• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti Begaj në ceremoninë e fronëzimit të Kryepeshkopit Joan: Kisha Ortodokse ka qenë dhe mbetet udhërrëfyese dhe mbrojtëse e vlerave kombëtare

by B K
29/03/2025 13:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryepeshkopi i Shqipërisë, Joan Pelushi, është fronëzuar në Katedralen Ngjallja e Krishtit. I pranishëm në ceremoni dhe si i vetmi përfaqësues shtetëror që mbajti fjalim, presidenti Bajram Begaj u shpreh se Kisha ortodokse në trojet tona nuk është vetëm një institucion fetar, por ajo ka qenë dhe mbetet gjithmonë një udhërrëfyese dhe mbrojtëse e vlerave shpirtërore, kulturore dhe kombëtare.

Fjala  e presidentit Bajram Begaj:

Është kënaqësi e veçantë për mua të jem me ju në këtë ditë të shënuar dhe historike për Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Dita e sotme është një ditë historike për Autoqefalinë e Kishës Ortodokse Shqiptare dhe për gjithë shoqërinë shqiptare.

Me fronëzimin tuaj sot si Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Ju, Fortlumturi, radhiteni krahas Prelatëve, paraardhës tuaj: Visarion Xhuvani, Kristofor Krisi, Pais Vodica, Damian Kokoneshi dhe Anastas Janullatosi.

Secili prej tyre, me veçantinë dhe dhunitë e tij, ka luajtur një rol të çmuar në shpalljen dhe njohjen e Autoqefalisë së Kishës sonë Ortodokse.
Fronëzimi i Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkop Joan, shënon një kapitull të ri në jetën shpirtërore të vendit tonë, një kapitull që nis me shpresë, me besim dhe me përgjegjësi.

Ky është një moment solemn, i cili përmbledh në vetvete vazhdimësinë dhe përkushtimin.
Në këtë udhëtim të ri nuk mund të mos ndalem për të shprehur mirënjohjen time të thellë thellë për Kryepeshkopin e mëparshëm Anastas, i cili për dekada me radhë shërbeu me urtësi dhe përkushtim, duke i dhënë Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë forcë, dritë dhe një trashëgimi shumë të vlefshme.
Kisha ortodokse në trojet tona nuk është vetëm një institucion fetar. Ajo ka qenë dhe mbetet gjithmonë një udhërrëfyese dhe mbrojtëse e vlerave shpirtërore, kulturore dhe kombëtare.

Në kohë paqeje apo trazirash ka qenë pranë besimtarëve si një zë që i mbron dhe i jep shpresë dhe një zë që ngushëllon dhe frymëzon. Ajo ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm në formësimin e një shoqërie të drejtë, të dashur e të ndershme.

Shtetet e reja që kishin në përbërje edhe besimtarë ortodoksë, pasi shpallnin pavarësinë politike, gjeja e parë që bënin ishte të shpallin dhe dhe autoqefalisë kishtare, sipas parimit: “një kishë e lirë në një shtet të lirë”, e cila pasohej me njohjen zyrtare nga Patriarkana Ekumenike.

Të njëjtën rrugë ndoqi dhe bëri të mundur me besimtarët ortodoksë shqiptarë, mbajtja e kongresit historik të Beratit gati 10 vjet pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, (10-12 shtator 1922).

Nga ky kongres mori udhën themelimi i autoqefalisë shqiptare, me kontribut të çmuar të Theofan Noli, Visarjon Xhuvani, Jerotheo Jaho, Kristofor Kisi e shumë të tjerë.

Pas shumë përpjekjeve, negociatave e kongreseve të tjera, vetëm në vitin 1937 u dha Tomosi Patriarkal dhe Sinodial, që njohu zyrtarisht Autoqefalinë e Kishës Ortodokse të Shqipërisë.
Faktkeqësisht, në vijim, atë që nuk mund ta bënin dot as pushtuesit e huaj, e bëri regjimi diktatorial me anë të persekutimit të brendshëm komunist. Shqipëria u shpall shteti i parë dhe i vetëm ateist në botë, duke rrafshuar çdo objekt fetar në vend e zhveshur çdo klerik.

