Presidenti i Republikës Bajram Begaj niset për një vizitë zyrtare drejt Sllovenisë. Presidenti Begaj do të marrë pjesë në Takimin e Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit, në Lubjanë.
Në këtë takim do të marrin pjesë të gjithë krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Takimi i Liderëve zhvillohet në një moment kyç për paqen dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor.
Takimi do të fokusohet në përshpejtimin e procesit të zgjerimit të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor. Presidenti Begaj takime dypalëshe me homologët e vendeve të tjera në Procesin e Brdo-Brijunit.
Më 19 korrik Shqipëria shënoi një hap historik drejt integrimit të vendit në BE, atë të çeljes së negociatave, pas pritjes disa vjeçare.
Kryeministri Rama tha se tashmë bëhet fjalë për një rrugëtim për jetë a vdekje në në vrapin e fundit drejt anëtarësimit të plotë. Eurokomisioneri Varhelyi dhe Borell vlerësuan përpjekjet e qeverisë dhe thanë se tashmë duhet konsensus politik për të ecur më tej.
/e.d











