• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenca lindi e vdekur

by Ben Andoni
15/11/2019 18:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Kur në vitin 2013 u ravijëzua aleanca PS dhe LSI, atëherë shumë pak besohej se do të ndryshonte diçka në thelbin e demokracisë shqiptare. Sali Berishës i kishte ikur realisht një nga njerëzit që e kishte mbajtur me vështirësi në mandatin e tij të dytë, kurse Edi Ramës, që ishte në zenitin e tij politik po i afrohej një pikë mbështetje e jashtëzakonshme. Tashmë fitorja e mandatit të parë të Ramës nuk kishte më dyshime. Të asaj kohe ishin anatemat nga më të ashprat për Ilir Metën, që iu delegua roli i Jagos. Por Ilir Meta ishte mësuar dhe nuk mund të jetojë dot pa anatemën.

Politikani, që e bëri karrierën e tij të madhe, pa bërë dhe një ditë të vetme punë, veç politikës pak i interesonte kjo. Me partinë e tij, që e trazoi realisht politikën shqiptare, Ilir Meta, dy herë kryeministër, zv/kryeministër dhe disa herë ministër ishte i qartë: Do të zgjaste ambicien e tij dhe tashmë do shkonte edhe më sipër. Por fillimisht i duhej të kurohej nga batërdia që kishte lënë me aleatin e tij në dy pothuaj mandatet sëbashku. Dhe, Meta e bëri shumë të lehtë largimin në emër të parimeve dhe një drejtimi të ri të vendit.

Aleatit të tij i mbeti thjesht të hapte sytë. Ndërsa herën e parë e kishte marrë pas fjalën kundër tij Sali Berisha, që e kishte akuzuar për vjedhjen e floririt të Krrabës, bandit dhe vrasës, por pastaj kishte drejtuar me të dhe madje krahë-për-krahë; tashmë i vinte rradha Edi Ramës të merrte pas fjalët që akordoi pas vëzhgimit të videos Meta-Prifti, duke e quajtur provë të korrupsionit të qeverisë, ku Meta ishte zv/kryeministër. Apo si thuhej në atë kohë skenari i hajdutërisë apo hajduti i kapur i gjallë. Në fakt, Meta ia doli që t’i mbijetonte Drejtësisë sonë dhe provat ndaj tij u gjykuan jo të mjaftueshme. 21 Janari që pasoi do të mbetet një nga momentet më të dhimbshme të demokracisë shqiptare se deri ku shkuan dy partitë kryesore, madje duke përdorur njerëzit e thjeshtë. Një element:  një nga viktimat kishte aq pak të hodha në xhep sa nuk i dilnin as për të ngrënë.

Mbi këtë moral erdhi Ilir Meta sërish në pushtet, tashmë si Kryetar Kuvendi, në atë që quhet nevoja e domosdoshme për rrotacion. Dhe, pak vite më vonë, në poltronin më të madh protokollar të shtetit, si mbrojtës i kushtetutës.

Megjithë kufizimet e mëdha të tagrit të vet, Ilir Meta, u riciklua sërish por jo në mbështetje të zgjidhjes së problemeve por të shtimit të tyre. Paradoksi i zgjedhjeve, pamundësia e ekuilibrimit të palëve e bën punën e tij krejt të dobët. Në vend të kësaj kanë mbetur batutat dhe deklaratat që realisht e cënojnë imazhin e presidencës. Sot, të gjithë flasin për Kushtetutën, por të gjithë e keni përdhosur, sepse edhe presidenca e rradhës me Ilir Metën lindi e vdekur. Rama është me këtë rast jo pak  fajtor me parashikimet e tij për ngërçin që solli me flirtin me të. Ajo që na mbetet ne dhe realisht të vjen në kokë është fjala e Konicës: që Zoti e ruan Shqipërinë, sepse po të ishte për ne, do të na kishte marrë lumi me kohë. (Javanews)

Next Post
Përpjekja e Ilir Metës për t’u sjellë si “prokuror Antimafie”, ndaj diplomatëve të Perëndimit

Përpjekja e Ilir Metës për t’u sjellë si “prokuror Antimafie”, ndaj diplomatëve të Perëndimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Banka e Shqipërisë: Emigrimi godet ekonominë dhe rrit presionin në inflacion

April 4, 2026
Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

April 4, 2026
Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

April 4, 2026
Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

April 4, 2026
Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

April 4, 2026
Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

April 4, 2026
I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

April 4, 2026
EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

April 4, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In