• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti francez Macron vjen në Tiranë: E konfirmon ministri Olivier Becht

by Java News
25/09/2023 20:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Tiranë është mbajtur Ministeriali Ministrave të Ekonomisë, pjesë e Procesit të Berlinit që do të zhvillohet më 26 shtator në Tiranë.

Ka marrë pjesë edhe  Olivier Becht- Minister për tregtinë e Jashtme dhe francezët jashtë vendit i cili në një intervistë me gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu tregon synimin e vizitës dhe se si Franca synon thellimin e bashkëpunimit ekonomik me vendin tonë.

Muhamed Veliu-Besoj se kjo është vizita juaj e parë në Shqipëri. Apo jo?

Olivier Becht- Ministër për tregtinë e jashtme dhe francezët jashtë vendit

Po kjo është vërtet vizita ime e parë në Shqipëri dhe jam shumë i lumtur të jem këtu pothuajse një muaj para vizitës së Presidentit të Republikës Emmanuel Macron, i cili do të vijë në kuadrin e samitit të procesit të Berlinit. Është nder për mua të takoj autoritetet shqiptare dhe të punojmë së bashku për të afruar edhe më shumë dy vendet tona, Francën dhe Shqipërinë

Muhamed Veliu-Cilat janë objektivat e vizitës suaj zyrtare?

 Olivier Becht: Objektivi i vizitës sime është të rritet prania franceze. Fatkeqësisht Franca, në dhjetëvjeçarët e fundit nuk ka qenë shumë e pranishme në Ballkan dhe ka investuar më pak se vendet e tjera si Gjermania, Italia, Austria, ose vende të tjera si Turqia që kanë investuar shumë në vendet e Ballkanit. Presidenti Emmanuel Macron që në vitin 2019 ka miratuar strategjinë për Ballkanin Perëndimor. Unë kam ardhur me një delegacion ndërmarrjesh franceze me synim që të rriten investimet në Shqipëri.

 Muhamed Veliu-Cili do të jetë mesazhi juaj kryesor gjatë këtyre takimeve? A mund të gëzojë Shqipëria mbështetjen e Francës në rrugën e saj drejt integrimit në BE?

Olivier Becht: Po, Shqipëria do të ketë mbështetjen e Francës. Franca dëshiron aderimin e Shqipërisë si dhe të vendeve të tjera të Ballkanit perëndimor në Bashkimin Evropian. Ne jemi një familje dhe duhet të jemi bashkë. Presidenti Emmanuel Macron shprehu vizionin francez të zgjerimit në fjalimin e tij në Forumin Globsec. Ai theksoi se pyetja nuk ishte nëse apo edhe kur të zgjerohej, por si. Kjo është faktikisht gjëja më kryesore dhe duhet të ecim akoma dhe më përpara. Është një proces reformash që vendet kandidate duhet të realizojnë, por edhe Bashkimi Evropian duhet nga ana e tij të realizojë disa gjëra për të bërë të mundur këtë aderim. Ai duhet të reformohet brenda tij në mënyrë që të jemi të gjithë performantë në një BE, e cila nuk do të jetë më me 27 por me 35 vende.

Muhamed Veliu-Si synon Franca të forcojë praninë e saj ekonomike në Shqipëri? dhe në cilët sektorë?

Olivier Becht: Ne jemi tashmë të pranishëm në sektorin e energjisë, nje kompani franceze ka instaluar në Karavasta parkun më të madh fotovoltaik në Ballkanin Perëndimor. Dhe projekte të tjera janë në zhvillim e sipër për energjinë diellore dhe të erës për ta ndihmuar Shqipërinë në këtë tranzicion energjetik. Ne dëshirojmë të jemi akoma edhe më të pranishëm në sektorë të tjerë, siç është turizmi. Ky sektor po njeh aktualisht një rritje të fortë në Shqipëri, të cilën e kanë vizituar 80 000 turitë francezë vitin e kaluar.

Ne dëshirojmë të jemi pjesë e këtij zhvillimi ekonomik dhe në fusha të tjera si shëndetësia, transporti, apo fusha të tjera ku Shqipëria do të dëshirojë të ketë mbështetjen e Francës. Ne po vëmë në dispozicion mjete të reja, nëpërmjet Agjencisë Franceze të Zhvillimit (AFD), e cila do të investojë në vitet në vijim disa qindra milionë euro për projekte të ndryshme dhe për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt aderimit në BE./m.j

Next Post
Vrasja e policit në Veri/ Osmani thirrje ndërkombëtarëve: Ndëshkoni Serbinë për sulmin!

Vrasja e policit në Veri/ Osmani thirrje ndërkombëtarëve: Ndëshkoni Serbinë për sulmin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konfirmohet arratisja e Ndocit, “Burgjet”: Na rrahu policin, la analizat përgjysmë dhe iku!

Konfirmohet arratisja e Ndocit, “Burgjet”: Na rrahu policin, la analizat përgjysmë dhe iku!

January 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Të pafajshmit fëmijë!

January 13, 2026
Aeroportet e Vjenës dhe Budapestit mbyllen për shkak të ngricës, probleme edhe në Pragë

Aeroportet e Vjenës dhe Budapestit mbyllen për shkak të ngricës, probleme edhe në Pragë

January 13, 2026
Apeli la në burg Veliajn, Haxhia: SPAK nuk solli asnjë provë të re! S’mund të izolohet njeriu më i votuar në vend

“Ndodhet jashtë, vetëm po të jetë i çmendur të vijë”, flet avokati i Ergys Agasit: Duan t’ja hedhin çelësat në det!

January 13, 2026
I shtruar në Spitalin e Durrësit, arratiset i arrestuari nga SPAK për vrasjen e 4 personave

I shtruar në Spitalin e Durrësit, arratiset i arrestuari nga SPAK për vrasjen e 4 personave

January 13, 2026
Qindra traktorë në rrugët e Parisit, në shenjë proteste kundër marrëveshjes BE-Mercosur

Qindra traktorë në rrugët e Parisit, në shenjë proteste kundër marrëveshjes BE-Mercosur

January 13, 2026
Kasaphanë në Iran, rreth 2 mijë të vrarë në protesta, mbi 10,600 të arrestuar

Kasaphanë në Iran, rreth 2 mijë të vrarë në protesta, mbi 10,600 të arrestuar

January 13, 2026
“Kemi nevojë për Groenlandën!” Trump shkakton alarm në Danimarkë: SHBA të ndalë kërcënimet

Groenlanda e acartë mes zjarreve, Shtëpia e Bardhë: Nuk kemi fiksuar një datë, por e kemi prioritet

January 13, 2026
Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, shkon për gjykim çështja ndaj Amar Shkëmbit dhe Bledar Polivinës

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, shkon për gjykim çështja ndaj Amar Shkëmbit dhe Bledar Polivinës

January 13, 2026
“Konfirmim pa garë i kryetarëve aktualë të gjykatave” Shoqata e Gjyqtarëve kundërshton ndryshimet në projektligj

“Konfirmim pa garë i kryetarëve aktualë të gjykatave” Shoqata e Gjyqtarëve kundërshton ndryshimet në projektligj

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In