Presidenti Hashim Thaçi bashkë me Shefin e shtetit shqiptar, Bujar Nishanin e Presidentin e Maqedonisë po marrin pjesë në Samitin Panevropiane që po mbahet në Vjenë. Ky Kongres po mbahet në 100 vjetorin e Kongresit. Presidenti Thaçi, bashkë me presidentë të tjerë të rajonit, do të jetë pjesëmarrës në panelin kryesor të këtij kongresi, ku do të diskutohet për zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor, shkruan Express.
Këtë vit, ky kongres organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme të Austrisë. Kongresi panevropian është një forum më ndikim në Evropë dhe për një kohë të gjatë është udhëhequr nga Otto von Habsburg, i cili ka qenë një mik i madh i Kosovës.