Pikë e fuqishme në debatin për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është çështja e luftërave, në të cilat janë ushtarët amerikanë. Kandidati demokrat, Bernie Sanders në prill të vitit 1999 kishte mbajtur një fjalim në Kongresin amerikan, në të cilin përkrahte fuqishëm bombardimet e NATO-s dhe në veçanti të SHBA-ve drejt Beogradit.
Ai në atë fjalim pati thënë që mbrojtja e Kosovës duhet bërë, përkundër disa zërave që do të jetë antikushtetuese, kundërshtim të cilin Sanders në atë kohë e pati replikuar duke thënë se edhe në ndërhyrjet tjera deri në atë kohë, SHBA-të e kishin shkelur kushtetutën.