• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Presidenti grek ankohet te Macron: Shqipëria po shkel të drejtën e pronës

by A R
08/09/2017 07:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një darkë të shtruar për nder të vizitës së presidentit francez  Emmanuel Macron, e para jashtë Francës që prej fitores së tij në zgjedhje, homologu i tij grek Prokopis Pavlopoulos ka çuar mesazhe të rrepta ndaj Shqipërisë dhe Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë.

Midis të tjerash, në fjalimin e tij presidenti grek ka thënë se Shkupi dhe Tirana po minojnë, me veprimet e tyre politike, ecurinë e tyre europiane,njëri fqinj duke përdorur një emër që përcjell irredentizmin dhe fqinji tjetër duke shkelur të drejtat themelore të njeriut dhe në veçanti të pronës.

“Kjo po ndodh edhe me Shqipërinë fqinje. Edhe ajo duhet të gjejë vendin e saj në BE, por me respekt të plotë tek të drejtat europiane. Dhe një prej shtyllave të të drejtave europiane janë të drejtat e njeriut. Kur shikojmë shkelje të tilla të të drejtave themelore, siç është përshembull e drejta e pronësisë, si është e mundur që Greqia të favorizojë një perspektivë të tillë europiane, të një shteti që shkel të drejtat europiane?!”, u shpreh presidenti grek.

Deklarata e z. Pavlopoulos është bërë gjatë pjesës së fjalimit ku ai i është referuar çështjeve kombëtare dhe marrëdhënive me fqinjët, si dhe çështjes qipriote dhe problemeve me Turqinë. /tch/b.d

Next Post
Kancelari austriak tërhiqet nga idea e mureve mbrojtës

Kancelari austriak tërhiqet nga idea e mureve mbrojtës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com