• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

President nga radhët e PS? Veliaj: Jo si Meta e Nishani. Do doja një kryetar shteti që s’djeg gomat e nuk rreh brigadat e punëtorëve

by Java News
11/05/2022 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj komentoi ditën e sotme procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës. Duke folur për Report TV, Veliaj nënvizoi se kreu i ri i shtetit duhet të ketë një karrierë të konsoliduar dhe të qëndrojë si unifikues i Kombit. Veliaj theksoi se Presidenti i ri nuk duhet të jetë si Ilir Meta apo Bujar Nishani, që u sollën si brigadierë komunaleje.

“Deri tani procesi ka qenë shumë i hapur për të caktuar disa kritere që do e bënin kandidaturën eventuale një kandidaturë të pranueshme. Pra, PS edhe pse i ka votat, dhe në fakt socialistët ndihen që ka ardhur koha për një president socialist, duke qenë se populli ka votuar mjaftueshëm deputetë për këtë vullnet, e megjithatë për PS nuk është qëllimi këtu. Qëllimi është të kemi një vend funksional. Kjo do të thotë se për herë të parë ne kemi vënë rregulla të brendshme: pra nuk do të jetë deputet i PS apo politikan aktiv i PS.

Nëse dikush vjen, qoftë si i pavarur apo qoftë dhe me bindje të ndryshme nga tonat, por nuk është aktiv në politikë, por do të shërbejë në këtë funksion – mund të vijë nga Akademia, nga diplomacia, mund të vijë nga Forcat e Armatosura – pra me një karrierë të konsolidar si profesionist, kjo do t’i bënte mirë Shqipërisë. Për mua si kryetar bashkie, do të doja një president që nuk merret me pusetat e Tiranës, një president që nuk nxit miletin, që është shpronësuar, të djegë gomat dhe të bllokojë Astirin. Një president që nuk merret në çfarë ane rrjedh Lana dhe merret me lloj lloj kanalesh të ujërave të zeza.

Një president që nuk merret me kënde lodrash. Kemi pasur president që shkon dhe proteston për këndin e lodrave. Nuk i bën një president normal në botë. Unë si Kryetar bashkie do të doja të kisha një president normal. Kemi pasur dy presidentë të cilët merreshin si brigadier komunaleje non stop me punët e qytetit. Kjo është anormale. Nëse duan të merren me punët e kryeqytetit, le të kandidatojnë për kryetar bashkie. Po nëse janë aty si unifikim i kombit, duhet të jenë aty që të unifikojnë kombin. Skema si ajo që pamë tek qendra e emergjencave civile, të cilat presidenti i toksikuar i ngatërroi me zyrat e FRD, janë skena për karikatura, janë butafori”, deklaroi Veliaj./m.j

Next Post
Spitali Infektiv drejt boshatisjes; bien shtrimet, pacientët zhvendosen tek ish-kirurgjia e QSUT

Situata e Covid 19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete dhe 24 raste në 24 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si mund të bëhet Irani, një republikë demokratike, paqësore dhe jo-bërthamore?!

January 28, 2026
Përmbytjet, Demo: Do ndihmojmë bashkitë. Territorialja të bazohet në të dhëna konkrete

Përmbytjet, Demo: Do ndihmojmë bashkitë. Territorialja të bazohet në të dhëna konkrete

January 28, 2026
Misteri i fshatit të paemërt

Misteri i fshatit të paemërt

January 28, 2026
Transferimi i Kadastrës së Vlorës, ASHK sqaron vendimin: Procesi ka nisur 5 vite më parë, qytetarët nuk penalizohen

Transferimi i Kadastrës së Vlorës, ASHK sqaron vendimin: Procesi ka nisur 5 vite më parë, qytetarët nuk penalizohen

January 28, 2026
Po transportonin 34 kg kanabis, arrestohen 2 persona në Gjirokastër

Po transportonin 34 kg kanabis, arrestohen 2 persona në Gjirokastër

January 28, 2026
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

“Minjtë e nuhasin të parët tërmetin”, Noka për Salianjin: Agjenda e tij dirigjohet nga të tjerë!

January 28, 2026
Një sërë apartamentesh, SPAK kërkon konfiskimin e 82 mln lekë pasuri të Moisi dhe Florian Habilajt

Rikthehet “në skenë” Moisi Habilaj, dënohet me 10 vite burg nga Gjykata e Posaçme

January 28, 2026
Ambasadori shqiptar në Pekin, takime për bashkëpunimin ekonomik Shqipëri-Kinë

Ambasadori shqiptar në Pekin, takime për bashkëpunimin ekonomik Shqipëri-Kinë

January 28, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Jemi në ekstremin tjetër kushtetues!

January 28, 2026
DETAJE / Plagosja në Shijak për një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletën në kokë

DETAJE / Plagosja në Shijak për një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletën në kokë

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In