• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenca estoneze e BE: Hapja e negociatave në dorën tuaj, zbatoni vettingun…

by A R
21/03/2017 20:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Estonia merr në korrik presidencën e Bashkimit Europian dhe një nga priorietet e saj ka zgjerimin.

Zv.ministri i Jashtëm, Matti Masikas gjatë vizitës në Tiranë konfirmon se Shqipëria e ka një mundësi për çeljen e negociatave për anëtarësim, ndryshe nga vendet e tjera kandidate.

“Sa i përket zgjerimit të Bashkimit Europian, nuk do të kemi paketën e zakonshme të zgjerimit, që do të thotë nuk do të ketë progress raporte sic ndodh normalisht në gjysmën e dytë të vitit. Kemi vendosur ta bëjmë këtë në 2018-n. Por ka një çështje dhe një shtet, që komisioni ka deklaruar se do t’i rikthehet dhe kjo është Shqipëria”, thotë ai.

Zv.ministri i jashtëm i Estonisë lë të kuptohet se kjo mundësi varet nga vetë Shqipëria.

“Janë standardet dhe një prej tyre është më thelbësorja, nisja e procesit të vettingut për anëtarët e gjyqësorit. Sic e bën të qartë dhe qëndrimi i mbajtur nga Bashkimi Europian, Komisioni Europian është gati ti rikthehet cështjes së rekomandimit për hapjen e negociatave me Shqipërinë këtë vit, nëse plotësohen standardet, një prej tyre është më thelbësorja, vettingu”, deklaron Masikas.
Zoti Maasikas nuk komenton situatën politike në Shqipëri por zgjeroi optikën e tij mbi Ballkanin Perëndimor, ku nuk anashkaloi shqetësimin mbi ndikimin rus.

“Kemi parë aktivitet të përsëritur nga Federata Ruse në rajon, përpjekje të shtuara për ndërhyrje. Liderët e Bashkimit Europian, 10 ditë më parë, diskutuan mbi Ballkanin Perëndimor. Rajoni ka qenë i ekspozuar ndaj pasojave të krizës së emigracionit, kështu që mund të them se interesi dhe angazhimi i Bashkimit Europian në rajon është rritur së fundmi”, u shpreh diplomati estonez.

Një tjetër angazhim i shtuar është ai për të treguar se BE nuk rrezikon disintegrimin pas Brexit.

“Liderët e 27 vendeve të BE e kanë bërë të qartë rrugën e së ardhmes në deklaratën e Bratisllavës, shtatorin e shkuar, kur deklaruan se ne ecim përpara sëbashku, rrimë sëbashkë, forcojmë bashkëpunimin dhe vazhdojmë të përmirësojmë përfitimet për qytetarët tanë. Kjo është ajo cfarë qytetarët e vendeve anëtare presin nga Bashklimi Evropian, mbi të gjitha të fushën e sigurisë, shqetësimi kryesor I tyre, e jashtme dhe e brendshme, mbrojtja e kufijve, lufta kundër emigracionit të paligjshëm por edhe lufta kundër terrorizmit dhe të japin më shumë për rajonet fqinje të BE së e këtu del në fokus politika e zgjerimit”, tha ai. /Top Channel/

Next Post

Berisha 'harron' qeverinë teknike në takimin me Lu (dhe misioni i Bashës në SHBA...)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

November 9, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“PD është në kaos dhe pa strategji” / Leka: Berisha s’mund të kërkojë zgjedhje të parakohshme, ja çfarë e pret opozitën

November 9, 2026
Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

November 9, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Sonte fillon Hënë e re rigjeneruese”, Meri Shehu: Ja 4 shenjat që do të përjetojnë kthesë të papritur!

November 9, 2026
Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

November 9, 2026
U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

November 9, 2026
“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

November 9, 2026

Shqipëria në sytë e një emigranti

November 9, 2026
Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In