• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Presidencialet në Francë, dalin rezultatet zyrtare, si u nda ‘torta’ elektorale

by Java News
24/04/2017 09:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e brendshme e Francës ka kumtuar rezultatet zyrtare të zgjedhjeve presidenciale në Francë, në bazë të 97% të votave të numëruara. Centristi Emmanuel Macron kryeson me 23.86% të votave i pasuar nga kandidatja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, me 21.43% të votave.

Këta dy kandidatë do të përballen në raundin e dytë të zgjedhjeve me 7 maj. Kandidatët e tjerë morën këto përqindje të votave: kandidati republikan,Francois Fillon, mori 19.94% të votave, kandidati ultra i majtë, Jean Luc Melenchon, mori 19.62% të votave ndërsa kandidati socialist, Benoit Hamon, mori vetëm 6.35% të votave ani se presidenti aktual në Francë, Francois Hollande, është nga kjo parti. Në zgjedhje morën pjesë edhe 6 kandidatë të tjerë me përqindje të vogël të votave, raporton Gazeta Express.

Mediat raportojnë se këto janë zgjedhjet e para presidenciale franceze në disa dekada ku nuk do të ketë pjesmarrje në balotazh të partive tradicionale franceze që dhanë presidentë, republikanët dhe socialistët.

E veçanta tjetër e këtyre zghedhjeve ishte saktësia e madhe e sondazheve të agjensive të ndryshme që ishin mjaft të përpikta në parashikimet e tyre. Të gjitha sondazhet i kishin dhënë përparësi fituesit të raundit të parë, Emmanuel Macron, me rreth 24% të votive, ndërsa për Le Pen parashikimi ishte në 22%. Sondazhet parashikojnë një fitore të lehtë të Macron ndaj Le Pen, me rezultat 64% ndaj 36% në favor të kandidatit centrist në përballjen e tyre në balotazh me 7 maj.

ma.me

Next Post
Zv.presidentja e PE: Ju lutem, mos e prekni Vjosën!

Vjosa përpin Lorenc Dakon dhe Elson Kerrin, kishin dalë për peshkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com