• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti i Gjykatës Europiane: Reforma në Drejtësi është në rrugën e duhur!

by Java News
14/12/2018 20:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Gjykatës Europiane të Drejtësisë Koen Lenaerts viziton Shqipërinë në një moment ku gati është fundi i procesit të Reformës në Drejtësi. Përveç takimit në një seminar më të zgjeruar me gjyqtarë e njerëz të drejtësisë, ndalesën e parë ai e pati në Universitetin Europian të Tiranës ku mori edhe titullin Doctor Honoris Causa. Ai jep vlerësimet e tij për procesin e rëndësishëm të Reformës per Drejtësi në këtë intervistë për Top Channel.

Top Channel: Z. Lenaerts ju jeni këtu si President i Gjykatës Europiane të Drejtësisë dhe e keni gjetur tashmë Shqipërinë në një moment të rëndësishëm dhe delikat. Kur tashmë janë votuar antarët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Gjyqësorit. Sa e keni ndjekur procesin e Reformës në Drejtësi dhe sa jeni të informuar rreth saj duke qenë se ka pasur nga angazhim nga SHBA dhe vendet e BE?

Lenaerts: Nuk jam në dijeni të detajeve më të imëta të procedurës së reformës në Shqipëri, por më kanë informuar se ekziston një program, që është i posaçëm për këto reforma. Mesa kam parë, puna e tyre me autoritetet shqiptare është duke vazhduar fort, ndaj është në drejtimin e duhur. Siç thashë, vlerat kryesore janë pavarësia dhe paanshmëria e gjyqësorit, pra, të gjykatave. Reformat janë bërë për t’i forcuar këto vlera dhe kjo është një shenjë shumë pozitive.

Top Channel: 
Ju nderoheni me titullin Doktor Honoris Causa nga UET, ka një arsye tjetër vizita juaj në Shqipëri, pikërisht në këtë kohë?

Lenaerts: Përgjigjja është jo. Të jem i sinqertë me ju, sepse jam gjithnjë transparent, unë nuk isha në dijeni që në Shqipëri po zhvilloheshin reforma të thella të gjyqësorit. Por u informova dje dhe sot. Vizita ishte planifikuar prej kohësh, për shkak të një bashkëpunimi shumë të mirë me presidentin e Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, zotin Zaganjori. Ai është një anëtar shumë aktiv i Rrjetit të Unioneve Europiane të Presidentëve të Gjykatave të Larta. Dhe sigurisht që Shqipëria, me statusin e kandidatit, është anëtarëe e këtij rrjeti. Pastaj erdhi ideja që do të ishte mirë të punonim në një seminar, në një seancë pyetje-përgjigje me gjykatësit shqiptarë, siç e zhvilloj në çdo vend anëtar të Be-së.

Top Channel: Por a mundet gjykata jonë kushtetuese t’i drejtohet Gjykatës Europiane të drejtësisë, edhe pse Shqipëria nuk është një vend anëtar i BE, nëse ve re shkelje nga Kuvendi sa i përket kritereve të antarësimit…

Lenaerts: Është pyetje shumë e kuptueshme. Por përgjigjja, fatkeqësisht, është që nuk mund ta bëjnë. Vetëm gjykatat e shteteve anëtare të BE-së mund t’i drejtohen. Kështu që, para anëtarësimit, edhe pse Shqipëria ka statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, nuk mjafton që gjykatat shqiptare t’u drejtohen për vendimet paraprake. Mënyra normale për të diskutuar gjëra të tilla është me Komisionin Europian ose drejtpërsëdrejti me gjykatën nëpërmjet kanaleve më informate, si vizita ime tani.

Top Channel: A keni ju një mesazh për sistemin e drejtësisë, duke filluar që nga avokatët deri tek prokurorët e gjyqtarët, por jo vetëm për ta, edhe për politikanët, në një moment kaq të rëndësishëm për drejtësinë sic ndodhet Shqipëria…?

