• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti i Bundestagut gjerman, ‘porosit’ Daçiç: Pa zgjidhur konfliktet në rajon, s’ka anëtarësim në BE

by Java News
26/06/2021 08:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Bundestagut gjerman, Wolfgang Schäuble, e ka porositur kryeparlamentarin e Serbisë, Ivica Daçiçin, që t’i zgjidhë konfliktet me fqinjët:

“Perspektiva e BE-së është e rëndësishme për vendet e Ballkanit Perëndimor. Por pa zgjidhjen e konflikteve të pazgjidhura dhe pa stabilitet në Ballkanin Perëndimor Serbia nuk mund të ketë anëtarësim në BE“, theksoi presidenti i Bundestagut, të premten (24.6.) në Berlin, gjatë takimit me homologun e tij serb, Ivica Daçiq, siç bëhet e ditur në një deklaratë për media të lëshuar pas takimit nga Zyra e Shtypit e Bundestagut.  Ai kujtoi se qytetarët në Evropë kanë pasur përvoja të mira kur nuk janë grindur për kufijtë,  por i kanë hapur ato, për të mirë të të gjithëve, ka thënë politikani demokristian, bën të ditur i njëjti burim.

Glauk Konjufca dhe Wolfgang Schäuble, të hënën, më 21.06.21, në Berlin

Intensifikim i marrëdhënieve ndërparlamentare

Wolfgang Schäuble e quajti promovimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit në Serbi si një parakusht për një perspektivë konkrete për anëtarësim në BE. Schäuble sheh një mënyrë për të mbështetur zhvillimet në Ballkanin Perëndimor në bashkëpunimin midis dy parlamenteve. Gjermania dhe partnerët e saj evropianë nuk dëshirojnë të japin leksione për të tjerët, por janë të gatshëm të japin këshilla, nëse ato mirëpriten, thuhet më tej në deklaratë.

Kryeparlamentari gjerman i ka lënë porosi mysafirit nga Serbia, që të intensifikojë marrëdhëniet  me Bundestagun pas zgjedhjeve federale dhe kapërcimit të kufizimeve të shkaktuara nga pandemia e koronës.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e një demokracie parlamentare të fortë pluraliste. Shtetet demokratike duhet të sigurojnë që opozitës t’i jepen të gjitha të drejtat dhe që kushtet e konkurrencës në fushatën zgjedhore të bëhen të barabarta dhe të drejta për të gjitha palët, thuhet në deklaratë.

Serbia ka aplikuar për anëtarësim në BE qysh më 22 dhjetor 2009. Më 1 Mars 2012, Këshilli i BE-së i dha Serbisë statusin e kandidatit. Progresi i dukshëm dhe i qëndrueshëm në marrëdhëniet me Kosovën është një ndër kriteret kryesore për anëtarësimin e Serbisë në BE.  /DW

g.kosovari

Next Post
Horoskopi 21 qershor, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Horoskopi 26 Qershor, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndjesa e një monstre!” Berisha reagon sërish për deklaratat e ministres serbe: Rama heshti

“Ndjesa e një monstre!” Berisha reagon sërish për deklaratat e ministres serbe: Rama heshti

July 17, 2026
Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

July 17, 2026
Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Kokalari: Flamur Noka ka një mision, të sjellë Argita Malltezin në krye të PD-së

July 17, 2026
U zgjodh nënkryetare, Bajaziti: Zotohem se do ndërtoj ura mes diasporës dhe Berishës

U zgjodh nënkryetare, Bajaziti: Zotohem se do ndërtoj ura mes diasporës dhe Berishës

July 17, 2026
Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat në vitin e parë të rikthimit në presidencë

Trump akuzon Kanadanë për zjarret dhe bën gati tarifat: Ajri i ndotur po na kushton miliarda

July 17, 2026
KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

“Mocioni i Elisa Spiropalit, valvul shkarkimi. I shërben ambicieve të saj”

July 17, 2026
Dy të maskuar i zënë pritë në Sarandë, plagoset rëndë Thimjo Rubati, detajet e para

Dy të maskuar i zënë pritë në Sarandë, plagoset rëndë Thimjo Rubati, detajet e para

July 17, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Mbetet i plagosur një person, policia rrethon zonën

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Mbetet i plagosur një person, policia rrethon zonën

July 17, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Mazniku e konfirmon: Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet e 2027-ës

July 17, 2026
Finalja e Botërorit në Nju Jork, 10 gjërat që duhet të dini para sfidës Spanjë-Argjentinë

Finalja e Botërorit në Nju Jork, 10 gjërat që duhet të dini para sfidës Spanjë-Argjentinë

July 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In