• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Presidenti bëri mirë që e refuzoi ftesën greke, por duhej të tregonte arsyet e vërteta”

by Artan Fuga
21/08/2023 11:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artan Fuga

Presidenti Bajram Begaj nuk mund të përdorej si Kalë Troje!

Sigurisht nuk mund të pranonte të shkonte në takimin e Athinës, i ftuar vetëm për të provokuar kryeministrin e tij!

Në dy a tre ditë e fundit në media, rrjete sociale, si edhe në deklarata politikanësh, sigurisht edhe në këndvështrimin e shumë influencuesve të opinionit publik ka zënë vend ftesa që kryeministri Micotaqis i ka bërë Presidentit Bajram Begaj për të marrë pjesë në një darkë informale në Athinë, ku do të diskutohet për perspektivat evropiane të Ballkanit.

Më shumë se ftesa e bërë, e cila në kushte të tjera do të kishte qenë një gjë e bukur dhe shumë e vlefshme, vëmendjen e zuri fakti që Presidenti i Shqipërisë, zoti Bajram Begaj, e refuzoi ftesën, gjoja diplomatikisht. Tha se nuk do të merrte pjesë meqë kishte planifikuar për sot në darkë një gjë tjetër shumë të rëndësishme!!!

Besoj se shërbimet e Presidencës shqiptare do ta kenë shumë vështirë, pasi shpikën këtë pretekst, t’i gjejnë sonte ndonjë veprimtari kaq të rëndësishme Presidentit, sa të justifikohet mungesa e tij në darkën në Athinë. Nuk besoj se do ta gjejnë dot sado ta vrasin mendjen. Cfarë gjëje më të rëndësishme mund të kishte sonte Presidenti i Shqipërisë sa të mos shkonte dot në një takim ku veç drejtuesve të shteteve të Ballkanit, është edhe drejtuesja e Bashkimit Evropian, pra pjesëmarrja në një takim kaq të rëndësishëm për të ardhmen evropiane të Ballkanit.

Nga kjo pikëpamje, nëse përgjigja është vetëm një pretekst, pra një arësye e gjetur diplomatike për të mos vajtur pa e thënë troç se përse nuk vij, mendoj se duhej gjetur diçka tjetër, më e zgjuar, më e mençur, më e përpunuar, dhe jo një përgjigje që gjithsesi nuk i shërben reputacionit të Presidentit tonë përapara partnerëve tanë ndërkombëtarë dhe ballkanikë.

Nuk po ndalem te ftesa për zotin Kurti, kryeministrin e Kosvës, që sigurisht është një gjë pozitive. Unë besoj se ai do t’i qendrojë bensik idesë së tij se për Kosovën, perspektiva evropiane kalon nga hapi kryesor: Njohja e shtetit të Kosovës nga Serbia! Ndryshe do të kishte refuzuar të pinte uzo të shijshme greke sot sikurse bëri me nismën e dështuar të kryeministrit Rama për Ballkanin e hapur ku nuk pranoi të pinte shlivovicë. Pra, nuk do të duhej edhe ai të kishte marrë pjesë.

Unë nuk jam ndonjë fans i padiskutueshëm i Presidentit Bajram Begaj, por nuk jam dakord që të kritikohet ai se përse nuk vajti në darkën e sotme që veç tjerash besoj se do të jetë e shijshme, nën tingujt e muzikës greke, me tzatziqis, verë të zgjedhur, e gjithë të mirat e Zotit! Kur Shqipëria tenton hapje, ka që e kritikojnë se përse u hap, çështë kjo hapje, ku është patriotizmi? Kur Shqipëria nuk hapet aq sa e do njëri apo tjetri, ka që thonë: Po izolohemi!

Mos i ngjajmë opozitës italiane tani që merret se kush i pagoi 80 eurot te restorant Guva në Berat! Ambasadori italian apo zonja Meloni!

Presidenti Bajram Begaj bëri shumë mirë që nuk vajti në Athinë sonte, sado politika greke është shumë e rëndësishme për perspektivën evropiane të Ballkianit. Sado jemi dy vend miq me interesa të përbashkëta. Sado ne duhet të kemi një përqasje shumë miqësore, por dinjitoze, ndaj Greqisë fqinje!

Por, këtë radhë ftesa ishte me spec, madje me spec djegës. Nuk kishte uzo sado të pastër që e ekuilbronte djegësirën e specit të kuq!

