• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Presidentët e Polonisë dhe vendeve Baltike shkojnë në Kiev, i premtojnë ndihmë Zelenskyt: Krimet e Rusisë të ndëshkohen

by Java News
13/04/2022 19:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidentët e Polonisë, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, Andrzej Duda, Alar Karis, Egils Levits dhe Gitanas Nauseda, të cilët po vizitojnë Ukrainën, u takuan me Volodymyr Zelensky të mërkurën pasdite.

Sipas mediave të huaja, më herët, presidentët e Polonisë, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë vizituan Borodziankën. Ata shoqëroheshin nga kryeministri i Ukrainës, Denys Szmyhal.

“Ne pamë me sytë tanë një shkatërrim të madh në qytetet dhe qytezat e rajonit të Kievit. Krimet e luftës të Rusisë duhet të ndëshkohen!” – ka shkruar Duda.

Në një komunikatë të veçantë, të shpërndarë nga Telegram, kryeministri ukrainas njoftoi se ai kishte folur me presidentët “për nevojën e vendosjes së sanksioneve të gjera kundër Rusisë që do të ndihmonin në ndalimin e luftës”.

Ai shprehu bindjen se përgjegjësia e Rusisë duhet të jetë e pakthyeshme. Ukraina, shtoi ai, duhet të rindërtohet sa më shpejt të jetë e mundur.

“Fondet dhe pronat e Rusisë jashtë vendit duhet të ndahen për restaurimin e infrastrukturës së shkatërruar dhe të dëmtuar të shtetit ukrainas”, theksoi Shmyhal.

Të martën në mbrëmje në Rzeszów, presidentët e Polonisë, Lituanisë dhe Letonisë, si dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Estonisë, Eva-Maria Liimets, u takuan në një samit të posaçëm me qëllim të shprehjes së solidaritetit me Ukrainën. Politikanët diskutuan situatën e sigurisë në Ukrainë dhe rajon, si dhe mënyrat për të mbështetur ukrainasit që luftojnë

Udhëtimi i së mërkurës është vizita e parë e krerëve të shteteve në kryeqytetin ukrainas që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt./m.j

Next Post
Horoskopi 5 Shtator, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 14 Prill 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërcënimet pas Inter-Juve, Policia këshillon arbitrin La Penna: Mos dil nga shtëpia!

Kërcënimet pas Inter-Juve, Policia këshillon arbitrin La Penna: Mos dil nga shtëpia!

February 17, 2026

Veliaj uron Kosovën: Shpresoj që procesi i drejtuesve të UÇK-së të përfundojë me drejtësi

February 17, 2026
Aleati i Putinit paralajmëron fuqitë europiane: Rusia mund të përdorë marinën për të mbrojtur anijet e saj

Aleati i Putinit paralajmëron fuqitë europiane: Rusia mund të përdorë marinën për të mbrojtur anijet e saj

February 17, 2026
VIDEO/ 1 metër dëborë në rrugën Qafë Thore-Theth, ARRSH: Shoferët kujdes të shtuar gjatë udhëtimeve

Ortekët bllokojnë aksin Qafë Thore-Theth, ARRSH: Rrezikshmëri e lartë, shmangni lëvizjet

February 17, 2026
“677 milionë shikues” – Galaja e Festës së Pranverës thyem rekordet e transmetimit

“677 milionë shikues” – Galaja e Festës së Pranverës thyem rekordet e transmetimit

February 17, 2026
“Newborn” rrethohet me hekura, simbolikë kundër gjyqit në Hagë: Kosova e burgosur

“Newborn” rrethohet me hekura, simbolikë kundër gjyqit në Hagë: Kosova e burgosur

February 17, 2026
Pavarësia / Osmani: Kosova u ndërtua mbi sakrificën e brezave; Kurti: Lëvizja pa viza dhe aplikimi në BE, arritje që na bëjnë krenarë

Pavarësia / Osmani: Kosova u ndërtua mbi sakrificën e brezave; Kurti: Lëvizja pa viza dhe aplikimi në BE, arritje që na bëjnë krenarë

February 17, 2026
SPAK pezulloi Erion Ismailin si nëndrejtor i Policisë së Tiranës, ja kush komandohet në vend të tij

SPAK pezulloi Erion Ismailin si nëndrejtor i Policisë së Tiranës, ja kush komandohet në vend të tij

February 17, 2026
Manovra e mazhorancës, lakmuesi i një reforme të re në drejtësi?

Manovra e mazhorancës, lakmuesi i një reforme të re në drejtësi?

February 17, 2026
Nga deklarimi i llogarisë bankare te faturat e fiskalizuara, si do aplikohet për kompensimin e DIVA

Nga deklarimi i llogarisë bankare te faturat e fiskalizuara, si do aplikohet për kompensimin e DIVA

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In