Lenaerts: Së pari, dua ta uroj me gjithë zemër Shqipërinë për atë zhvillim. Për mendimin tim, është një zhvillim kyç, sepse u informova nga presidenti Zaganjori se KLGJ përbëhet pjesërisht nga gjykatës të zgjedhur nga gjykatës, dhe pjesa tjetër nga përfaqësues të grupeve të tjera, të shoqërisë civile. Është fantastike. Është përbërja më e mirë e më me standarde e një këshilli të tillë. Gjykatësit zgjedhin përfaqësuesit e tyre në KLGJ nëpërmjet votave të fshehta. Kjo është mënyra më e pavarur për ta krijuar KLGjDhe ky formim garanton që procedurat që vijnë më pas, si emërimet, ngritjet në detyrë, masat disiplinore, nëse nevojiten, të gjykohen nga një trupë që është e pavarur nga shumica në parlament. Kjo është shumë e rëndësishme për pavarësinë e procedurave gjyqësore.

Next Post
Partizani- Kukësi, sfida mbyllet pa gola

Partizani- Kukësi, sfida mbyllet pa gola

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e ditës së sotme, nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Pjesëmarrje e ulët dhe asnjë incident

Protesta e ditës së sotme, nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Pjesëmarrje e ulët dhe asnjë incident

November 11, 2026
44-vjeçari u vetëdorëzua, gjykata cakton “arrest me burg” për avokatin Radovan Çela

VENDIMI/ Pjesë e grupit të strukturuar kriminal, GJKKO e dënon me 8 vite burg për trafikim narkotikësh Zamir Hoxhën!

November 11, 2026
Ismajli bën dallimin mes dy trajnerëve të Shqipërisë: Sylvinho luante për të mos pësuar, Maran për të sulmuar!

Ismajli bën dallimin mes dy trajnerëve të Shqipërisë: Sylvinho luante për të mos pësuar, Maran për të sulmuar!

November 11, 2026
Tensione në rritje/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi!

Tensione në rritje/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi!

November 11, 2026
Sorensen takohet me Kurtin në Paris: Diskutuam rrugën përpara në dialogun Beograd-Prishtinë!

Sorensen takohet me Kurtin në Paris: Diskutuam rrugën përpara në dialogun Beograd-Prishtinë!

November 11, 2026
Liga e Kombeve/ Dy ndeshjet e radhës, tekniku Maran: Duam t’ua shpërblejmë tifozëve mbështetjen, golat e Shqipërisë i presim të gjithë!

Liga e Kombeve/ Dy ndeshjet e radhës, tekniku Maran: Duam t’ua shpërblejmë tifozëve mbështetjen, golat e Shqipërisë i presim të gjithë!

November 11, 2026
“Janë çështje të brendshme”- Ambasadori i ri i Izraelit: Nuk ndërhyjmë në protestat në Shqipëri!

“Janë çështje të brendshme”- Ambasadori i ri i Izraelit: Nuk ndërhyjmë në protestat në Shqipëri!

November 11, 2026
“E lë mandatin për specat nëse…!” – Erion Braçe sfidon fermerët: Më shumë mbrojtje e mbështetje për prodhimin vendas!

“E lë mandatin për specat nëse…!” – Erion Braçe sfidon fermerët: Më shumë mbrojtje e mbështetje për prodhimin vendas!

November 11, 2026
108-vjetori i Forcave të Armatosura, Rama publikon pamjet: Respekt për ata që shërbyen, lavdi dëshmorëve

Buxheti i Mbrojtjes, ku do të investohet në ushtri? Nga sistemet anti-dron, tek anijet patrulluese, ja projektet që do të financohen

November 11, 2026
Gjobat me akt normativ, Parlamenti e bën ligj më 26 nëntor, PS-PD përplasen edhe për Zgjedhoren!

Gjobat me akt normativ, Parlamenti e bën ligj më 26 nëntor, PS-PD përplasen edhe për Zgjedhoren!

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In