• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti Begaj viziton komunat arbëreshe në Itali! Pjesë e inaugurimit të statujës së Skënderbeut në Ururi

by E S
19/10/2025 15:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë zyrtare në komunat arbëreshe të Rajonit Molise në Itali, ku u prit me nderime të larta shtetërore nga përfaqësuesit më të lartë të institucioneve vendore të këtij rajoni.

“Kënaqësi të takohem me autoritetet e larta të Rajonit të Molises”, deklaroi Begaj, duke ndarë vlerësimin se çdo takim me autoritetet italiane mbart këtë frymë miqësie që karakterizon marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë dhe bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh në të gjitha fushat: politikë, ekonomi, kulturë, arsim, shendetësi, e të tjera. Një kontribut të posaçëm në forcimin e vazhdueshëm të lidhjeve historike, kulturore dhe njerëzore ndërmjet dy vendeve kanë dhënë komunitetet arbëreshe dhe Diaspora e re shqiptare.

Kreu i shtetit theksoi se “Shqipëria–Italia–Arbëria” është një projekt që e përforcon partneritetin strategjik mes dy vendeve tona dhe nxit bashkëpunime të reja në fusha me interes të ndërsjellë.

Në komunën arbëreshe Ururi, Begaj mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të statujës së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, një simbol i përjetshëm i unitetit dhe krenarisë sonë kombëtare.

Në fjalën e tij, presidenti vlerësoi bashkimin shpirtëror mes shqiptarëve dhe arbëreshëve, duke theksuar se “Skënderbeu nuk ishte vetëm luftëtar, por edhe vizionar e bashkues, pararendës i Shqipërisë evropiane, që ka mbetur përherë e lidhur me qytetërimin perëndimor. Sot, ai flet me ne përmes frymës së bashkimit dhe vetëdijes kombëtare që na la trashëgimi”, tha Begaj.

Në komunën arbëreshe Portocanone, Presidenti Begaj vizitoi sheshin “Skanderbeg” ku jetojnë arbëreshë dhe shqiptarë të emigruar pas viteve ’90.

Në fjalën e tij për pjesëmarrësit në një tubim mirëseardhjeje nga komuniteti arbëresh që jeton në këtë komunë, Presidenti Begaj përshëndeti përpjekjet shekullore të tyre për ruajtjen e gjuhës, zakoneve, kostumeve dhe traditave të të parëve, si dhe vlerësoi nderimin që arbëreshët u bëjnë ambasadorëve të kulturës kombëtare, artistëve të shquar që bënë që emri Shqipëri të njihet dhe përmendet me simpati e vlerësim.

“Është një ndjenjë e veçantë të jem sot këtu, në Portkanun, një vend që mban në vetvete historinë, kujtesën dhe shpirtin e gjallë të Arbërisë. Në këtë shesh, ku fjalët shqip dhe italisht përzihen me dashuri, ndihet fuqishëm ajo që as koha dhe as deti nuk e ndan dot: një gjuhë, një origjinë, një gjak”, u shpreh ai.

Gjatë qëndrimit në Portocanone, Begaj mori pjesë në vendosjen e një skulpture të artistit të madh shqiptar, Ibrahim Kodra, i cili u shkollua, jetoi dhe e ushtroi artin e tij në Itali, ku ka vizituar dhe është mirëpritur pothuajse në të gjitha komunat dhe fshatrat arbëreshë.

“Kodra i përkiste Shqipërisë, por fliste me gjuhën e botës. Ai dëshmoi se talenti nuk njeh kufij, se identiteti nuk humbet kur shndërrohet në frymë universale. Sot, duke kujtuar Ibrahim Kodrën, ne kujtojmë fuqinë e shpirtit shqiptar për të ndriçuar kudo, kujtojmë se arti është ura më e bukur që mund të ndërtojë një komb”, theksoi Presidenti Begaj.

Sikurse në çdo komunë arbëreshe, edhe në Komunën Montecilfone, Presidenti u prit nga përfaqësues të komunitetit arbëresh dhe nga bashkëatdhetarë shqiptarë të emigruar në këtë zonë pas viteve ’90.

Presidenti shprehu edhe këtu vlerësimin dhe respektin për përpjekjet brez pas brezi të këtij komuniteti për ruajtjen e identitetit kulturor dhe gjuhësor arbëror, duke përmendur Qendrën Studimore për Diversitetin Gjuhësor dhe revistën “Kamastra” si shembuj të punës së çmuar të studiuesve lokalë për të vijuar në udhën e figurave të ndritura historike arbëreshe.

“Vetëm duke ndarë ato që kemi më të bukura: gjuhën, kulturën dhe kujtesën, ne e bëjmë më të fortë identitetin tonë të përbashkët. Faleminderit, Montecilfone, për mikpritjen, për dashurinë ndaj rrënjëve dhe për dëshminë se Arbëria jeton në gjuhë, në shpirt dhe në zemrën e çdo shqiptari!” u shpreh Presidenti Begaj.

Presidenti Begaj vizitoi, gjithashtu, Komunën e Kampo Marinës, ku theksoi se kontributi i komuniteteve arbëreshe në ruajtjen dhe respektimin e karakteristikave të forta identitare dhe individualitetit që komunitetet arbëreshe mbartin prej shekujsh i shërben njëkohësisht forcimit të lidhjeve të miqësisë mes vendit që i mikpriti dhe integroi, Italisë dhe dheut të të parëve, Shqipërisë, “vlera që janë themeli mbi të cilin forcohet miqësia e përhershme mes dy popujve tanë”.

Next Post
Këshilli i Integrimit me bashkëkryetarë, PS: Ligjet për BE miratim me procedurë të përshpejtuar

Këshilli i Integrimit me bashkëkryetarë, PS: Ligjet për BE miratim me procedurë të përshpejtuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In