• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenca në Kosovë: Vuçiç duhet ta dijë se frikësimi i kosovarëve me ‘stilin Milosheviç’ do të dështojë

by A R
22/08/2022 09:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Blerim Vela, shef i stafit në kabinetin e presidentes së Kosovës, ka thënë se institucionet e Serbisë, javët e fundit kanë bërë presion ndaj qytetarëve të Kosovës në pikat kufitare.

Sipas Velës, një numër i madh i qytetarëve, përshirë edhe serbët e Kosovës, janë intervistuar e arrestuar në pikat kufitare Kosovë-Serbi.

“Javët e fundit, institucionet e Serbisë (përfshirë shërbimin e saj të inteligjencës) në mënyrë sistematike kanë bërë presion ndaj qytetarëve të Kosovës në pikat kufitare me Kosovën. Një numër në rritje i qytetarëve kosovarë, përfshirë serbët e Kosovës që punojnë për institucionet kosovare, janë arrestuar dhe intervistuar për disa orë në pikat kufitare Kosovë-Serbi”, ka shkruar Vela në twitter.

Vela tha se bazuar në informacionet paraprake, qëllimi i veprimeve të tilla nga institucionet e Serbisë është frikësimi dhe sigurimi i informacioneve për persona të rëndësishëm në jetën publike të Kosovës dhe institucionet e sigurisë.

Ai tha se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç duhet ta dijë se ky presion, siç tha ai, i stilit Millosheviç, do të dështojë.

“Ky presion ndaj qytetarëve të Kosovës dhe shënjestrimi i serbëve të Kosovës që punojnë në institucionet e Kosovës duhet të ndalet. Vuçiç duhet ta dijë se ky presion dhe frikësim i ‘stilit Milosheviç’ do të dështojë!”, ka shtuar ai.

/a.r

Next Post
Ashpërsohen luftimet, Ukraina shkatërron fortesën ruse në Kherson

Ashpërsohen luftimet, Ukraina shkatërron fortesën ruse në Kherson

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com