• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenca flet me rimë për Gjonajn: Me qetësi dhe drejtësi, erdhi koha për llogari!

by A R
27/02/2020 18:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi ka reaguar pas daljes së sotme për mediat të Etilda Gjonajt duke thënë se ajo nuk i dha shpjegim asnjë prej veprimeve që kishte kryer për botimin në Fletore Zyrtare të akteve  të KED duke pranuar njëkohësisht fajin.

Blushi shprehet se tashmë kushti kryesor për hapjen e negociatave do të jetë hetimi dhe ndëshkimi i krimit kushtetues të kryer nga ‘grupi i strukturual kriminal”, duke i bërë apel Gjonajt të tregojë shokët.

“Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kallëzuar penalisht ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, së bashku me vartësit e saj, për këto vepra penale: “1.“Shpërdorim i Detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; 2.“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal; 3.“Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal; 4.“Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, parashikuar nga neni 246 i Kodit Penal”.

Shoqja Etilda me deklaratën e saj sot nuk u dha asnjë shpjegim shkeljeve të ligjit që ka konsumuar, por përballë fakteve të pakundërshtueshme, vijoi avazin: retorikë me veten.  Me daljen e sotme, shoqja Etilda, ka pranuar tërësisht fajësinë për të gjitha veprat penale për të cilat ajo është akuzuar”, shkruan Blushi.

Më tej ai vijon duke theksuar se, “Shoqja Etilda nuk mundi të arsyetonte dot, se cila qe baza ligjore që e autorizon apo i jep të drejtë Ministrisë së Drejtësisë të kërkojë apo të urdhërojë botimin në Fletoren Zyrtare të një akti që nuk ishte nxjerrë prej institucionit të saj!

Shoqja Etilda, nuk i dha përgjigje pyetjes, cila është ajo dispozitë e Kushtetutës dhe e Ligjit që lejon botimin në Fletoren Zyrtare të akteve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Shoqja Etilda, para se të përmendë në mekje e sipër nenet 3 dhe 4 të ligjit nr. 78/2014 “Për Qendrën e Botimeve Zyrtare”, bën mirë t`i lexojë më parë vetë. (Lexoji mirë nenet e mëposhtme).

Pra shoqja Etilda, vërtet ka dashur të bëjë publik sipas porosisë së shefit së saj, një akt të KED-së në Fletoren Zyrtare, po ka harruar të lexojë të gjithë ligjin, ku sanksionohen se në Fletoren Zyrtare botohen vetëm ato akte që përcakton Kushtetuta dhe ligji”.

Sipas Blushit, ky vendim i KED-së, edhe pse shoqja Etilda ka dëshirë t`i bëjë reklamë, nuk lejohet të botohet në Fletore Zyrtare.

“Shoqes Etilda, bashkë me deklaratën që i dhanë të lexonte, duhet t`i kishin dhënë edhe nenin 232, të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, që përcakton se ku botohen aktet e KED për renditjen e kandidatëve.

Shoqja Etilda, anashkaloi sqarimin për falsifikimin e dokumenteve shtetërore, kur vet Kuvendi i Shqipërisë, nuk i kishte kërkuar botimin në Fletore Zyrtare.

Dita e shtunë e datës 9 nëntor 2019, kur shoqja Etilda dhe celula mafioze në Ministrinë e Drejtësisë, ka dalë në punë, është një prej elementëve që provon anën subjektive të konsumimit me nxitim dhe dashje të veprave penale, ndikimit të paligjshëm, falsifikimit, dhe shpërdorimit të detyrës.

Sa për hapjen e negociatave me BE-në, duhet ta dish se Kryekushti do të jetë hetimi dhe ndëshkimi i krimit Kushtetutes që keni bërë ju si grup i strukturar kriminal.

Po pse u lodhe kaq shumë moj shoqe e vërtetë Rilindase, për të mos thënë asgjë?! Etilda, trego shokët! Me qetësi dhe drejtësi, erdhi koha për llogari!”, përfundon reagimin e tij Blushi.

Next Post
Aktorja e filmave me pullë të kuqe: Një futbollist me 43 milionë ndjekës më ka…

Aktorja e filmave me pullë të kuqe: Një futbollist me 43 milionë ndjekës më ka...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse Edi Rama e ktheu debatin mbi projektin e Zvernecit në një betejë politike?

Mblidhet Grupi Parlamentar i PS, Rama drejton takimin në prag të seancës plenare

June 29, 2026
Nga dhimbja familjare te momenti i lavdisë, historia prekëse e futbollistit të Kanadasë

Nga dhimbja familjare te momenti i lavdisë, historia prekëse e futbollistit të Kanadasë

June 29, 2026
“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

Protestat? Lamallari: Policia në gatishmëri të plotë! Huduti kërcënim për sigurinë, nxorëm urdhër dëbimi

June 29, 2026
Përse vendet e NATO-s po distancohen nga lufta e SHBA-ve në Iran, me përjashtimin e Shqipërisë dhe Holandës

Miqësia me Amerikën, faktor vendimtar për mbijetesën dhe emancipimin e shqiptarëve

June 29, 2026
Tragjike në Jalë, 74-vjeçari gjendet i vdekur në hotel, dyshohet se goditi kokën kur…

Tragjike në Jalë, 74-vjeçari gjendet i vdekur në hotel, dyshohet se goditi kokën kur…

June 29, 2026
Mbreti i Panairit

Nga Homeri te Edi Rama

June 29, 2026
Kujdes me punën/ Java më e nxehtë astrologjike

Punë, para dhe dashuri, ja surprizat për 12 shenjat e zodiakut

June 29, 2026
Gjeneral Piro Ahmetaj: Rreziku i protestave nga Pelik(V)anët me mjekër!

Gjeneral Piro Ahmetaj: Rreziku i protestave nga Pelik(V)anët me mjekër!

June 29, 2026
“Edi Rama ikën më 22 mars!”, ish-deputeti i PD-së tallet me Sali Berishën pas thirrjes për protestën e radhës

“Më quajnë tradhtar e sigurims”, Spaho shpërthen ndaj demokratëve: Rama nuk ikën se duan flamingot!

June 29, 2026
Protestat në Tiranë, pedagogu nga Kosova: “Revolucioni” i rrjeteve sociale dështoi, AI nuk e mbushi dot sheshin

Protestat në Tiranë, pedagogu nga Kosova: “Revolucioni” i rrjeteve sociale dështoi, AI nuk e mbushi dot sheshin

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In