• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti Begaj në Shijak, qytetin që përfundoi i pari rindërtimin duke ruajtur traditën

by Java News
19/01/2024 16:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pesidenti Bajram Begaj zhvilloi sot një vizitë në Shijak ku u takua me autoritetet vendore, qytetarë, nxënës e mësues.

Kryetari i bashkisë, Elton Arbana, i uroi mirëseardhjen Kreut të Shtetit dhe u shpreh se kjo është hera e parë që një Presidet i Republikës zhvillon një vizitë zyrtare në Shijak.

“Falenderoj Presidentin për vëmendjen që tregoi ndaj qytetit tonë, qytetit të parë që përfundoi procesin e rindërtimit në Shqipëri pas tërmetit”, deklaroi kryebashkiaku i Shijakut.

Presidenti Begaj vizitoi shkollat e rindërtuara, të pajisura me ambjente dhe mjete bashkëkohore për nxënësit, përfshirë edhe laboratorë për praktikat, por dhe me metoda të reja të mësimdhënies, klube artistike dhe profesionale.

Presidenti zhvilloi një bashkëbsedim me nxënësit dhe arsimtarët e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, ku u njoh me problematikat dhe mbarëvajtjen e procesit arsimor. Gjatë këtij takimi Presidenti Begaj u bëri thirrje nxënësve të vlerësojnë dhe respektojnë mësuesit sikundër respektojnë familjet e tyre.

Veç rëndësisë së respektimit të figurës së mësuesit, Presidenti, gjithashtu, vlerësoi përkushtimin e tyre në edukim dhe mësimdhënie.

“Nëse ne jemi frymëzyes, e nesërmja ka më shumë shpresë”, u shpreh Presidenti Begaj, duke theksuar domodsoshmërinë e arsimit cilësor në përgatitjen e brezave.

Në vijim të nismës për librin shqip, Presidenti i Republikës dhe Zonja e Parë dhuruan për bibliotekat e tri shkollave në Shijak rreth 150 tituj didaktikë dhe letrarë.

Begaj theksoi gjithashtu rëndësinë që ka arsimi profesional për të rinjtë, si një mundësi për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri.

Një model i tillë ishin edhe dy biznese të vogla në qendër të qytetit, të cilat funksionojnë prej dekadash si trashëgim familjar.

Presidenti takoi një orëndreqëse, e cila profesionin e trashegoi nga i ati, që hapi dyqanin para 7 vjetësh dhe po ashtu një pastiçeri, që ofron ëmbëlsira cilësore që nga viti 1985, të prodhuara në mënyrë artizanale.

Gjatë vizitës në Shijak, Presidenti Begaj ndoqi dhe një ekspozitë të vëllezërve piktorë Faja, të bijtë e artistit emblemë të këtij qyteti,“ Piktorit të Merituar”, Agim Faja.

Ekspozita “Ç’po luftojnë siç u ka hije, burrat trima t’ksaj nahije”, i dedikohet rolit dhe kontributit të luftëtarëve të kësaj zone në  110- vjetorin e Luftës së Shkodrës.

/f.s

Next Post
Keni frikë nga SPAK? Meta: Nuk i trembem! Është institucion me dy standarde, zbaton urdhrat e Ramës

Keni frikë nga SPAK? Meta: Nuk i trembem! Është institucion me dy standarde, zbaton urdhrat e Ramës

TË FUNDIT

Kryeministri Rama: Nis restaurimi i filmit ikonik “Dimri i Fundit”

Kryeministri Rama: Nis restaurimi i filmit ikonik “Dimri i Fundit”

August 2, 2026
Vlora më “e kripur” këtë sezon turistik! Dyfishohen çmimet, banorët kërkojnë ndërhyrje

Vlora më “e kripur” këtë sezon turistik! Dyfishohen çmimet, banorët kërkojnë ndërhyrje

August 2, 2026
Dekretoi huanë 302 mln dollarë, Bardhi akuzon Presidentin Begaj: Zgjodhi të jetë noter i mazhorancës socialiste

Dekretoi huanë 302 mln dollarë, Bardhi akuzon Presidentin Begaj: Zgjodhi të jetë noter i mazhorancës socialiste

August 2, 2026
Disa socialistë grisën teserat e PS në kundërshtim të territoriales, Rama: Akt i turpshëm! Tribunë të vegjël që s’dinë çfarë thonë

Disa socialistë grisën teserat e PS në kundërshtim të territoriales, Rama: Akt i turpshëm! Tribunë të vegjël që s’dinë çfarë thonë

August 2, 2026
Bllokohet lëvizja në kufirin Mali i Zi-Kroaci, banorët e zonës hapin dyert e shtëpive për qytetarët që janë në pritje, mes tyre edhe shqiptarë

Bllokohet lëvizja në kufirin Mali i Zi-Kroaci, banorët e zonës hapin dyert e shtëpive për qytetarët që janë në pritje, mes tyre edhe shqiptarë

August 2, 2026
Ekstradimi e Ermal Beqirajt në Shqipëri mund të zgjatë disa javë! Mediat franceze japin detaje për procedurën

Ekstradimi e Ermal Beqirajt në Shqipëri mund të zgjatë disa javë! Mediat franceze japin detaje për procedurën

August 2, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Protestat për ‘Territorialen’, Rama: Në vend dhe në PS nuk ka regjim, por nuk vendos reputacioni historik i bashkive

August 2, 2026
Prej më shumë se 24 orësh nëntokë, vijojnë kërkimet për minatorin e zhdukur në Bulqizë

Prej më shumë se 24 orësh nëntokë, vijojnë kërkimet për minatorin e zhdukur në Bulqizë

August 2, 2026
Delegacionet e biznesit Kinë – SHBA zhvillojnë bisedime mes tyre

Delegacionet e biznesit Kinë – SHBA zhvillojnë bisedime mes tyre

August 2, 2026
Kontrolle “blic” në Tiranë e Krujë, arrestohen 2 persona! Bllokohet një makinë luksoze, kapen armë e drogë

Kontrolle “blic” në Tiranë e Krujë, arrestohen 2 persona! Bllokohet një makinë luksoze, kapen armë e drogë

August 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com