën, burimet evropiane: Formati “E5” në Dublin, një hap drejt politikës së jashtme të përbashkët të BE-së

November 15, 2026
Zbulohen dy tentativa kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara në dy autobusë

Zbulohen dy tentativa kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara në dy autobusë

November 15, 2026
Rekord emigrantësh në Ishujt Kanarie, rreth 1500 persona mbërrijnë brenda një dite në Spanjë

Rekord emigrantësh në Ishujt Kanarie, rreth 1500 persona mbërrijnë brenda një dite në Spanjë

November 15, 2026
Trump, Putin dhe Xi në një pikturë, detaji që rikthen në vëmendje Jaltën e vitit 1945

Trump, Putin dhe Xi në një pikturë, detaji që rikthen në vëmendje Jaltën e vitit 1945

November 15, 2026
Abdylaqimët e djegies së 28 nëntorit

Abdylaqimët e djegies së 28 nëntorit

November 15, 2026
Bonusi i bebes në Shqipëri: Si të aplikoni dhe cila është shuma që përfitoni?

Bonusi i bebes në Shqipëri: Si të aplikoni dhe cila është shuma që përfitoni?

November 15, 2026
Shqipëria kryen me sukses misionin, fitore 2-0 ndaj Bjellorusisë dhe e mbyll e para në grup

Shqipëria kryen me sukses misionin, fitore 2-0 ndaj Bjellorusisë dhe e mbyll e para në grup

November 15, 2026
Ulen kostot e ndërtimit, por rriten çmimet e apartamenteve

Dyfishohen detyrimet, “Supertaksa” për pronat e dyta e vilat, kush do paguajë më shumë?

November 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In