Miqtë tanë grekë, në e kishin seriozisht ftesën ndaj nesh, duhej të kishin ftuar kryeministrin Rama, jo Presidentin Begaj! Nuk është punë e tyre që te ne Presidenti në politikën e jashtme është pothuajse një spektator formal, se politika e jashtme sikurse e brendshmja është në dorë të Edit Ramës. A është mirë apo keq, apo shumë keq, kjo gjë, nuk është punë e protokollit të Presidencës greke! Ata e dinë këtë gjë, pra duhej ta respektonin. Aq më shumë që ftesën e bën kryeministri grek, zoti Micotaqis, pra atij i takonte të ftonte homologun e tij shqiptar, jo një rang më sipër se i tij. Shtoj se edhe nga vendet e tjera të Ballkanit është ftuar ose kryeministri, ose Presidenti, sikurse ai serb, po një President që ka realisht frenat e pushtetit në dorë!

Pra, ftesa greke kërkonte që të anashkalonte kryeministrin shqiptar! Mua nuk më bëhet vonë shumë për këtë gjë, sepse nuk ka pikë rëndësie një darkë informale në Athinë, por nga ana tjetër e kuptoj protokollin shqiptar që duke mos e pranuar ftesën për zotin Begaj, sigurisht e bën që Presidenti të mos përdoret si Kalë Troje, pra si mjet për të evituar kryeministrin shqiptar.

Pse është evituar kryeministri? Mbase çështja Beleri, një absurditet politik, sigurisht, mbase edhe diçka tjetër më e rëndësishme që unë kam vetëm hipoteza dhe nuk dua t’a prek këtu. Por, loja duket qartë. Ishte një presion ndaj kryeministrit Rama!

Në këtë optikë, Presidenti Bajram Begaj bëri mirë që nuk shkoi, ndonëse përgjigja që dhanë shërbimet e tij nuk e nderon aspak. Bëri mirë jo për solidaritet me kryeministrin, por për veten e vet. Si do të merrte pjesë ai në atë darkë, kur të gjithë do ta shihnin me ironi dhe buzëqeshje tallëse duke i lënë të nënkuptohej se aty ai ishte si hologramë e kryeministrit të evituar Rama. Nuk do të ishte veçse qënia në mungesë e Edi Ramës e kërkuar në mënyrë të vullnetshme nga i zoti i shtëpisë! Nuk do të ishte veçse një karrike bosh!

Do të kishte qenë një darkë e vështirë!

Ai mbrojti edhe reputacionin e Shqipërisë që sigurisht nuk mund të pranojë të trajtohet si lodër protokollesh, qoftë edhe prej miqve tanë të nderuar grekë!

Por, përsëri, them se përgjigja e Presidentit për refuzimin e ftesës ishte e gabuar. Nuk hahet.

Do të preferoja që Presidenti me etiketë dhe diplomaci të jepte një përgjigje të vërtetë se përse nuk shkon në Athinë sonte! Nuk mund të vazhdohet kështu pa folur, apo me përgjigje që e ulin reputacionin e tij në publik dhe në planin ndërkombëtar. Se edhe për ardhjen e ish presidentit Klinton, u tha se Presidenti kishte qenë pa qejf!!!

Cfarë përgjigjeje! Kështu do të vazhdojmë me përgjigje prej gjasme!

Kush e pengon Presidentin të flasë atë që është për të folur?

Pse nuk jep arsyet e vërteta të veprimeve të veta?

Kjo është delikate, shumë delikate!

Sa mund të vazhdohet kështu?

Me përgjigje për të cilat të gjithë qeshin dhe flasin pas krahëve me ironitë e tyre të hidhta!

Prandaj këtu është problemi. Unë mendoj se Presidenti i Shqipërisë duhet të bëjë kujdes që ta ngrejë reputacionin e tij, jo me deklarata që të gjithë e dinë se janë pretekste. Ndryshe në vend të trajtohet si President edhe nga partnerët ndërkombëtarë, mund ta thellojnë këtë skandal që ndodhi: Pra, ta trajtojnë vetëm si një mjet për të evituar kryeministrin e Tij! Aq më shumë vetëm si një tentativë ftese, sepse dhe vetë ftuesi e dinte që ftesa do të refuzohej!

Kjo do të ishte për të kapur kokën me duar, pastaj!

Next Post
Lajmi që i zbehu festën! Kapitenia e Spanjës mëson pas finales se humbi babanë: E di që më ke parë

Lajmi që i zbehu festën! Kapitenia e Spanjës mëson pas finales se humbi babanë: E di që më ke parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In