• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti gjerman kërkon ndjesë për politikën e ndjekur ndaj Rusisë: Këmbëngulja ime për…

by
05/04/2022 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier pranoi për herë të parë se ka bërë gabime në politikën ndaj Rusisë. “Këmbëngulja ime për Nord Stream 2 ishte një gabim i qartë. Ne u qëndruam besnikë urave, të cilave Rusia nuk u besonte më, gjë për të cilat na kishin paralajmëruar partnerët tanë”, tha Steinmeier gjatë një konference për mediat në Berlin.

E hidhur është gjithashtu se “ne dështuam në krijimin e një shtëpie të përbashkët evropiane, në të cilën përfshihet edhe Rusia. Dështuam me qasjen për të përfshirë Rusinë në një arkitekturë të përbashkët sigurie” – tha Presidenti Steinmeier.

Këto deklarata të Presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier erdhën pas kritikave që kishin shprehur së fundi në intervista për mediat gjermane ambasadori i Ukrainës në Gjermani, Andriy Melnyk dhe zëvendëskryeministri polak Jaroslaw Kaczynski. Ata e kritikuan atë se nuk ka mbajtur qëndrim dhe nuk është shprehur lidhur me gjykimet e tij të gabuara, veçanërisht gjatë kohës që ishte ministër i Jashtëm.

Kritika nga Ukraina

Ambasadori i Ukrainës në Gjermani, Andriy Melnyk, ishte shprehur për gazetën “Tagesspiegel” se Steinmeier nuk ka qenë i prerë në qëndrimin e tij për të hequr dorë nga politika ndaj Rusisë. Ai tha se Steinmeieri ndërtoi për dekada një rrjet kontaktesh me Rusinë duke shtuar se “për Steinmeierin, marrëdhënia me Rusinë ishte dhe mbetet diçka themelore – madje e shenjtë.”

Melnyk tha po ashtu se edhe njerëz të lidhur me Steinmeierin si Jens Plötner, këshilltar për politikën e jashtme i kancelarit Olaf Scholz dhe Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Andreas Michaelis, si dhe shumë ambasadorë të rëndësishëm ndjekin gjithashtu qëndrimin e Steinmeierit për afërsi me Rusinë.

Ambasadori i Ukrainës në Berlin refuzoi po ashtu të merrte pjesë në një koncert paqeje me artistë rusë të organizuar në rezidencën presidenciale nga Steinmeier.

Thirrje për shtim të trupave amerikane në Evropë

Edhe zëvendëskryeministri polak Jaroslaw Kaczynski kritikoi në një intervistë me gazetën “Welt am Sonntag” politikën e jashtme të Gjermanisë dhe tha se Polonia “nuk është e kënaqur me rolin e Gjermanisë në Evropë”. Në intervistë Kaczynski bëri thirrje po ashtu për një rritje prej 50% të trupave amerikane në Evropë për të luftuar me zjarret e reja të sigurisë në kontinent.

Përgjegjësinë për luftën e mban Putini

Gjatë konferencës për shtyp Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier tha se ai kishte menduar se Putini nuk do të arrinte deri aty sa të pranonte shkatërrimin e plotë ekonomik, politik dhe moral të vendit të tij për çmendurinë e tij perandorake. “Në këtë pikë unë kam gabuar, si të tjerët.” – u shpreh Steinmeier.

Presidenti gjerman tha se përgjegjësinë për luftën e mban shefi i Kremlinit, Vladimir Putin. “Ne nuk duhet ta marrim këtë përgjegjësi mbi vete. Por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të rishqyrtojmë disa gjëra ku kemi bërë gabime”, tha Steinmeieri duke shtuar se me një Rusi nën Putinin nuk do të ketë “kthim në status quo-në e para luftës.

/b.h

Next Post
Detaje/ Atentati ndaj Iljaz Çalit, shoqërohen 15 persona, mister fati i dy pasagjerëve në makinën e tij

Detaje/ Atentati ndaj Iljaz Çalit, shoqërohen 15 persona, mister fati i dy pasagjerëve në makinën e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

October 2, 2026
Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

October 2, 2026
Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

October 2, 2026
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

October 2, 2026
Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

October 2, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Trump kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare! Nga urdhrat ndaj Netanyahut te thirrja për tërheqjen e shteteve, çfarë rrezikon ICC-ja

October 2, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

October 2, 2026
Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

October 2, 2026
Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

October 2, 2026
Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com