• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti gjerman uron Metën: Vendi juaj mund të mbështetet te Gjermania

by A R
09/05/2017 16:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

President i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka uruar Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta me rastin e zgjedhjes së tij në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Përmes një telegrami, Frank-Walter Steinmeier, pasi e përgëzon për detyrën e re Meta, shpreh besimin se me miratimin konsensual të reformës në drejtësi Shqipëria ka hedhur një hap të rëndësishëm në drejtim të konsolidimit të shtetit ligjor.

“Zbatimi me vendosmëri i pesë prioritete kyçe, detyrën më të rëndësishme të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Vendi juaj mund të mbështetet tek Gjermania si tek një mik i sinqertë e i besueshëm. Pres me kënaqësi bashkëpunimin besimplotë me ju”, – shkruan ndër të tjera Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier në mesazhin e urimit dërguar Ilir Meta.

Më poshtë teksti i plotë i letrës:

Zoti President,

Ju përgëzoj shumë përzemërsisht, edhe në emër të bashkëkombasve të mi, për zgjedhjen Tuaj si President i Republikës së Shqipërisë.

Vendi Juaj gjendet përpara sfidash të mëdha. Me miratimin konsensual të reformës në drejtësi vitin e shkuar vendi Juaj ka hedhur një hap të rëndësishëm në drejtim të konsolidimit të shtetit ligjor.

Vijimi dhe zbatimi me vendosmëri i këtij kursi reformash, në mënyrë të veçantë i të ashtuquajturave pesë prioritete kyçe, përbën detyrën më të rëndësishme të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

Të jeni i sigurt se vendi Juaj mund të mbështetet tek Gjermania si tek një mik i sinqertë e i besueshëm në rrugën e mëtejshme të integrimit evropian. Pres me kënaqësi bashkëpunimin besimplotë me ju.

Frank-Walter Steinmeier

President i Republikës Federale të Gjermanisë

/a.m.

Next Post
Qeveria kosovare, nuk jep sinjale sinjale për procedim të Demarkacionit në Kuvend

Zyrtare: Nesër në 10:00 në Kosovë mbahet seanca e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush është Peter Magyar, ish-aleati i Viktor Orbanit që sot kërkon ta rrëzojë nga pushteti

Kush është Peter Magyar, ish-aleati i Viktor Orbanit që sot kërkon ta rrëzojë nga pushteti

April 12, 2026
VIDEO/ Kaos në futbollin shqiptar! Bruno Telushi përplaset me policinë, arrestohet gjatë dhunës në ndeshje

VIDEO/ Kaos në futbollin shqiptar! Bruno Telushi përplaset me policinë, arrestohet gjatë dhunës në ndeshje

April 12, 2026
Dështimi i negociatave me Iranin në Pakistan, Vance largohet nga baza Ajrore Ramstein drejt Uashingtonit

Dështimi i negociatave me Iranin në Pakistan, Vance largohet nga baza Ajrore Ramstein drejt Uashingtonit

April 12, 2026
“Pritëm 12 vite”, The Guardian shkrim për riatdhesimin e Eva Dumanit. Frikë dhe pasiguri për të tjerët

“Pritëm 12 vite”, The Guardian shkrim për riatdhesimin e Eva Dumanit. Frikë dhe pasiguri për të tjerët

April 12, 2026
Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

April 12, 2026
“Vajza lindi me ezofag të shkëputur…”, goditja e parë për Sonilën: Në një vit bëri 7 operacione!

“Vajza lindi me ezofag të shkëputur…”, goditja e parë për Sonilën: Në një vit bëri 7 operacione!

April 12, 2026
“Do të shpërthejmë minat!”/ Trump paralajmëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit pas dështimit të negociatave

“Do të shpërthejmë minat!”/ Trump paralajmëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit pas dështimit të negociatave

April 12, 2026
Moti i ngrohtë rikthen gjallërinë buzë detit, pushuesit nisin plazhin në Shëngjin

Moti i ngrohtë rikthen gjallërinë buzë detit, pushuesit nisin plazhin në Shëngjin

April 12, 2026
Një mundësi për të ndryshuar mendje, Instagram lejon redaktimin e komenteve

Një mundësi për të ndryshuar mendje, Instagram lejon redaktimin e komenteve

April 12, 2026
Për herë të parë, një grua bëhet trajnere e një ekipi në Bundesligë

Për herë të parë, një grua bëhet trajnere e një ekipi në Bundesligë

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In