Regjimi zhbëri edhe Autoqefalinë.

Pas 23 vitesh ateizëm shtetëror dhe pas 33 vitesh veprimtari misionare historike të Kryepeshkopit Anastas, më në fund ne po përjetojmë me gëzim fronëzimin e Fortlumturisë suaj,Kryepeshkopit Joan, të zgjedhur me vota unanime, nga një Sinod, me një shumicë peshkopësh shqiptarë.

I dashur Fortlumturi,

Fronëzimi juaj përkon me një vit të veçantë, kujton 1700-vjetorin e Koncilit të Parë Ekumenik të Nikeas.
Aty, ndër të tjera, u formuluan nenet e para të kredos kristiane, u vendos parimi i sinodalitetit të Kishës Universale si një parim demokratik dhe mënyra e saktë e përllogaritjes së datës paskale, si dhe u sanksionua festimi i Pashkëve nga të gjithë krishterët e të gjithë botës në të njëjtën ditë.

Zoti e bëri të mundur që në këtë vit përkujtimor të gjithë të krishterët e botës do ta festojnë bashkërisht Pashkën, duke na rikujtuar rëndësinë e përafrimit, të bashkimit dhe kungimit të plotë, ashtu siç ishte për një mijë vitet e para të historisë së krishtërimit.

Nga kjo katedrale e shenjtë le të përcjellim sot një mesazh që tejkalon kufijtë e besimit dhe fton të gjithë qytetarët e vullnetit të mirë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të përulur, më të bashkuar, më të vëllazëruar.

Next Post
Programi i PS për mandatin 4 në Kulturë/ Rama: Pas Teatrit, kantier dhe Muzeu Kombëtar! Qendra kulturore shqiptare në disa shtete të botës

Programi i PS për mandatin 4 në Kulturë/ Rama: Pas Teatrit, kantier dhe Muzeu Kombëtar! Qendra kulturore shqiptare në disa shtete të botës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si ndodhi sulmi në dasmën iraniane? Municioni amerikan goditi çatinë e banesës dhe…

Si ndodhi sulmi në dasmën iraniane? Municioni amerikan goditi çatinë e banesës dhe…

September 4, 2026
Vrasja në Mirditë/ Autorët u larguan nga Rruga e Kombit, dikush i ndihmoi për t’i ikur policisë

Ambasadori gjerman: Rusia po rrit presionin ndaj Gjermanisë dhe Europës

September 4, 2026
Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

Lumir, rezultati nuk është mercenar

September 4, 2026
Shqiptari i dënuar me 19 vite burg për vrasje humb në Angli betejën e bllokimit të ekstradimit

Shqiptari i dënuar me 19 vite burg për vrasje humb në Angli betejën e bllokimit të ekstradimit

September 4, 2026
Vrasja në Mirditë/ Autorët u larguan nga Rruga e Kombit, dikush i ndihmoi për t’i ikur policisë

Vrasja në Mirditë/ Autorët u larguan nga Rruga e Kombit, dikush i ndihmoi për t’i ikur policisë

September 4, 2026
14 protestuesit e arrestuar dalin para gjykatës, mbështetësit në protestë: Nuk jeni vetëm!

14 protestuesit e arrestuar dalin para gjykatës, mbështetësit në protestë: Nuk jeni vetëm!

September 4, 2026
Studimi: Punonjësit thonë se AI i bën të duken më të aftë nga sa janë në të vërtetë -

Studimi: Punonjësit thonë se AI i bën të duken më të aftë nga sa janë në të vërtetë –

September 4, 2026
“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

Rama niset drejt Cernobbios, merr pjesë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”

September 4, 2026
Rinasi kryeson rritjen më të madhe të udhëtarëve në rajon, Rama: 6 milionë pasagjerë në gjashtë muaj

Rinasi kryeson rritjen më të madhe të udhëtarëve në rajon, Rama: 6 milionë pasagjerë në gjashtë muaj

September 4, 2026
Vajzat adoleshente qëndronin nëpër hotele, djemtë u çonin klientët! Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit

Goditen dy raste prostitucioni në Tiranë, arrestohen 3 shtetase të huaja

September 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com