Ilir Meta ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama në lidhje me ndryshimet kushtetuese.
Përmes zëdhënësit të tij, Meta shtron pyetjen se pse Rama ka kaq frikë nga populli.
Po ashtu ai ndalet tek referendumi, ndërsa shton se dhe atë do ta fitojë sërish populli për herë të tretë.
“Pse kaq frikë nga populli?
Në Shqipëri kanë ndodhur dy referendume dhe në të dyja herët ka fituar populli.
Padyshim edhe referendumin e tretë do ta fitojë populli.
Sepse në Republikën e Shqipërisë, sovraniteti i përket popullit dhe vetëm atij.
Mos kini frikë nga populli! “- shkruan Blushi.
/a.r