Presidenti Bajram Begaj, do të takohet këtë të diel me krerët e komuniteteve fetare në vend. Takimi është planifikuar për orën 12:00.
Takimi vjen pas pesë ditësh protestash, të shoqëruara me përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë.
Ditën e djeshme, përplasjet nisën pranë Ministrisë së Arsimit dhe u zhvendosën drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” e Kryeministrisë, duke vazhduar edhe në mbrëmje.
Policia përdori gaz lotsjellës, autobotë me ujë dhe plumba gome, ndërsa grupe protestuesish hodhën gurë, molotovë dhe fishekzjarrë drejt efektivëve.

