• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenca mbushet me fëmijë, Meta mesazh për 1 Qershorin: Të punojmë për të ardhmen e tyre

by Java News
01/06/2019 12:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Të punojmë të gjithë bashkë për të ardhmen e tyre në një Shqipëri të vërtetë europiane!”.

Me kete apel, Presidenti Ilir Meta u ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, vogëlushëve nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, qe i ka pritur paraditen e sotme ne Presidence.

Ai ka pritur vogëlushë dhe vogëlushe me rezultate të shkëlqyera në mësime nga shkolla të ndryshme të Shqipërisë, me rastin e Festës së tyre, 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Presidenti i Republikës në një atmosferë të bukur festive, u përshëndet nga afër me fëmijët e dalluar, të cilët kishin mbushur kopshtin e Institucionit, duke bashkëbiseduar ngrohtësisht me ta si dhe duke u uruar atyre përzemërsisht Festën.

Presidenti Meta dhe të pranishmit e shumtë ndoqën koncertin e festiv me këngë e valle nga muzikantët e vegjël të Ansamblit “Shqiponja” dhe recitime kushtuar 1 Qershorit nga vogëlushët dhe vogëlushet e talentuara.

Presidenti i Republikës theksoi se: “Mbështetur në ëndrrat shumëngjyrëshe të fëmijëve, çiltërsinë dhe dashurinë e tyre të pamatë, të punojmë të gjithë bashkë për të ardhmen e tyre në një Shqipëri të vërtetë europiane”

Kreu i Shtetit shprehu urimet më të përzemërta e të ngrohta për të gjithë fëmijët shqiptarë, por dhe për prindërit e mësuesit dhe edukatoret tyre në këtë ditë të gëzueshme si dhe shpërdau certifikata nderi për disa nga nxënësit, që morën pjesë si sipërmarrës të vegjël në projektin “Biznesi im” të Shkollës “Hasan Koçi”, në Shkozet të Durrësit.

metameta1meta2meta3meta4meta5meta6

Next Post
Marrja e patentës/ Rregulla të reja të testit teorik për lejet e drejtimit

Marrja e patentës/ Rregulla të reja të testit teorik për lejet e drejtimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Pasdite në shkollën e notit…”

“Pse ra Orban pas 16 vitesh?”, Robelli: Qytetarët u lodhën nga korrupsioni galopant dhe opozita u bashkua

April 13, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Pse festuan Trampistat në Shqipëri per humbjen në Hungari?

April 13, 2026
Sigurimi i pronës, eksperti i zjarrfikëses: Qytetarët humbin nga mosbesimi…

Sigurimi i pronës, eksperti i zjarrfikëses: Qytetarët humbin nga mosbesimi…

April 13, 2026
Elbasani mposht Partizanin me 10 lojtarë, “tris” nga verdheblutë

Elbasani mposht Partizanin me 10 lojtarë, “tris” nga verdheblutë

April 13, 2026
Atentatet ndaj Falcones, Borsellinos dhe Morvillos, bie pista e “prokurimeve publike”…

Atentatet ndaj Falcones, Borsellinos dhe Morvillos, bie pista e “prokurimeve publike”…

April 13, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“BE u investua për ta rrëzuar”, Nazarko për Orban: PD s’e ndjek dot modelin hungarez

April 13, 2026
Frustrimi politik për një kryeministër nga Hungaria!

Frustrimi politik për një kryeministër nga Hungaria!

April 13, 2026
Kompania franceze financonte Shtetin Islamik, dënohet me burg ish-drejtori ekzekutiv

Kompania franceze financonte Shtetin Islamik, dënohet me burg ish-drejtori ekzekutiv

April 13, 2026
Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari, falënderon Orbán dhe përgëzon Magyar për fitoren

Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari, falënderon Orbán dhe përgëzon Magyar për fitoren

April 13, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

“Jemi në udhëkryq”, Berisha: Punët e Shqipërisë, veprat e zeza të Edi Ramës!

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In