• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Presidencialet në Francë/ Debati televiziv, përplasje e fortë mes dy kandidatëve, Macron kryeson në sondazhe

by Java News
04/05/2017 09:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidatët për president të Francës u përplasën në një debat televiziv, të mërkurën mbrëma, duke fyer dhe kritikuar njëri-tjetrin për çështje si: anëtarësia në Bashkimin Evropian, lufta kundër terrorizmit dhe marrëdhëniet me Rusinë. Debati u zhvillua ndersa sondazhet e opinionit nxirrnin kandidatin e qendrës, Emmanuel Macron, në kryesim të fortë, me 20 përqind, përballë kandidates së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

Le Pen përmendi rolin e Macronit si ish-bankier investues, tha se favorizon “uberizimin” e ekonomisë dhe “globalizimin e egër”.

“Zgjedhja politike që duhet të bëjë populli francez është e qartë. Macron është kandidat i globalizimit të shfrenuar, i ‘uberizimit’ të shoqërisë, pasigurisë, brutalitetit social, luftës së secilit kundër secilit”, tha Le Pen.

Macron kritikoi politikën e saj për të braktisur euron, duke e cilësuar si plan “të rrezikshëm” dhe “fatal”.

“Vizioni im është të ndërtojmë një euro të fuqishme, të ndërtojmë politika të fuqishme evropiane, me të cilat do të ngrihemi për interesat e Francës”, tha Macron.

Shkëmbimet kanë kalaur edhe në personale: Macron e quajti Le Penin “parazite” dhe “priftëreshë e frikës”, ndërsa Le Pen e quajti atë “bankier të vetëkënaqur”.

Le Pen tha se Macron nuk brengoset për ekstremizimin islamik dhe se ai do ta lejojë Bashkimin Evropian të udhëheqë me Francën.

“Çfarëdo që ndodh, Franca do të udhëhiqet nga një grua: ose unë, ose zonja Merkel”, tha Le Pen duke iu refereuar kancelares gjermane.

Macron tha se politikat e Le Penit për përjashtimin e emigrantëve dhe myslimanëve do të ishin në interes të terroristëve, do t’i kthenin francezët kundër njëri-tjetrit dhe do të çonin në “luftë civile”.

Dy kandidatët dallojnë shumë edhe në marrëdhëniet me Rusinë. Macron tha se do të bëjë përpjekje të punojë me presidentin rus, Vladimir Putin, për të zgjidhur çështje rajonale si konfliktet në Siri dhe Ukrainë, por nenvizoi se Franca dhe Rusia nuk ndajnë të njëjtat “vlera dhe prioritete”.

Le Pen, e cila ka bërë fushatë për riafrim me Rusinë, tha se është politikania me pozicionin më të mirë për të biseduar me Rusinë, Shtetet e Bashkuara nën presidentin Donald Trump, ose Britaninë, e cila po përgatitet të largohet nga Bashkimi Evropian.

“Nuk kemi arsye të jemi në Luftë të Ftohtë me Rusinë”, tha Le Pen. Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Francë do të mbahet më 7 maj. REL

ma.me

Next Post
Allegri i pakënaqur: Mund të ishim më të mirë teknikisht

Allegri i pakënaqur: Mund të ishim më të mirë teknikisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

April 9, 2026
“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

April 9, 2026
Këshilli i Sigurimit në OKB, Britania bën thirrje për njohje të Kosovës

Këshilli i Sigurimit në OKB, Britania bën thirrje për njohje të Kosovës

April 9, 2026
Armëpushimi lehtëson tensionet: Irani lejon deri në 15 anije në ditë në Ngushticën e Hormuzit

Armëpushimi lehtëson tensionet: Irani lejon deri në 15 anije në ditë në Ngushticën e Hormuzit

April 9, 2026
Gara për kreun e PD-së, Balliu: Unë nuk jam kukulla e Berishës, koha e tij ka mbaruar!

Gara për kreun e PD-së, Balliu: Unë nuk jam kukulla e Berishës, koha e tij ka mbaruar!

April 9, 2026
A e sulmoi Izraeli Libanin për të prishur armëpushimin e luftës me Iranin?

A e sulmoi Izraeli Libanin për të prishur armëpushimin e luftës me Iranin?

April 9, 2026
“9 vende kanë vendosur veton ndaj Shqipërisë në BE”, Rama: Barcaleta, e njëjtë sikur shpallën edhe Trumpin të korruptuar pas takimit me mua

“9 vende kanë vendosur veton ndaj Shqipërisë në BE”, Rama: Barcaleta, e njëjtë sikur shpallën edhe Trumpin të korruptuar pas takimit me mua

April 9, 2026
Autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit: Hapet javën e parë të Majit

Autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit: Hapet javën e parë të Majit

April 9, 2026
Trump i kërkon Netanyahut të ndalë sulmet ndaj Libanit, për të lehtësuar bisedimet

Trump i kërkon Netanyahut të ndalë sulmet ndaj Libanit, për të lehtësuar bisedimet

April 9, 2026
Shqipëria larg listës gri të BE-së, Malaj: Kontroll total mbi paratë që hyjnë në vend

Shqipëria larg listës gri të BE-së, Malaj: Kontroll total mbi paratë që hyjnë në vend

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In